By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shtatë vatra zjarri aktive në Shqipëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shtatë vatra zjarri aktive në Shqipëri
TOP Momenti

Shtatë vatra zjarri aktive në Shqipëri

Momenti
Published: August 31, 2026









Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot, mbi situatën e zjarreve, se deri në orën 20:00 në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.

Your browser does not support the video tag.


Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 284 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.


Vatrat aktive kryesore janë të përqendruara në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës.


Në zonën e Dajtit, drejt Qafë-Priskës, vijon puna me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë ushtarakë, të mbështetur nga një helikopter.


Në qarkun Dibër situata ka angazhimin më të madh: në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë 91 forca; aktive mbeten gjithashtu vatrat në Lundre të Matit, ku ndërhyri një helikopter i FA-së, dhe në Ballenjë të Martaneshit, në një zonë të mbrojtur.


Në Qafën e Lugut (Vithkuq) vatra në sipërfaqe pyjore do të monitorohet gjatë natës për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë së ndërhyrjes në orët e vona.


Në Zallë (Fushë-Krujë) vatra e riaktivizuar është vënë nën kontroll pas angazhimit të MZSH-së, forcave bashkiake dhe 30 efektivëve të FA-së. Nuk raportohen zona të banuara në rrezik.


Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen në mbikëqyrje, ndërsa gjatë ditës janë shuar plotësisht zjarret në Strikçan dhe Nivicë.


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.


Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./rtsh


source

You Might Also Like

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?
Zjarr në fshatin Qaskovë të Klinës, flakët kaplojnë një fushë
Mingarkohen emergjencat mjekësore, shkak temperaturat e larta
Muriqi vazhdon shkëlqimin, tri gola në tri ndeshjet e fundit për Fenerbahçen
SHBA-ja godasin raketahedhësit iranianë në ishullin Larak

LEXO GJITHASHTU

Fjalët e Dolly Parton që tregojnë pse ajo ishte shumë më tepër se një yll muzike
Fjalët e Dolly Parton që tregojnë pse ajo ishte shumë më tepër se një yll muzike
TOP Momenti
Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
TOP Momenti
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
TOP Momenti
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë
TOP Momenti
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë
TOP Momenti

You Might Also Like

Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia
TOP Momenti

Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia

August 31, 2026
19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025
TOP Momenti

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025

August 31, 2026
Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik
TOP Momenti

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

August 31, 2026
Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë
TOP Momenti

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?