By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave
TOP Momenti

​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave

Momenti
Published: August 28, 2026

Dy rastet e fundit të vrasjes së grave nga bashkëshortët, njëra në Malishevë dhe tjetra në Prizren e kanë rikthyer në vëmendje shqetësimin për sigurinë e grave dhe përhapjen e dhunës në familje në Kosovë.

Në Prizren, një grua e moshës 80 vjeçare u mbyt nga bashkëshorti, duke ia goditur kokën për toke, gjersa i dyshuari ka tentuar edhe ta fshehë ngjarjen, ndërsa një grua në Malishevë, që ishte shtatzënë në javën e 34-të të shtatzënisë u vra nga bashkëshorti.

Këto raste vijnë në një kohë kur në Kosovë, në raportin 24-orësh raportohen vazhdimisht raste të dhunës ndaj grave.

Your browser does not support the video tag.

E për të protestuar kundër vrasjes së grave, të premten u mbajt protestë në Prishtinë, ndërsa protestuesit dolën me kërkesa urgjente për shtetin me qëllim të mbrojtjes së grave.

​28/08/2026 13:46 – “Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave

Aktivistja Qëndresa Hyseni në një fjalim para protestuesve ka prezantuar kërkesat për shtetin e që kanë të bëjnë për mbrojtjen e grave.

Hyseni ka renditur disa nga kërkesat e tyre, e që janë urgjente, duke theksuar nevojën për krijimin e një njësie të specializuar për parandalimin e femicidit.

Kërkesat e prezantuara nga Hyseni janë:

Trajtimi i sigurisë së grave si çështje me urgjencë kombëtare, qeveria të krijojë një njësi të specializuar për parandalimin e femicidit, përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon femicidin, duke përfshirë këtu qendrat për punë sociale.

Po ashtu është kërkuar mirëfinancim të politikave sociale që zbehin pabarazitë gjinore dhe ekonomike që i mbajnë gratë në dhunë, kodifikim të femicidit si vepër e veçantë penale, edukim gjithëpërfshirës në sistemin arsimor që targeton maskulinitetin toksik dhe riformëson marrëdhëniet gjinore mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë.

28/08/2026 13:31 – “Për gratë shtatë ditë është luftë”, Hyseni: Shumë prej nesh na mësohet prej fëmijërisë se jeta jonë është në fije peri

Aktivistja Qëndresa Hyseni në një fjalim para protestuesve theksoi se janë në këtë protestë për shkak të vrasjes së grave në vend.

“Jemi dal zemërthyer e të revoltume me bërtit që ky patriarkat që po i shndërron burrat në kriminela po vret gra cep më cep të Kosovës. Kemi dalë se jemi të bindura se ne si gra të këtij vendi po jetojmë në gjendje lufte”, tha ajo.

Tutje, Hyseni theksoi se për gratë 7 ditë është luftë.

“Shumë prej nesh na mësohet prej fëmijërisë se jeta jonë është në fije peri. Jetëgjatësia e dinjitet i trupit e qenësisë tonë varet prej birrave e sistemit patriarkal që e sheh çikën e gruan në shërbim të pushtetit mashkullor…”, tha ajo në protestë.

​28/08/2026 13:17 – Protesta kundër vrasjes së grave, të pranishëm edhe familjarë të gruas shtatzënë që u vra në Malishevë

Në protestën kundër vrasjes së grave në Prishtinë të pranishëm janë edhe familjarë të Jetlira Foniqit, gruas shtatzënë që u vra para disa dite në Malishevë.

Protestuesit po mbajnë pankarta “Këtu vritesh veç pse je gru”, “Gra revoltohuni”, “Vrasja nuk ka arsyetim”, “S’ka qetësi pa sigurinë e grave”.

28/08/2026 13:13 – Në protestë edhe Vasfije Krasniqi

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe qytetarë tjerë po protestojnë në Prishtinë kundër vrasjes së grave.

Qytetarët kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajazit”, deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

E pranishme në protestën kundër vrasjes së grave është edhe Vasfije Krasniqi.

28/08/2026 13:03-  Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Sot Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po mban protestën në Prishtinë, duke theksuar se çështja e vrasjes e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

“Këtu vritesh veç pse je gru”, “Gra revoltohuni”, “Vrasja nuk ka arsyetim”, “S’ka qetësi pa sigurinë e grave”, ishin ndër pankaratat që po mbahen në protestë.

You Might Also Like

OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së
Ambasadori francez Olivier Guérot përfundon misionin në Kosovë
Shqipëria i reagon Spajiqit: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
Vuçiq pretendon se ka informacione për vendimin e Speciales: Thaçi lirohet nga akuzat për krime ndaj serbëve
Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Serbinë

LEXO GJITHASHTU

Temperaturat e larta, edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Temperaturat e larta, edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Lajme
Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore
Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore
Lajme
Barcola pranë Liverpoolit, francezi udhëton drejt Anglisë për testet mjekësore pas marrëveshjes rekord për Reds
Barcola pranë Liverpoolit, francezi udhëton drejt Anglisë për testet mjekësore pas marrëveshjes rekord për Reds
Lajme
Shkolla “Emin Duraku” në Prizren reagon me dhimbje pas vrasjes së nxënësit të saj 14 vjeçar: Ëndrrat i mbetën në gjysmë
Shkolla “Emin Duraku” në Prizren reagon me dhimbje pas vrasjes së nxënësit të saj 14 vjeçar: Ëndrrat i mbetën në gjysmë
Lajme
Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
Lajme

You Might Also Like

Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
TOP Momenti

Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

August 28, 2026
​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
TOP Momenti

​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë

August 28, 2026
Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind
TOP Momenti

Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind

August 28, 2026
“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
TOP Momenti

“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?