By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shërbim i detyrueshëm ushtarak? Kurti: Do ta kemi modelin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shërbim i detyrueshëm ushtarak? Kurti: Do ta kemi modelin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse
TOP Momenti

Shërbim i detyrueshëm ushtarak? Kurti: Do ta kemi modelin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse

Momenti
Published: May 28, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se shërbimi i detyrueshëm ushtarak mbetet një opsion për të ardhmen, por aktualisht institucionet kanë vlerësuar se modeli i mbrojtjes gjithëpërfshirëse apo “mbrojtjes totale” është më funksional për vendin.

Kurti përmes një konference për media ka thënë se ky model i ngjan atij të Finlandës dhe vendeve baltike, ku qytetarët nuk trajnohen vetëm në mënyrë masive ushtarake, por përgatiten për role dhe detyra konkrete në raste emergjencash, fatkeqësitë natyrore apo lufte të armatosur.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo është një temë e gjatë, por mos harroni çfarë kemi bërë dhe kjo nuk do të thotë që s’do ta bëjmë një ditë. Por tash për tash kemi vlerësuar se është shumë më e mençur të kemi mbrojtje gjithëpërfshirëse apo mbrojtje totale, një model që i ngjan atij të Finlandës apo vendeve Baltike”, tha Kurti.

Ai shtoi se ky koncept shmang krijimin e një force të madhe ushtarake që më pas kërkon strukturim dhe pajisje të shumta, duke u fokusuar në ndarjen e funksioneve dhe detyrave konkrete për qytetarët në situata të ndryshme rreziku.

“Në vend të kësaj përcakton funksione, detyra konkrete dhe vende të caktuara për qytetarët e Republikës në rast të rreziqeve të ndryshme, nga fatkeqësitë natyrore deri te lufta e armatosur”, u shpreh ai.

Kryeministri bëri të ditur se ky sistem do të kompletohet edhe me programe të tjera shtesë, përfshirë një model të ri për shkollat e mesme të quajtur “edukimi për siguri”, i frymëzuar nga shembulli i Polonisë.

Sipas tij, ky program do t’u mundësojë të rinjve të mësojnë reagimet e duhura në raste emergjencash, fatkeqësish natyrore apo konfliktesh.

Kurti paralajmëroi gjithashtu krijimin e rezervës vullnetare, ku qytetarët që do të bëhen rezervistë të FSK-së do t’i kenë pajisjet e tyre të ruajtura në adresat e përcaktuara nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Do ta kemi edhe rezervën vullnetare e cila mundëson që qytetarët e Republikës që do të bëhen rezervista të FSK-së t’i kenë pajisjet nga çizmet deri tek arma e tyre në një adresë të caktuar te FSK-ja. Unë besoj që kjo çfarë po bëjmë është shumë më e mirë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

You Might Also Like

Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven

LEXO GJITHASHTU

Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
TOP Momenti
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
TOP Momenti
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë

August 19, 2026
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
TOP Momenti

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë

August 19, 2026
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
TOP Momenti

Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin

August 19, 2026
Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje
TOP Momenti

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?