By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria i reagon Spajiqit: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria i reagon Spajiqit: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
TOP Momenti

Shqipëria i reagon Spajiqit: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi

Momenti
Published: August 28, 2026

Tirana zyrtare thotë se nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues ndaj Malit të Zi apo ndonjë shteti tjetër.

Qëndrimi i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, vjen si reagim ndaj një deklarate të bërë një ditë më parë nga kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Spajiq, deklaroi të enjten se autoritetet e këtij vendi kanë “informacione serioze operacionale të sigurisë” se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian do të shoqërohet me veprimtari të koordinuar hibride, në të cilën janë përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

Your browser does not support the video tag.

“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Spajiq nuk tregoi se cilat janë këto shtete e as nuk dha ndonjë provë konkrete për të mbështetur këto pretendime. Megjithatë, disa media malazeze aluduan se dy shtetet janë Shqipëria dhe Serbia.

“Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në BE, dhe as askund tjetër”, shkroi kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, në X.

Ai tha se Shqipëria investon çdo ditë në bashkëpunimin, mirëkuptimin, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe në bashkëpunimin më të gjerë evropian e euroatlantik.

Hoxha theksoi se as interpretimet mediatike dhe as debatet e brendshme politike nuk mund të prodhojnë probleme artificiale mes dy vendeve

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe këtë kam bërë edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me zëvëndëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, si dhe me zëvëndëskryeministrin Nik Gjeloshaj”, shkroi ai.

Ministri u ka bërë thirrje edhe aktorëve politikë në Shqipëri që të shmangin debatet e panevojshme dhe të mos e kthejnë politikën e jashtme në objekt të përplasjeve partiake.

Media malazeze: Serbia dhe Shqipëria janë vendet që Spajiq kishte parasysh kur foli për veprimtari hibride

Opozita në Shqipëri ka kërkuar që Qeveria të mos mjaftohet me mohimin, por të kërkojë zyrtarisht sqarime nga Podgorica dhe të bëjë transparente nëse institucionet shqiptare janë përmendur apo kanë qenë objekt i ndonjë informacioni të sigurisë.

Opozita e cilësoi si të papranueshme edhe mundësinë që Shqipëria të krijojë përshtypjen e koordinimit me Serbinë për veprimtari kundër stabilitetit të Malit të Zi.

Kreu i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, theksoi në një postim në Facebook se diplomacia shqiptare nuk duhet të krijojë paqartësi në rajon, por duhet të punojë për të forcuar besimin me fqinjët.

Ai tha se në vend që të përafrojë qëndrimet e Shqipërisë me agjenda që vijnë nga Beogradi, Tirana duhet të jetë në krah të vendeve që synojnë një rajon të qëndrueshëm, demokratik dhe evropian.

“Çdo hap i Qeverisë shqiptare që i shërben normalizimit të ndikimit politik të Serbisë në Shqipëri, pa transparencë dhe pa një vlerësim të qartë të interesit kombëtar, është i papranueshëm. Çështje të tilla si hapja e Konsullatës serbe në Shkodër nuk mund të trajtohen si vendime rutinë administrative, të shkëputura nga realiteti gjeopolitik dhe nga interesat strategjike të Shqipërisë”, shkroi Bardhi.

Kryeministri malazez i lidhi veprimet e pretenduara destabilizuese me procesin e anëtarësimit në bllokun evropian. Vendi i tij synon që deri në fund të vitit t’i mbyllë përkohësisht të gjithë kapitujt e negociatave, në mënyrë që të realizojë objektivin strategjik për anëtarësim në BE gjatë vitit 2028.

Ndërkaq, Shqipëria ka hapur të 33 kapitujt e negociatave me BE-në dhe synon të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027./Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Nga 1 shtatori, tetë trena në ditë mes Zelenikovës dhe Shkupit
Gradohen tre gjeneralët e rinj të FSK-së
OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së
Ambasadori francez Olivier Guérot përfundon misionin në Kosovë
Vuçiq pretendon se ka informacione për vendimin e Speciales: Thaçi lirohet nga akuzat për krime ndaj serbëve

LEXO GJITHASHTU

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucionale” – Presidenca harron fjalinë e shkruar me AI në komunikatë
“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucionale” – Presidenca harron fjalinë e shkruar me AI në komunikatë
Lajme
“Për ata që luftuan”, Çitaku fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit: Për UÇK’në, për heronjtë tanë
“Për ata që luftuan”, Çitaku fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit: Për UÇK’në, për heronjtë tanë
Lajme
Temperaturat e larta, edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Temperaturat e larta, edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Lajme
Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore
Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore
Lajme
Barcola pranë Liverpoolit, francezi udhëton drejt Anglisë për testet mjekësore pas marrëveshjes rekord për Reds
Barcola pranë Liverpoolit, francezi udhëton drejt Anglisë për testet mjekësore pas marrëveshjes rekord për Reds
Lajme

You Might Also Like

Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Serbinë
TOP Momenti

Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Serbinë

August 28, 2026
Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
TOP Momenti

Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

August 28, 2026
​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
TOP Momenti

​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë

August 28, 2026
​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave
TOP Momenti

​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?