By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?
Lajme

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

Momenti
Published: August 13, 2026

Marrëdhëniet midis Marokut dhe Algjerisë kanë qenë të mbushura me tensione për dekada të tëra. Sot, më shumë gjëra janë në rrezik. Mbërritja masive e emigrantëve marokenë në Ceuta ka ndezur më tej rivalitetin

Më 20 korrik 2026, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez udhëtoi për në Algjeri për bisedime. Qëllimi i takimeve me Presidentin Abdelmadjid Tebboune dhe Kryeministrin Sifi Ghrieba ishte kapërcimi përfundimtar i krizës diplomatike midis dy vendeve, e cila shpërtheu në vitin 2022 për shkak të konfliktit mbi Saharën Perëndimore, dhe ripërcaktimi i marrëdhënieve të tyre. Në atë kohë, Spanja, për pakënaqësinë e Algjerisë, mbështeti propozimin e Marokutpër autonomi për rajonin si zgjidhja më e mirë e konfliktit.

Your browser does not support the video tag.

Nëse afrimi i Spanjës me Algjerinë e ka zemëruar aq shumë Marokun saqë Rabati, pavarësisht marrëdhënieve të përmirësuara ndjeshëm me Spanjën vitet e fundit, ka lejuar dhjetëra mijëra migrantë të përpiqen të kalojnë kufirin në enklavën spanjolle të Ceutës, mbetet e diskutueshme. E përditshmja spanjolle El País aludoi për mundësinë e një lidhjeje të tillë në fund të korrikut.

“Tensionet në Ceuta përkojnë drejtpërdrejt me udhëtimin e Pedro Sánchez në Algjeri, një vend që është një rival rajonal i mbretërisë Alawite”, thuhet në koment. Disa rreshta më vonë, një paralajmërim: “Çdo përpjekje për të përdorur përsëri migracionin si mjet presioni është e papranueshme.”

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme Marokene i hodhi poshtë akuzat. Sipas Rachid El Khalfi, “keqpërdorimi keqdashës” i mediave sociale, informacioni mashtrues dhe keqinterpretimet e një vendimi nga Gjykata Supreme Spanjolle ishin përgjegjës për sulmin ndaj Ceutës. Ekspertët e intervistuar nga DW besojnë gjithashtu se Maroku nuk e provokoi qëllimisht kalimin masiv të kufirit.

Rivaliteti i rrënjosur thellë

Pavarësisht krizës së fundit, akuzat e ndërsjella tregojnë për një rivalitet të rrënjosur thellë midis Algjerisë dhe Marokut. Në zemër të konfliktit është statusi i Saharasë Perëndimore, i cili filloi me tërheqjen e Spanjës në vitin 1975. Ndërsa Maroku e konsideron territorin një pjesë të patjetërsueshme të integritetit të tij territorial dhe kërkon njohje ndërkombëtare, Algjeria mbështet lëvizjen Polisario dhe të drejtën e Saharasë Perëndimore për vetëvendosje.

Sipas një studimi nga Rrjeti Spanjoll i Kërkimeve për Sigurinë Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare (UNISCI), konflikti mbi Saharanë Perëndimore ka qenë prej kohësh një simbol i rivalitetit më të thellë midis Algjerisë dhe Marokut për udhëheqjen politike në Magreb. Të dy vendet e perceptojnë suksesin e palës rivale si humbjen e tyre strategjike. Meqenëse konflikti është i lidhur ngushtë edhe me legjitimitetin e brendshëm politik të të dy regjimeve – në Marok, me integritet territorial, ndërsa në Algjeri, me vetëperceptimin e një shteti antikolonial – arritja e një kompromisi po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Konfliktimbi Saharën Perëndimore është zhvilluar në një luftë për hegjemoni rajonale në Magreb”, thuhet në analizë. Tensionet kanë bllokuar integrimin ekonomik të Afrikës së Veriut në një hapësirë ​​të vetme për dekada. Institucione të tilla si Unioni Arab i Magrebit janë bërë kryesisht jofunksionale, ndërsa projektet e përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë mezi kanë bërë ndonjë përparim. Si rezultat, i gjithë rajoni po humbet dinamikën ekonomike dhe rëndësinë ndërkombëtare.

