Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu kanë shkaktuar një katastrofë të rëndë në zonën kufitare mes Nepalit dhe Tibetit, pas një shpërthimi të ujit të bllokuar në anën tibetiane.
Sipas autoriteteve nepaleze, të paktën 165 persona kanë humbur jetën dhe 826 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit.
Pamjet e kamerave të sigurisë nga Tibeti tregojnë një mur uji dhe balte që godet ndërtesat në pikën kufitare, ndërsa imazhe të tjera nga Nepali tregojnë njerëz që përpiqen të largohen teksa përmbytja përparon me shpejtësi.
Deri më tani, autoritetet në Nepal thonë se kanë mundur të shpëtojnë të paktën 114 persona.
E teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, pamjet që përcjellin mediat ndërkombëtre, zbulojnë përmasat e dëmit në distriktin Nuwakot. Blloqe banimi dhe makina shihen të zhytura në baltë dhe ujë, disa pothuajse plotësisht.
The post Pamjet dramatike: Njerëzit ikin me vrap teksa balta “përpin” pikën kufitare në Nepal appeared first on Gazeta Express.

