By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Lajme

Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa

Momenti
Published: August 27, 2026

Një rishikim i Pentagonit për dislokimet e trupave amerikane në Europë do të krijojë të paktën katër grupe opsionesh për sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, deri më 6 nëntor, shumë përpara afatit të dhjetorit për përfundimin e rishikimit, sipas një dokumenti të parë nga Reuters.

Aleatët e NATO-s shqetësohen se rishikimi gjashtëmujor, i njoftuar në qershor, do të çojë në shkurtime në shkallë të gjerë të rreth 80,000 forcave amerikane nga Europa dhe do t’i ndëshkojë vendet që presidenti Donald Trump beson se nuk arritën ta mbështesnin luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

Your browser does not support the video tag.

“Termat e Referencës” të Pentagonit, të cilët nuk ishin bërë të detajuar më parë, shpjegojnë hapat që do të ndërmarrë rishikimi i brendshëm dhe disa nga kriteret që do të përdoren për t’i vlerësuar vendimet për bazat amerikane në të gjithë Europën.

Një zbulim i rëndësishëm në dokument është plani që gjenerali më i lartë amerikan në Europë të marrë pjesë në një “brifing” vendimmarrës me shefin e politikave të Pentagonit, Elbridge Colby, deri më 18 shtator, sipas dokumentit.

Ky “brifing” do të jetë kyç, sipas dokumentit, për t’i përcaktuar opsionet që do t’i paraqiten Hegseth.

SKEPTICIZMI I NATO-s PËR PROCESIN E RISHIKIMIT TË SHBA-së

Colby pritet të bisedojë me ambasadorët e NATO-s për rishikimin të enjten në selinë e aleancës në Bruksel.

I pyetur për “Termat e Referencës”, një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se fakti që do të krijohej një spektër opsionesh, në mënyrë të detajuar, nënvizonte seriozitetin e procesit.

“Ne duam të jemi në gjendje të diskutojmë avantazhet dhe disavantazhet e një sërë nivelesh ose dislokimesh të ndryshme të forcave”, i tha zyrtari Reuters.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse detajet do t’i bindin zyrtarët europianë skeptikë ndaj procesit të rishikimit, të cilët privatisht thonë se janë të shqetësuar se vendimi i Washingtonit është pothuajse i marrë tashmë.

Administrata Trump ka sinjalizuar prej kohësh se synon t’i zvogëlojë burimet ushtarake që i kushton Europës, me pritshmërinë që aleatët e NATO-s të mbajnë një pjesë më të madhe të barrës sesa kanë mbajtur historikisht.

Trump gjithashtu është zemëruar duke thënë se aleatët europianë të NATO-s janë mbështetur prej kohësh në garancitë e sigurisë së SHBA-së, ndërsa kanë ofruar mbështetje të pamjaftueshme për luftën kundër Iranit. Akuzat përfshijnë pretendimin se disa aleatë nuk kanë dhënë qasje për bazim dhe fluturime mbi territorin e tyre për avionët luftarakë amerikanë, ose e kanë bërë këtë shumë ngadalë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur njëfarë mirëkuptimi për zhgënjimin e Trumpit, por tha se shumica dërrmuese e europianëve kanë qenë ndihmues.

Zyrtari i Pentagonit tha se administrata Trump e kishte bërë të qartë se “po kalojmë drejt ofrimit të mbështetjes kritike, por më të kufizuar, me aleatët në krye”.

“Presidenti Trump gjithashtu ka qenë me të drejtë dhe qartësisht i frustruar nga sjellja e aleatëve të caktuar gjatë muajve të fundit. Pra, qartazi ekziston të paktën një kërkesë që të kemi opsione që do të na tregonin se po i ulim nivelet e forcave tona në Europë”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti për këtë çështje.

Megjithatë, zyrtari tha se rishikimi synonte të “ofronte një spektër opsionesh, nga ku jemi tani deri te çfarëdo përfundimi që do të nxjerrë” rishikimi.

HEGSETH AKUZON DISA ALEATË TË NATO-s PËR “PËRFITIM PA KONTRIBUT”

Duke njoftuar rishikimin në qershor, Hegseth qortoi disa aleatë të NATO-s për “përfitim pa kontribut” dhe tha se rishikimi do të sigurojë që “qasja, bazimi dhe fluturimi mbi territor” i ushtrisë amerikane të jenë të përcaktuara qartë.

