Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit.
Siç ka njoftuar ASK, është rritur kostoja e ndërtimit.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,9 % në TM2 2026, krahasuar me TM1 2026. Ndërkaq, krahasuar TM2 2026 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2025), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4,4 %.
Tremujori i dytë 2026 – Tremujori i parë 2026, 0,9 %
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.9%në tremujorin e parë (TM1) 2026 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2025.
Rritje kishte energjia (2.3%), pagat (2.0%) ,materiale(1.5%) transporti (1.5%),dhe kostot tjera (0.9%) ndërsa
Zbritje kishte te makineritë (-0.6%).
Tremujori i dytë 2026 – Tremujori dytë 2025, 4,4 %
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje 4.4% në tremujorin e parë (TM1) 2026 krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2025.
Rritje më të madhe kishte transporti (11.2%),pagat (8.6%),kostot tjera (5.6%) materialet,(4.4%),energjia (2.3%) ndërsa
Zbritje kishte te makineritë (-0.9%).
The post Shtrenjtohet ndërtimi, ASK publikon statistikat: Për një vit, kostoja u rrit për 4.4% appeared first on Gazeta Express.

