By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe AKI-në kapin 60 kilogramë marihuanë, arrestohen edhe shtetas të huaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe AKI-në kapin 60 kilogramë marihuanë, arrestohen edhe shtetas të huaj
TOP Momenti

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe AKI-në kapin 60 kilogramë marihuanë, arrestohen edhe shtetas të huaj

Momenti
Published: June 18, 2026

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 60 kilogramëve substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni është zhvilluar pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, në dy lokacione në Komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt.

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, përkatësisht një shtetas i Republikës së Kosovës, dy shtetas të Republikës së Serbisë dhe një shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, dy automjete dhe një kamion që dyshohet se janë përdorur në aktivitetet kriminale.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, brenda afateve ligjore, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurën penale.

Policia e Kosovës ka theksuar se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë do të vazhdojë angazhimin në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme./Telegrafi.

You Might Also Like

Gërvalla: Sexual violence during the war was used as a weapon of war, justice remains an obligation of institutions
Macedonian at NATO headquarters: Kosovo supports allies in support of Ukraine and global security
A government with minorities is considered a challenge in itself, the “bargain” for ministries may increase
Përplasja në Kuvendin e Shqipërisë, Rama reagon ndaj Shehajt dhe Kaprit
Qeveria me minoritete konsiderohet sfidë në vete, mund të rritet “pazari” për ministri

You Might Also Like

Një histori nga Drenica e vitit 1919: Si e shpëtoi Mehmet Gjeli luftëtarin Lutë Gllanasella nga xhandarmëria serbe
TOP Momenti

Një histori nga Drenica e vitit 1919: Si e shpëtoi Mehmet Gjeli luftëtarin Lutë Gllanasella nga xhandarmëria serbe

June 18, 2026
Pas dyshimeve për votimin nga diaspora, KQZ jep sqarime të detajuara për procesin
TOP Momenti

Pas dyshimeve për votimin nga diaspora, KQZ jep sqarime të detajuara për procesin

June 18, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Matiqan të Prishtinës, dy të plagosur
TOP Momenti

Të shtëna me armë zjarri në Matiqan të Prishtinës, dy të plagosur

June 18, 2026
Materialet e emisionit “Personale” dorëzohen në arkivin e IKKL-së, një rrugëtim 10-vjeçar në shërbim të historisë
TOP Momenti

Materialet e emisionit “Personale” dorëzohen në arkivin e IKKL-së, një rrugëtim 10-vjeçar në shërbim të historisë

June 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?