By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Seanca jashtë afatit të Kushtetueses e thirrur nga kryesuesi i VV acaron skenën politike, deputetët mblidhen sot në ora 11:00
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Seanca jashtë afatit të Kushtetueses e thirrur nga kryesuesi i VV acaron skenën politike, deputetët mblidhen sot në ora 11:00
Lajme

Seanca jashtë afatit të Kushtetueses e thirrur nga kryesuesi i VV acaron skenën politike, deputetët mblidhen sot në ora 11:00

Momenti
Published: August 8, 2026

Vazhdimi i seancës konstituive do të bëhet sot nga ora 11:00, ka vendosur kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes Avni Dehari, një ditë pas përfundimit të afatit kushtetues.

“Të shtunën, më 8 gusht 2026, në orën 11:00, vazhdon seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: 3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; 4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Your browser does not support the video tag.

Deri mbrëmë pas mesnate, Kuvendi kishte afatin e fundit për t’u konstituuar, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosur 30 ditë afat për deputetët për ta konstituuar Kuvendin që nga certifikimin i rezultateve.

Seanca konstituive mbeti në gjysmë të enjten, kur Dehari vendosi ta shtyjë atë për kohë të papërcaktuar pas kërkesës së liderit të partisë në pushtet, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për një marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja dhe dhënien fund të krizës së gjatë politike.

Partitë tjera kanë kundërshtuar këtë veprim të Vetëvendosjes, duke e quajtur ditë të rëndë për vendin.

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, mbrëmë tha se  PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Kemi të bëjmë me mosrespektim të mendimit dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që është i saktë dhe preciz, që thotë se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Kjo është shkelje e Kushtetutës, mosrespektim i aktit më të lartë, cenim i demokracisë dhe marrje në dorë e institucioneve në mënyrë antikushtetuese”.

Hamza s’i përjashtoi as protestat si opsion.

“Do të përdoren të gjitha mjetet e lejuara demokratike, që i bie se nuk përjashtohet as protesta”, tha Hamza.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Republikën e Kosovës në një fazë të paqartësisë kushtetuese e mungesë të plotë të legjitimitetit institucional, dhe me pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend”.

Po ashtu, LDK tha se mosthirrja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, u pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është përcaktuar me aktgjykimin e muajit qershor 2025.

Ndërkaq, kreu i Aleancës, Ardian Gjini, tha mbrëmë se Kosovën “e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë”.

Ai tha se Kurti do të gjykohet rëndë për “këtë fatkeqësi” ndaj vendit.

“Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë. Albin Kurti, ti po ia qet faqen e zezë vendit tonë. Po e fut në një rrugë të rrezikshme, në drejtim shkatërrues. Ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan. Kosova jonë ka me u forcu, e me u rrit, pa ty. Përkundër dëmit që po ia shkakton. Ndërsa edhe ata që të ndjekin qorrazi, njëjtë do të përfundojnë”.

Ndaj kësaj ngjarje reaguan edhe njohës të çështjes, duke thënë se deputetët e Vetëvendosjes po e shkelin rendin kushtetues.

Vullnet Bugaqku, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se përgjegjësia për formimin e institucioneve bie mbi partinë e parë të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai u shpreh se deputetët e LVV-së po e shkelin rendin kushtetues me mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për ditën e sotme.

“Sot, fatkeqësisht, deputetët e shumicës parlamentare, po e pamundësojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe po e shkelin rendin kushtetues sepse nuk po e përmbushin detyrimin dhe mandatin kushtetues që e kanë, dhe primatin që e kanë si parti fituese”.

Ndërkaq, analisti politik, Shkëlzen Maliqi, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Supreme për ‘’krim të rëndë të përsëritur’’ të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut.

“Deputetë të betuar, mos i çoni më te Gjykata Kushtetuese kallëzimet për cenimin e rendit kushtetues, ajo i ka dhënë më herët verdiktet për shkeljet e kushtetutës dhe ligjeve, por dërgojeni,  ju shumica e 80+ deputetëve, kallëzimin penal për krim të rëndë të përsëritur të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut jo te Gjykata Kushtetuese, por te Gjykata supreme, që është institucion i pavarur juridik kompetent me e vlerësua karakterin e krimit dhe me i marrë verdiktet ekzekutive. Edhe Prokuroria e Kosovës e ka për detyrë të hap procedurën penale për krim të rëndë kundër Republikës”.

The post Seanca jashtë afatit të Kushtetueses e thirrur nga kryesuesi i VV acaron skenën politike, deputetët mblidhen sot në ora 11:00 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Wendt u konfirmua nga Senati si ambasador në Shqipëri, Ambasada e SHBA: E presim me kënaqësi, do të mbështesë vizionin e Trump
“Kthehu në Shqipëri, je mysafir këtu”, sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare për një opinion të tij
Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga një grua tjetër dhe tre burra, dërgohet në strehimore
Kryeziu-Hyseni: Opozita po qëndron sonte në Kuvend sepse e di që nuk do të ketë zhvillim
Deputetët mblidhen, dera e sallës së Kuvendit e mbyllur (VIDEO)

LEXO GJITHASHTU

Dështon konstituimi i Kuvendit sipas afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese
Dështon konstituimi i Kuvendit sipas afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese
TOP Momenti
Dy persona arrestohen në Novobërdë, iu gjendet marihuanë në veturë
Dy persona arrestohen në Novobërdë, iu gjendet marihuanë në veturë
TOP Momenti
Piku i sezonit turistik, fluks i lartë në Morinë – mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 7 mijë mjete hyjnë në Shqipëri në vetëm tri orë
Piku i sezonit turistik, fluks i lartë në Morinë – mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 7 mijë mjete hyjnë në Shqipëri në vetëm tri orë
TOP Momenti
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon sot, pavarësisht mbarimit të afatit kushtetues
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon sot, pavarësisht mbarimit të afatit kushtetues
TOP Momenti
Kolona në dalje nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare
Kolona në dalje nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare
TOP Momenti

You Might Also Like

Vrasje në tentativë në Istog, i plagosuri në QKUK, i dyshuari në kërkim të policisë
Lajme

Vrasje në tentativë në Istog, i plagosuri në QKUK, i dyshuari në kërkim të policisë

August 8, 2026
Gjini për Kurtin: Po ia nxjerr faqen e zezë Kosovës
Lajme

Gjini për Kurtin: Po ia nxjerr faqen e zezë Kosovës

August 8, 2026
Vdes një burrë në QKUK, u plagos në Graçanicë, policia gjeti pistoletë në vendngjarje
Lajme

Vdes një burrë në QKUK, u plagos në Graçanicë, policia gjeti pistoletë në vendngjarje

August 8, 2026
Haziri: Asgjë nuk ka ndryshuar, Vjosa Osmani mbetet emri i LDK-së për presidente
Lajme

Haziri: Asgjë nuk ka ndryshuar, Vjosa Osmani mbetet emri i LDK-së për presidente

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?