By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi institimin dhe planin e Kurtit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi institimin dhe planin e Kurtit
Lajme

Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi institimin dhe planin e Kurtit

Momenti
Published: August 18, 2026

Perëndimi e kishte bërë të qartë se Kosova nuk mund ta hapte njëanshëm urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, kur Albin Kurti insistonte para dy vjetësh se kishte ardhur koha që ajo të ndodhte. Në këtë tekst gjeni një rikujtim se si kishte insistuar dhe si ishte tërhequr atëherë kryeministri në detyrë.

Gazeta Express

Your browser does not support the video tag.

Bashkimi Europian kërkon “koordinim efektiv” dhe “konsultime kuptimplota” ndërmjet komunave veriore dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Koordinimi dhe konsultimet “duhet të zhvillohen” tha sot në një konferencë për media zëdhënësja e Komisionit Europian, Anita Hipper pas pyetjeve nëse ura duhet hapur.

Para pak ditësh, BE-ja konfirmoi se janë përmbushur kushtet për hapjen e kësaj ure, disa ditë pasi KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, njoftoi për një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër.

Në raportin për vitin 2025 për vendin BE thoshte se ura duhet të hapet pas konsultimeve me “partnerët e sigurisë”.

“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, i tha një zëdhënës i BE-së Gazetës Express para pak ditësh.

Por, në qëndrimin e saj për cështjen e hapjes së urës, BE thotë se “Policia e Kosovës duhet të ofrojë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në përputhje me të drejtat demokratike të njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që gjithkush të ndihet i sigurt”,

Insistimi i Kurtit para dy vjetësh

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kishte “vendosur” në verën e vitit 2024 se kishte ardhur koha që ura që e ndaj Mitrovicën në dy komuna, të hapej.

Këtë dukej se e kishte menduar muaj më parë, kur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, pati paralajmëruar në maj të atij viti se ura “do të hapet shpejt”, dhe se po diskutohej me eprorët se si të bëhej kjo.

Në dy muajt pasardhës nisi një këmbëngulje e Kurtit për hapjen e urës së Ibrit, me gjithë kundërshtimin e përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it dhe NATO-s, që i kishin shkuar edhe në zyrë.

Kurti ua kishte paraqitur atëherë atyre një plan për hapjen e urës duke u thënë se ajo “duhet të hapet”.

“Duam që ta bëjmë sa më parë. Por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë në njërën anë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht”, kishte deklaruar ai në një intervistë për Zërin e Amerikës në fillim të gushtit 2024.

Kur Kurti kishte urdhëruar disa inspektime dhe vizita e ura, misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) kishte paralajmëruar në fillim të gushtit të vitit 2024 se nuk do të hezitojë që ta trajtojë secilin zhvillim që mund të ketë ndikim në siguri dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Ditë më pas, ambasadori i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier fliste për një rrezik real nëse ura do të hapej në atë kohë – një rrezik që, siç paralajmëronte, mund të ndikonte në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Shumë i shqetësuar, ai deklaronte atëherë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë: “Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”.

Qeveria dukej sikur s’po i merrte parasysh shqetësimet e Perëndimit dhe NATO-s, me Kurtin që insistonte se hapja e urës atëherë “nuk është kundër askujt”.

Hovenier thoshte se SHBA-ja po sfidohej në disa aspekte nga Kurti dhe qeveria e tij.

“Ne besojmë se ura përfundimisht do të duhet të hapet për qarkullim të automjeteve”, thoshte ambasadori i atëhershëm amerikan, por shtonte se Qeveria nuk duhej të insistonte “me këtë çështje tash për tash”.

Rreziku, thoshte Hovenier, ishte “i njëmendtë” nëse ura do të hapej atëherë. Shtonte se kjo kërcënonte të sillte “dhunë dhe probleme të tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s”.

“Pra, kërkesa jonë drejtuar Qeverisë – dhe e kemi bërë këtë bisedë qe disa muaj – është: ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë veprim tani. Punoni me ne. Duam të ndihmojmë për të krijuar kushte ku diç e tillë mund të bëhet, por nuk besojmë se është koha tani”, thoshte ambasadori i atëhershëm i SHBA-së.

I pyetur se çfarë do të bënte SHBA nëse Kurti s’do të dëgjonte, Hovenier shprehej kështu: “Nuk hyj në çështje hipotetike. Kosova thotë se është partnere dhe mike jona. Kosova na thotë se është vendi më proamerikan në botë, prandaj, do të shpresoja që vendi më proamerikan në botë t’i dëgjojë kërkesat specifike të Qeverisë amerikane për të mos vënë në rrezik ushtarët e NATO-s, përfshirë ata amerikanë”.

