By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet
Lajme

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet

Momenti
Published: September 29, 2026

Dëshmitarja Milena Pashpereviq, e cila në rastin e sulmit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit është edhe palë e dëmtuar, ka dëshmuar për dëmet e shkaktuara në shtëpinë e saj nga shpërthimi i 29 nëntorit 2024 në Varagë të Zubin Potokut.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, Pashpereviq ka rrëfyer se në momentin e shpërthimit ishte e vetme në shtëpi dhe se nga tronditja kishte menduar se bëhej fjalë për një tërmet.

Ajo ka thënë se shpërthimi kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpinë e saj.

“Në shtëpinë time, kam qenë e shtrirë. Nuk ka qenë askush në shtëpi, bashkëshorti im ka qenë në udhëtim. Më kujtohet se ka qenë detonim shumë i madh, mendoj se ka qenë koha e errësuar, sepse kur kanë ardhur veturat ka qenë errësirë. Kur kam dalë dhe kam parë që një sasi e madhe e ujit vjen drejt shtëpisë sime, veturat janë ndaluar. Shtëpia ime ndodhet përfundi rrugës magjistrale, ndërsa ngjarja ka ndodhur mbi rrugën magjistrale”, tha ajo.

Ajo ka përshkruar edhe momentet pas shpërthimit, duke thënë se tronditja kishte qenë aq e madhe saqë ishin dëmtuar edhe pjesë të shtëpisë.

“Detonimi ka qenë i madh, është shkundur shtëpia, themeli i shtëpisë ka lëvizur, si dhe qynga e shporetit ka dalë nga vendi, si dhe në ato momente kam menduar mos është ndonjë tërmet. Fillimisht kam shikuar në dritare, pasi kam dëgjuar eksplodimin, e kam parë atë ujë, shumë sasi e madhe e ujit, e kam thirrur nënën në telefon. Kam kërkuar ndihmë që të vijë dhe të shohim se çfarë po ndodh. I kam thirrur prindërit që të vijnë, pasi ndodhen aty në fshat”, deklaroi ajo.

Pashpereviq ka thënë se në ato momente ishte e shqetësuar dhe e frikësuar, pasi ndodhej e vetme në shtëpi dhe nuk kishte fqinj afër.

“Po, shumë e shqetësuar dhe e frikësuar, se kam qenë vetëm në shtëpi, pasi nuk kam fqinjë në shtëpinë time. Jo vetëm veturat i kam parë”, tha ajo.

Duke folur për dëmet, dëshmitarja ka bërë të ditur se kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, e kishte ndihmuar me 1 mijë e 300 euro, por ka theksuar se kjo shumë nuk e kishte kompensuar dëmin e shkaktuar.

“Dëmtimi ka qenë shumë i madh (i shtëpisë). Kryetari i komunës, Izmir Zeqiri, na ka ndihmuar me të holla, 1 mijë e 300 euro. Nuk është që na është kompensuar dëmi, por në ato momente na ka ndihmuar me ato të holla”, tha ajo.

E pyetur nga prokuroria nëse kërkon dëmshpërblim nga personat e akuzuar për rastin, ajo është përgjigjur shkurt: “Jo”.

Prokuroria Speciale, pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë, ka ngritur aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviqit, Dragisha Viqentijeviqit dhe Igor Dimoviqit për disa vepra penale, përfshirë rrezikimin e rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerjen e veprës terroriste, armëmbajtjen pa leje dhe spiunazhin.

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut, në pjesën e kanalit të Ibër-Lepencit, të pandehurit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, në bashkëpunim me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT në brendësi të kanalit.

Sipas Prokurorisë, vëllezërit Viqentijeviq e kanë aktivizuar lëndën shpërthyese përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni. Si pasojë, është dëmtuar rëndë struktura e kanalit, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike.

Aktakuza pretendon se ndërmarrjes Ibër-Lepenc i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376 mijë e 774 eurosh e 70 centësh.

Jovan Viqentijeviq ngarkohet edhe me veprën penale të spiunazhit, ndërsa Igor Dimoviq akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, Jovan Viqentijeviq, deri në momentin e arrestimit, kishte vepruar si i rekrutuar në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, në cilësinë e kolonelit, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara, me qëllim përdorimin e tyre në aktivitete të kundërligjshme në territorin e Kosovës. /EO

The post Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA
Ambasadori amerikan kritikon ashpër nismën e BE-së për blerjen e armëve evropiane
Deliu-Kodra i bën thirrje Qeverisë: Silleni në Kuvend projektligjin për Specialen
Kurti e do sërish President Bekim Sejdiun që u tërhoq: Duhet ta respektojmë marrëveshjen
Storie suksesi – Partneriteti i Comoditas dhe UNICEF-it shpërndahet në rrjetin global të organizatës

LEXO GJITHASHTU

‘‘Blerje e kohës, jo reflektim… po don me zbut kërkesën e masës në shesh’’, Mërgim Lushtaku për Kurtin
‘‘Blerje e kohës, jo reflektim… po don me zbut kërkesën e masës në shesh’’, Mërgim Lushtaku për Kurtin
Lajme
Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
TOP Momenti
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
TOP Momenti
Kurti: Aktgjykimi mijëra faqësh mund të dalë brenda javësh, ish-krerët e UÇK-së duhet t’i mbrojmë së bashku me Shqipërinë që të dalim triumfues
Kurti: Aktgjykimi mijëra faqësh mund të dalë brenda javësh, ish-krerët e UÇK-së duhet t’i mbrojmë së bashku me Shqipërinë që të dalim triumfues
Lajme
Arabia Saudite mohon takimin me zyrtarët izraelitë në Abu Dhabi
Arabia Saudite mohon takimin me zyrtarët izraelitë në Abu Dhabi
Lajme

You Might Also Like

Haradinaj fton qytetarët në protestën e nesërme: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
Lajme

Haradinaj fton qytetarët në protestën e nesërme: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

September 30, 2026
Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
Lajme

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

September 30, 2026
‘‘Zgjedhjet janë afër, afati po shterret’’, analisti Dibran Hoxha: Mbetemi në amulli që po na përcjell tash e dy vjet
Lajme

‘‘Zgjedhjet janë afër, afati po shterret’’, analisti Dibran Hoxha: Mbetemi në amulli që po na përcjell tash e dy vjet

September 30, 2026
Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra
Lajme

Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?