By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “S’jam unë ‘Kumbari’ i kësaj” – protestat në Tiranë, Rama për Financial Times: Pa Kushner, askujt nuk do i interesonin as flamingot e as Shqipëria
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“S’jam unë ‘Kumbari’ i kësaj” – protestat në Tiranë, Rama për Financial Times: Pa Kushner, askujt nuk do i interesonin as flamingot e as Shqipëria
TOP Momenti

“S’jam unë ‘Kumbari’ i kësaj” – protestat në Tiranë, Rama për Financial Times: Pa Kushner, askujt nuk do i interesonin as flamingot e as Shqipëria

Momenti
Published: June 23, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një intervistë për Financial Times lidhur me protestat e vazhdueshme në Tiranë, të lidhura me një projekt të madh turistik në bregdet.

Sipas Financial Times, protestat e quajtura “Revolucioni Flamingo” kanë shpërthyer për shkak të zemërimit publik ndaj një projekti luksoz rreth 4 miliardë dollarësh, i lidhur me investime të Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Your browser does not support the video tag.

Në intervistë, Rama ka mohuar kategorikisht akuzat dhe etiketimet si “Kumbari”, duke deklaruar: “Populli thotë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. Unë u them: ‘f**k you’. Kaq e thjeshtë. Nuk është detyra ime të provoj se nuk jam Kumbari, është detyra e tyre të provojnë se jam”.

Rama ka theksuar se investimet janë të ligjshme dhe ka mohuar çdo lidhje me hetimet ndaj pronave të mëparshme në zonë. Ai ka deklaruar: “Të thuash se ekonomia shqiptare bazohet në pastrim parash është e tmerrshme”.

Ai ka shtuar gjithashtu: “Pastrimet e parave janë pjesë e ekonomisë sonë, por nuk janë një problem kaq i madh. Mendoni se në Londër nuk ka pastrim parash? Ka. Por a mund të thuhet se ekonomia britanike bazohet në pastrim parash? Jo”.

Financial Times thekson gjithashtu se prokurorët shqiptarë kanë lëshuar urdhër-arreste për më shumë se 20 biznesmenë të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash, ndërsa miliarda euro dyshohet se janë investuar në projekte ndërtimi përgjatë bregdetit shqiptar dhe në Tiranë.

Mes tyre përmendet edhe biznesmeni Artur Shehu, i cili ka shitur tokë pranë zonës ku planifikohet projekti. Sipas hetimeve, janë ngrirë rreth 128 milionë euro pagesa në kuadër të procesit.

Rama ka argumentuar se rritja e hetimeve tregon se institucionet po funksionojnë më fort dhe se Shqipëria sot është më pak e korruptuar se më parë, pavarësisht perceptimit publik.

Ai ka shtuar gjithashtu se ka interesa që synojnë të dëmtojnë projektin: “Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt… për shkak të Trump. Nëse nuk do të ishte Jared Kushner… askujt nuk do t’i interesonte as flamingot, as Shqipëria”.

Në fund, Rama ka theksuar se është i bindur që projekti do të ecë përpara: “Investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash. Ata janë investitorë të mëdhenj. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë”. /Tch/

You Might Also Like

KGJK merr vendim, nuk rikthen gjyqtarët dhe stafin serb të dorëhequr
Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive
Përplasi për vdekje 1-vjeçaren gjatë manovrës me makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
Vazhdon shtimi natyror negativ në Maqedoninë e Veriut

LEXO GJITHASHTU

Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
Lajme
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Lajme
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë
Lajme
Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit
Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit
Lajme
7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
Lajme

You Might Also Like

E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes së rëndë në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmë e ngjarjes
TOP Momenti

E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes së rëndë në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmë e ngjarjes

August 27, 2026
Munguan tre kryetarë të LVV-së, Rama paralajmëron takimin e radhës me krerët e komunave për çështjen e bërllokut
TOP Momenti

Munguan tre kryetarë të LVV-së, Rama paralajmëron takimin e radhës me krerët e komunave për çështjen e bërllokut

August 27, 2026
Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës – flasin nga Prokuroria
TOP Momenti

Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës – flasin nga Prokuroria

August 27, 2026
Aksident i rëndë mes dy veturash në Kijevë të Malishevës
TOP Momenti

Aksident i rëndë mes dy veturash në Kijevë të Malishevës

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?