By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga 1 shtatori, tetë trena në ditë mes Zelenikovës dhe Shkupit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga 1 shtatori, tetë trena në ditë mes Zelenikovës dhe Shkupit
TOP Momenti

Nga 1 shtatori, tetë trena në ditë mes Zelenikovës dhe Shkupit

Momenti
Published: August 28, 2026

Nga 1 shtatori 2026 do të jetë sërish e disponueshme lidhja hekurudhore mes Zelenikovës dhe Shkupit, me trenin urban që do të qarkullojë tetë herë në ditë në të dy drejtimet.

Treni nga Zelenikova do të ndalet në stacionet Zelenikovo Novo, Oreshani, Jane Sandanski, Draçevo dhe Lisiçe, ndërsa stacioni përfundimtar do të jetë Stacioni Hekurudhor Shkup.

Your browser does not support the video tag.

Nisja e parë nga Zelenikova do të jetë në orën 6:20, e më pas do të ketë trena në 8:30, 12:26, 14:00, 16:25, 18:30, 20:12 dhe 21:55.
Në drejtimin e kundërt, nga Stacioni Hekurudhor Shkup, treni i parë do të niset në orën 5:32. Nisjet e tjera janë në 7:30, 11:40, 13:20, 15:42, 17:45, 19:12 dhe 20:56.

Udhëtimi nga Zelenikova deri në Shkup do të zgjasë mes 24 dhe 28 minuta, varësisht nga nisja, ndërsa në drejtimin e kundërt kohëzgjatja do të jetë nga 24 deri në 26 minuta.

Orari i trenave do të vlejë nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor 2026.

Rivendosja e linjës është veçanërisht e rëndësishme për banorët e Zelenikovës, Oreshanit, Draçevës, Lisiçes dhe vendbanimeve përreth që udhëtojnë çdo ditë drejt Shkupit.

Prakticiteti i linjës, megjithatë, do të varet edhe nga sa do të harmonizohen nisjet me orarin e punës, shkollave dhe transportit publik tjetër në kryeqytet.

Rifillimi i kësaj lidhjeje hekurudhore vjen në një periudhë kur transporti hekurudhor i udhëtarëve në vend është dukshëm i reduktuar.
Aktualisht në hekurudhat maqedonase qarkullojnë dhjetë çifte trenash udhëtarësh – nga tre nga Shkupi drejt Bitolës dhe Velesit dhe nga dy drejt Kumanovës dhe Gjevgjelisë.

Një pjesë e linjave të mëparshme janë hequr ose pezulluar përkohësisht. Dy trena nga Shkupi drejt Velesit dhe një drejt Bitolës u hoqën për shkak të rikonstruksionit të segmentit Shkup – Zelenikovo, ndërsa trena ndërkombëtarë drejt Greqisë, Serbisë dhe Kosovës për momentin nuk ka.

Trenat nga Shkupi drejt Kërçovës dhe Koçanit nuk qarkullojnë që nga maji 2021.

You Might Also Like

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona
Gërvalla i përgjigjet BE-së për gjyqtarët serbë: Kosova nuk mund ta sakrifikojë shtetin ligjor
MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor
Kasami: Punëtorët e NPK-së tashmë me paga dhe kontribute të paguara
Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?

LEXO GJITHASHTU

U aksidentua me 14 gusht në Jashanicë, vdes i riu në QKUK
U aksidentua me 14 gusht në Jashanicë, vdes i riu në QKUK
Lajme
Vendimi i KGJK’së për gjyqtarët serbë, Gërvalla kritika Brukselit: Kosova s’mund ta sakrifikojë shtetin ligjor për politikat ledhatuese të BE
Vendimi i KGJK’së për gjyqtarët serbë, Gërvalla kritika Brukselit: Kosova s’mund ta sakrifikojë shtetin ligjor për politikat ledhatuese të BE
Lajme
Vendimi i KGJK’së për gjyqtarët serbë, Gërvalla kritika Brukselit: Kosova s’mund ta sakrifikoj shtetin ligjor për politikat ledhatuese të BE
Vendimi i KGJK’së për gjyqtarët serbë, Gërvalla kritika Brukselit: Kosova s’mund ta sakrifikoj shtetin ligjor për politikat ledhatuese të BE
Lajme
Prishtina përkujton vizitën historike të Bob Dole: Ndihmoi që zëri i popullit tonë të dëgjohej në SHBA
Prishtina përkujton vizitën historike të Bob Dole: Ndihmoi që zëri i popullit tonë të dëgjohej në SHBA
Lajme
Ngjarje e rëndë në Finlandë – Vdes një kosovar pas aksidentit me motoçikletë
Ngjarje e rëndë në Finlandë – Vdes një kosovar pas aksidentit me motoçikletë
Lajme

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Finlandë, një qytetar i Kosovës humb jetën
TOP Momenti

Aksident i rëndë në Finlandë, një qytetar i Kosovës humb jetën

August 29, 2026
Tre sulme fizike dhe kërcënim me armë në Tetovë e Gostivar brenda 24 orëve
TOP Momenti

Tre sulme fizike dhe kërcënim me armë në Tetovë e Gostivar brenda 24 orëve

August 29, 2026
Ambasadori Guerot: Për hapjen e Urës së Ibrit duhen diskutime me të gjithë
TOP Momenti

Ambasadori Guerot: Për hapjen e Urës së Ibrit duhen diskutime me të gjithë

August 29, 2026
Sot 13 kontrolle në Repartin e Pediatrisë në Tetovë, nuk ka fëmijë të hospitalizuar
TOP Momenti

Sot 13 kontrolle në Repartin e Pediatrisë në Tetovë, nuk ka fëmijë të hospitalizuar

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?