Pas këtyre deklaratave të Hovenier, Kurti pati thënë se do t’i vazhdonte konsultimet dhe koordinimin me partnerët dhe se “hapja e urës nuk është kundër askujt, veçanërisht kundër partnerëve ndërkombëtarë”.

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, kishte ardhur në Kosovë më 20 gusht të vitit 2024 dhe kishte bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme, të cilat thoshte se mund të ndikonin në rritjen e tensioneve.

Pas një takimi me presidenten e atëhershme, Vjosa Osmani, Ruge pati thënë se “është e rëndësishme për sigurinë afatgjate në Kosovë – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”, që Kosova t’i dëgjonte partnerët.

Në fund të gushtit të vitit 2024, një vizitë në Prishtinë e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ëilliam Burns, sikur e hoqi nga tema e asaj kohe çështjen e hapjes së urës.

Pas një takimi rreth një orësh që ai e pati me Kurtin mëngjesin e 23 gushtit 2024, kryeministri në detyrë i Kosovës nuk insistoi më si më parë.

Vizita e shefit të CIA pasonte deklaratat e ambasadorit të atëhershëm amerikan se SHBA-ja po sfidohej në disa aspekte nga Kurti.

Në verën e vitit të kaluar – një vit pas insistimit të tij të madh për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër – Kurti pati shkuar në Mitrovicë dhe pati vënë gur themelin për fillimin e ndërtimit të dy urave krah urës kryesore.

Kur ishte pyetur aty për hapjen e urës kryesore, Kurti pati thënë se “se kur do të hapet varet nga karabinierët italianë”.

“Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd”, pati deklaruar ai.

The post Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi institimin dhe planin e Kurtit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Njoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”
Gjini: Po shesim qymyr dhe po blejmë energji 100 fish më shtrenjtë
Shakira zotohet të rindërtojë 10 shkolla pas tërmetit shkatërrues në Kolumbi
“Që dy vjet s’kemi qeveri”, nxënësja thotë se kjo fjali i kushtoi me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve
Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi insistimin dhe planin e Kurtit

LEXO GJITHASHTU

VLEN: Opozita shqiptare po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë
VLEN: Opozita shqiptare po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë
TOP Momenti
Serbia vazhdon të distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë
Serbia vazhdon të distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë
TOP Momenti
Trump thotë se s’ka bisedime me Iranin – dje foli për një kanal të fshehtë komunikimi
Trump thotë se s’ka bisedime me Iranin – dje foli për një kanal të fshehtë komunikimi
Lajme
U arrestua për pesë vepra penale – 1 muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet se sulmoi KFOR’in në Zveçan
U arrestua për pesë vepra penale – 1 muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet se sulmoi KFOR’in në Zveçan
Lajme
Zhernovski: Në Maqedoni po zgjerohet ndikimi mediatik i botës serbe, Mickoski dëshiron kontroll njejtë si Vuçiqi
Zhernovski: Në Maqedoni po zgjerohet ndikimi mediatik i botës serbe, Mickoski dëshiron kontroll njejtë si Vuçiqi
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti s’tregon nëse do të propozojë emër konkret në takimin me LDK’në: Të shohim si mund t’i konstituojmë të gjitha institucionet
Lajme

Kurti s’tregon nëse do të propozojë emër konkret në takimin me LDK’në: Të shohim si mund t’i konstituojmë të gjitha institucionet

August 18, 2026
Diskutime për “President konsensual”, Abdixhiku në Kuvend për takimin me Kurtin, me të Osmani e Haziri
Lajme

Diskutime për “President konsensual”, Abdixhiku në Kuvend për takimin me Kurtin, me të Osmani e Haziri

August 18, 2026
‘‘Përfitim 500 mijë euro’’ – Dyshohet që lëshoi mbi 1600 diploma false, arrestohet një person në Prizren, detaje
Lajme

‘‘Përfitim 500 mijë euro’’ – Dyshohet që lëshoi mbi 1600 diploma false, arrestohet një person në Prizren, detaje

August 18, 2026
Trump poston një foto të Ngushticës së Hormuzit: Territori i ri i SHBA’së
Lajme

Trump poston një foto të Ngushticës së Hormuzit: Territori i ri i SHBA’së

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?