By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shtyhet seanca për grabitje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shtyhet seanca për grabitje
TOP Momenti

Shtyhet seanca për grabitje

Momenti
Published: June 18, 2026




Foto: Laura Hasani





Për shkak se nuk ishin përkthyer shkresat e lëndës nga gjuha serbe, me kërkesë të prokurorit Besnik Jakupi është shtyrë seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Valdrin Krivaqa dhe Arxhend Gashi akuzohen për grabitje.

Your browser does not support the video tag.


Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, Gëzim Ademi, e bëri të ditur se ky gjykim ka filluar rishtas, për arsye se rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme.

Your browser does not support the video tag.


Ndërkaq, pasi prokurori Jakupi u ftua që të lexojë aktakuzën, ai kërkoi nga Gjykata që të shtyhet shqyrimi i sotëm, pasi sapo kishte pranuar lëndën dhe pas shikimit të saj, kishte vërejtur se shumica e shkresave të lëndës ishin në gjuhën serbe.


“Janë edhe procesverbalet, edhe urdhëresat, madje edhe aktakuza kur është përkthy në gjuhën shqipe, shihet qartë se një pjesë të provave të propozuara me u administru nuk janë përshkru hiç, janë vetëm në aktakuzën në gjuhën serbe”, tha prokurori Jakupi.


Andaj, pasi që asnjë nga palët nuk e kundërshtuan propozimin e prokurorit Jakupi, gjyqtari Ademi deklaroi se seanca e sotme shtyhet për një datë tjetër.


Të pranishëm në këtë seancë ishin: prokurori Besnik Jakupi, i dëmtuari A.V., me përfaqësuesin e tij, avokatin Betim Shala, si dhe të akuzuarit Krivaqa dhe Gashi, me mbrojtësit e tyre, avokatët Shemsije Asllani dhe Fanol Krasniqi.


Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishinë, me vendimin e datës 9 shkurt 2024, ndaj të akuzuarit Valdrin Krivaqa ka shqiptuar dënim me burgim me kohëzgjatje prej 7 vite, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë euro, ndërsa të akuzuarin Arxhend Gashi e kishte dënuar me burgim me kohëzgjatje prej 4 vite, si dhe me gjobë në shumë prej 1 mijë euro. Këtë vendim të Themelores, Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar me vendimin e datës 25 prill 2025.


Ndërkaq, Gjykata Supreme, me vendimin e 28 shkurtit 2026, ka anuluar vendimet e Themelores dhe Apelit dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.


Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 korrik 2022, Valdrin Krivaqa dhe Arxhend Gashi akuzohen se më 6 gusht 2021, në Prishtinë- në rrugën “B”, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete ose për të tjerët, pas një marrëveshjeje paraprake reciproke, së bashku me të miturit F.M., dhe G.I., ( për të cilët ka përfunduar procedura gjyqësore në Departamentin për të Mitur), nën kërcënimin e thikës dhe pistoletës, në hyrje të një objekti banesor, ia kanë grabitur të dëmtuarit- të miturit A.V., një telefon “Iphone ProMax 12” në vlerë rreth 1 mijë e 500 euro, një orë dore “Smart Apple Watch” në vlerë 700 euro dhe një portofol me dokumente, në të cilat kishte pasur para në shumën prej 50 euro.


Në aktakuzë thuhet se së pari, G.I., me mashtrim e ka takuar A.V., në hyrje të objektit, e më pas kanë ardhur anëtarët e tjerë të grupit, ku më pas thuhet se Valdrin Krivaqa në shkallët e ndërtesës së banimit, e ka goditur me shuplakë G.I., e gjithashtu edhe të dëmtuarin A.V. Pastaj, aktakuza thotë se G.I., është larguar, ndërsa F.M., me pistoletë të cilën e mbante të drejtuar drejt A., priste në krye të shkallëve kurse Arxhend Gashi në fund të shkallëve.


Sipas aktakuzës, më pas Valdrin Krivaqa, i cili ishte në mes të shkallëve me një thikë në dorë, duke e kërcënuar ia ka marrë të dëmtuarit gjërat e përmendura, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.


Prandaj, për këto veprime, në bashkëkryerje Arxhend Gashi dhe Valdrin Krivaqa ngarkohen se kanë kryer veprën penale të “Grabitjes” nga neni 317, par.3 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi


source

You Might Also Like

Materialet e emisionit “Personale” dorëzohen në arkivin e IKKL-së, një rrugëtim 10-vjeçar në shërbim të historisë
Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin për mundësinë e bashkëpunimit
Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrugore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës
Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës anti-LDK
MAShTI vonon katalogun e teksteve: Ende nuk është dorëzuar katalogu tek DKA-të

You Might Also Like

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe AKI-në kapin 60 kilogramë marihuanë, arrestohen edhe shtetas të huaj
TOP Momenti

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe AKI-në kapin 60 kilogramë marihuanë, arrestohen edhe shtetas të huaj

June 18, 2026
Gërvalla takon kryesuesin e ri të KGJK-së: Forcimi i bashkëpunimit institucional mbetet prioritet
TOP Momenti

Gërvalla takon kryesuesin e ri të KGJK-së: Forcimi i bashkëpunimit institucional mbetet prioritet

June 18, 2026
Rama dhe Mihali përplasen sërish me akuza të ashpra publike
TOP Momenti

Rama dhe Mihali përplasen sërish me akuza të ashpra publike

June 18, 2026
Dita e 19-të e protestave në Shqipëri, tensione mes protestuesve dhe deputetit të PS
TOP Momenti

Dita e 19-të e protestave në Shqipëri, tensione mes protestuesve dhe deputetit të PS

June 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?