Marrëdhëniet me Izraelin

Rivaliteti fitoi më shumë peshë në vitin 2020 me normalizimin e marrëdhënieve midis Marokut dhe Izraelit, pas të cilit Izraeli njohu pretendimet marokene ndaj Saharës Perëndimore.

“Algjeria i ka parë marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta midis Izraelit dhe Marokut si një kërcënim për sigurinë e vet”, sipas një analize nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG).

Në qendër të shqetësimeve algjeriane nuk është aq shumë normalizimi i marrëdhënieve diplomatike midis Marokut dhe Izraelit, por mundësia e bashkëpunimit të përhershëm ushtarak dhe të inteligjencës, i cili mund të prishë ekuilibrin rajonal të fuqisë në dëm të Algjerisë.

Analiza e ICG-së i përshkruan marrëdhëniet midis dy shteteve si një dilemë klasike sigurie: të dy vendet i shohin lëvizjet e tyre ushtarake dhe të politikës së jashtme si mbrojtëse, por i perceptojnë lëvizjet e palës tjetër si kërcënim. Kjo krijon një spirale armatimesh, parandalimi dhe mosbesimi në rritje, edhe pse asnjëra qeveri nuk ka një interes të menjëhershëm në luftë të hapur.

Është pikërisht kjo logjikë që e bën konfliktin veçanërisht të rrezikshëm, pasi edhe incidentet e vogla ose llogaritjet e gabuara mund të shkaktojnë një përshkallëzim të padëshiruar.

Marrëdhëniet me Evropën

Rivaliteti midis Marokut dhe Algjerisë prej kohësh nuk është kufizuar vetëm në çështjen e Saharasë Perëndimore. Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) e përshkruan atë si një garë për partnerë ndërkombëtarë dhe ndikim politik, në të cilin Evropa është bërë një pikëmbështetje e rëndësishme.

Të dy vendet kërkojnë të theksojnë rëndësinë e tyre strategjike për Bashkimin Evropian, duke përdorur avantazhe të ndryshme të politikës së jashtme. Maroku paraqitet si një partner kyç në fushat e migracionit, luftës kundër terrorizmit dhe bashkëpunimit ekonomik, ndërsa Algjeria thekson rolin e saj si furnizuese e energjisë dhe ndikimin e saj në siguri në vendet e Magrebit dhe Sahelit.

Në këtë mënyrë, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian bëhen gjithashtu pjesë e rivalitetit marokeno-algjerian për ndikim rajonal dhe mbështetje ndërkombëtare. /DW

The post Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
Deputetët e PDK-së debatojnë pak me zëdhënësin e Qeverisë te shkallët, ai u thotë se Kurti ka dalë në zyrë
Forca të mëdha ushtarake nga mbi 20 vende po mbërrijnë në Bosnjë dhe Hercegovinë
Dogana zbulon flokë natyralë të deklaruar si sintetikë, shmangen mbi katër mijë euro detyrime
Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë

LEXO GJITHASHTU

Flokë natyrale apo sintetikë? Dogana konstaton deklarim të pasaktë të mallit përmes analizave laboratorike
Flokë natyrale apo sintetikë? Dogana konstaton deklarim të pasaktë të mallit përmes analizave laboratorike
TOP Momenti
LDK mbledh sot Grupin Parlamentar
LDK mbledh sot Grupin Parlamentar
TOP Momenti
Sot shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
Sot shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
TOP Momenti
Nga Qeveria, deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive
Nga Qeveria, deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive
Lajme
Irani: S’ka progres në përpjekjet për rikthimin e marrëveshjes së paqes me ShBA-në
Irani: S’ka progres në përpjekjet për rikthimin e marrëveshjes së paqes me ShBA-në
Lajme

You Might Also Like

Lushtaku para qeverisë: Ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëmë
Lajme

Lushtaku para qeverisë: Ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëmë

August 13, 2026
Deputetët e PDK-së te dyert e Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar nga deputeti Kurti, ai duhet të jetë në Kuvend
Lajme

Deputetët e PDK-së te dyert e Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar nga deputeti Kurti, ai duhet të jetë në Kuvend

August 13, 2026
Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan
Lajme

Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan

August 13, 2026
Manxhuka hyn në Qeveri, deputetët e PDK-së e pyesin se ku është Kurti
Lajme

Manxhuka hyn në Qeveri, deputetët e PDK-së e pyesin se ku është Kurti

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?