By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria, Kosova e Kroacia ne diskutime për “industri të përbashkët ushtarake”, Ministri Nufi jep detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria, Kosova e Kroacia ne diskutime për “industri të përbashkët ushtarake”, Ministri Nufi jep detaje
Lajme

Shqipëria, Kosova e Kroacia ne diskutime për “industri të përbashkët ushtarake”, Ministri Nufi jep detaje

Momenti
Published: May 28, 2026

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi doli para mediave për të folur për disa nga planet kryesore të dikasterit, që lidhen si me angazhimet ndërkombëtare të Forcave të Armatosura, ashtu edhe me zhvillimin e industrisë ushtarake dhe menaxhimin e emergjencave në vend.

Ai u ndal fillimisht te një mision i mundshëm i Shqipërisë në Rripin e Gazës. Sipas tij, një ekip vëzhgues shqiptar është dërguar në terren për të parë nga afër situatën dhe për të vlerësuar kushtet për vendosjen e trupave.

Your browser does not support the video tag.

Procesi po zhvillohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe strukturat e forcave stabilizuese.

Misioni ende nuk është finalizuar plotësisht, pasi po përcaktohen rregullat e angazhimit, siguria e trupave dhe baza ligjore e operacionit. Ministri u shpreh se përfshirja e Shqipërisë do të mbështetet në përvojën e mëparshme në misione paqeruajtëse si Afganistani, Iraku dhe Bosnja.

Your browser does not support the video tag.

“Jemi në fazën e vlerësimit në Rripin e Gazës për të parë mundësinë e vendosjes së trupave tona. Po koordinohemi me partnerët ndërkombëtarë për rregullat e angazhimit, sigurinë dhe detyrat që do të kenë njësitë tona. Deri tani nuk ka një vendim përfundimtar, pasi po përcaktohen aspektet ligjore dhe operacionale.”-tha Nufi.

Gjithashtu foli edhe për planin e krijimit të një industrie të përbashkët ushtarake në rajon, në bashkëpunim me Kosovën dhe Kroacinë.

Ministri bëri të ditur se po zhvillohen diskutime për prodhimin e armatimeve dhe municioneve, me synimin që Shqipëria të mos mbulojë vetëm nevojat e saj, por të shndërrohet edhe në një aktor eksportues në këtë sektor.

Sipas tij, kuadri ligjor dhe financiar i krijuar së fundmi e lehtëson ndjeshëm zhvillimin e kësaj industrie, ndërsa bashkëpunimi me Kosovën shihet si natyral dhe strategjik.

“Po diskutojmë me Kosovën dhe Kroacinë për bashkëprodhim në industrinë ushtarake. Kuadri ligjor që kemi ndërtuar na jep mundësi reale zhvillimi. Qëllimi është të plotësojmë nevojat e sigurisë dhe njëkohësisht të krijojmë kapacitete për eksport.”-shtoi ministri.

Në pjesën e fundit të deklarimeve, ministri u ndal edhe te situatat emergjente në vend, sidomos gjatë sezonit të verës.

Forcat e Armatosura janë vendosur në gatishmëri për të mbështetur autoritetet vendore në rast zjarresh apo fatkeqësish natyrore, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, për të shmangur zjarrvëniet dhe dëmtimin e pyjeve dhe kullotave gjatë muajve të nxehtë.

The post Shqipëria, Kosova e Kroacia ne diskutime për “industri të përbashkët ushtarake”, Ministri Nufi jep detaje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Raporti që relativizoi rastin Banjska: Kearns, Gola e Xhaçka me kritika të ashpra në KiE
Albin Kurti paralajmëron takime me partitë opozitare
Mungojnë barna esenciale në Onkologji, ankohen pacientët – QKUK thotë se janë në fazë tenderimi
Informatat e rreme për “bombë” vështirësojnë punën në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
“Si nuk u ngopën kurrë?” – Abdixhiku reagon ndaj kërkesave për dorëheqje

You Might Also Like

Edhe Dega II e LDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Lajme

Edhe Dega II e LDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

June 24, 2026
“Mes diellit dhe shiut, kjo qeveri ka zgjedh mjegullën edhe verës”, ka thënë Rrahmani
Lajme

“Mes diellit dhe shiut, kjo qeveri ka zgjedh mjegullën edhe verës”, ka thënë Rrahmani

June 24, 2026
Ferati: Është joetike të kërkosh dorëheqje pa marrë përgjegjësi vetë
Lajme

Ferati: Është joetike të kërkosh dorëheqje pa marrë përgjegjësi vetë

June 24, 2026
Rrhmani: S’kam votë për një koalicion PDK-LVV
Lajme

Rrhmani: S’kam votë për një koalicion PDK-LVV

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?