“Termat e Referencës” shkojnë më tej.

Përtej kërkesës për të drejta të besueshme të qasjes, bazimit dhe fluturimit mbi territor, të njohura si ABO, në vendet aleate të NATO-s, ato shqyrtojnë hapësirën, hapësirën kibernetike dhe “arkitekturat dhe infrastrukturën e inteligjencës që mundësojnë projeksionin global të fuqisë amerikane”, thuhet në dokument.

Pentagoni e zgjeroi përkufizimin e ABO-së për të siguruar që SHBA-ja të marrë parasysh të gjitha llojet e mbështetjes që ofrojnë aleatët e NATO-s, tha zyrtari i lartë.

“Termat e Referencës” trajtojnë gjithashtu mënyra të tjera me të cilat do të vlerësohen aleatët dhe duket se janë në përputhje me deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të lartë amerikanë.

Dokumenti thotë se Pentagoni do të kërkojë të përcaktojë nëse aleatët kanë një rrugë të besueshme për të përmbushur zotimet e tyre për shpenzimet e NATO-s dhe për të mbushur boshllëqet në forcat e krizës së NATO-s — të njohura si Modeli i Forcave të NATO-s — pas njoftimit për shkurtimet amerikane në fillim të këtij viti.

Reuters ka raportuar për një pyetësor amerikan të dërguar aleatëve për të ndihmuar në rishikim. Ai mbulon çështje që variojnë nga shpenzimet për mbrojtjen te strategjia, prokurimi dhe mbështetja për prioritetet e politikës së jashtme të SHBA-së.

“Çfarë kufizimesh, nëse ka, ka vendosur shteti për qasjen, bazimin dhe fluturimin mbi territor (ABO) të SHBA-së? Nëse po, pse? A janë të gatshëm t’i reduktojnë ose eliminojnë këto kufizime?”, pyeti SHBA-ja në pyetësorin e saj.

“A ka kundërshtuar publikisht shteti rregullore ose masa të tjera të dizajnuara për të penguar ose reduktuar bashkëpunimin transatlantik në industrinë e mbrojtjes? Nëse po, si? Nëse jo, a do të ishin të gatshëm ta bënin këtë?”, thuhej në një pyetje tjetër.

Përgjigjet duhet të dorëzohen deri të premten.

“Po punojmë shumë, shumë fort dhe ky është një afat kohor relativisht i ngjeshur”, tha zyrtari. “Shumë nga analizat e mëparshme do të shërbejnë si bazë për këtë, gjë që duhet të na lejojë të ecim më shpejt nga ana jonë”.

The post Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash
Kryeparlamentari iranian: Vendi po përballet me një luftë të gjithanshme ekonomike, SHBA përpiqet të nxisë përçarje të brendshme
Kryetari i Parlamentit iranian: Vendi po përballet me një luftë të gjithanshme ekonomike, SHBA përpiqet të nxisë përçarje të brendshme
Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë

LEXO GJITHASHTU

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre
Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre
TOP Momenti
Në takimin me Palatovën, Kurti: BE-ja të avancojë aplikimin e Kosovës për antarësim
Në takimin me Palatovën, Kurti: BE-ja të avancojë aplikimin e Kosovës për antarësim
TOP Momenti
Durmishi: 7 milionë denarë mbështetje për industrinë përpunuese, afati për aplikim deri më 15 shtator
Durmishi: 7 milionë denarë mbështetje për industrinë përpunuese, afati për aplikim deri më 15 shtator
TOP Momenti
KGJK merr vendim, nuk rikthen gjyqtarët dhe stafin serb të dorëhequr
KGJK merr vendim, nuk rikthen gjyqtarët dhe stafin serb të dorëhequr
TOP Momenti
Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit
Lajme

Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit

August 27, 2026
7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
Lajme

7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës

August 27, 2026
Si e ndihmoi Harry Potter një të burgosur ukrainas të mbijetonte katër vjet në robërinë ruse
Lajme

Si e ndihmoi Harry Potter një të burgosur ukrainas të mbijetonte katër vjet në robërinë ruse

August 27, 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i zhdukur që nga 2 korriku
Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i zhdukur që nga 2 korriku

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?