By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Situata me zjarret në vend – 25 vatra në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca dhe dhjetëra mjete në terren
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Situata me zjarret në vend – 25 vatra në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca dhe dhjetëra mjete në terren
TOP Momenti

Situata me zjarret në vend – 25 vatra në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca dhe dhjetëra mjete në terren

Momenti
Published: August 11, 2026

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në Shqipëri, ndërsa pjesa më e madhe e tyre është shuar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht 5 vatra vijojnë të jenë aktive dhe një zonë po mbahet në monitorim, ndërsa në terren janë angazhuar qindra forca dhe dhjetëra mjete për menaxhimin e situatës.

Your browser does not support the video tag.

Në operacionet për përballimin e zjarreve janë përfshirë 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, të mbështetura nga 158 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në zonat ku vatrat mbeten aktive, raporton Tch.

“Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat pjesa më e madhe janë shuar. Aktualisht 5 vatra mbeten aktive dhe 1 zonë është në monitorim. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, ndërsa në mbështetje kanë vepruar 158 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Mallakastër, pas disa ditësh operacione intensive, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar plotësisht. Në Drenie, bashkia Patos, është evidentuar një riaktivizim në thellësi të pyllit dhe strukturat operacionale po vijojnë punën.

Në Krujë, vijon angazhimi i forcave në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze, pavarësisht përhapjes së favorizuar nga era, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Krastë–Halil, në orët e para të mëngjesit u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët ndërhynë për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbështetur forcat operacionale në terren. Pas ndërhyrjes nga ajri, situata u normalizua dhe puna vijon për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës. Në dy vatrat e Krujës janë angazhuar në total 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Priskë e Madhe, bashkia Tiranë, vijon puna për vënien nën kontroll të vatrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në Cikallesh, bashkia Kavajë, është shuar plotësisht, ndërsa Dajti vijon të mbahet në monitorim.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, dhe në Kallmet të Vogël, bashkia Lezhë, zjarret janë shuar plotësisht. E njëjta situatë paraqitet edhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe, ku vatra e zjarrit raportohet e shuar.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri dhe vijojnë koordinimin deri në neutralizimin e plotë të çdo vatre aktive”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

You Might Also Like

Arrestohet një person, i dyshuar për spiunazh
Deputetët e PDK-së para hyrjes së Qeverisë, paralajmërojnë konferencë
Moti në Shqipëri, reshje lokale shiu
Mot me diell dhe vranësira konvektive – me mundësi për reshje shiu e stuhi të izoluara
Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Gjuha kërcënuese ndaj Haradinajt është e papranueshme

LEXO GJITHASHTU

Çitaku: Dehari po i nënshtrohet LVV-së, Kuvendi të kthehet në binarët kushtetues – mandatet nuk na i ka dhënë Kurti
Çitaku: Dehari po i nënshtrohet LVV-së, Kuvendi të kthehet në binarët kushtetues – mandatet nuk na i ka dhënë Kurti
Lajme
Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?
Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?
Lajme
Bashkëpunimi mes autokratëve rrit shqetësimet në Uashington
Bashkëpunimi mes autokratëve rrit shqetësimet në Uashington
Lajme
Dy vite burg për 172 mijë euro, Ahmeti: S’jam akuzuar për hajni e as për korrupsion
Dy vite burg për 172 mijë euro, Ahmeti: S’jam akuzuar për hajni e as për korrupsion
Lajme
Nga VV thonë se janë duke u përpjekur për të siguruar 80 votat për zgjedhjen e presidentit
Nga VV thonë se janë duke u përpjekur për të siguruar 80 votat për zgjedhjen e presidentit
Lajme

You Might Also Like

OVL-UÇK-ja dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt
TOP Momenti

OVL-UÇK-ja dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt

August 12, 2026
Gërvalla: Nuk zmbrapsemi, nuk dorëzohemi, nuk ndalemi
TOP Momenti

Gërvalla: Nuk zmbrapsemi, nuk dorëzohemi, nuk ndalemi

August 12, 2026
Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
TOP Momenti

Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave

August 12, 2026
“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit
TOP Momenti

“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?