By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon sot, pavarësisht mbarimit të afatit kushtetues
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon sot, pavarësisht mbarimit të afatit kushtetues
TOP Momenti

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon sot, pavarësisht mbarimit të afatit kushtetues

Momenti
Published: August 8, 2026

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot, në orën 11:00, seancën konstituive, e cila mbeti e papërfunduar të enjten.

Vendimi për vazhdimin e seancës të shtunën është marrë nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

Në rendin e ditës janë zgjedhja e kryetarit dhe e pesë nënkryetarëve të Kuvendit, me çka synohet të përfundojë një pjesë e rëndësishme e procesit të konstituimit.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e seancës të shtunën është kundërshtuar nga partitë opozitare.

PDK, LDK dhe AAK kërkuan që seanca të vazhdonte të premten në mbrëmje, para përfundimit të afatit 30-ditor që, sipas tyre, lidhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Deputetë të këtyre tri partive u mblodhën të premten në ambientet e Kuvendit dhe pritën që seanca të vazhdonte.

Ata deklaruan se dyert e sallës ishin të mbyllura dhe se për këtë arsye nuk mund të zhvillohej seanca e kërkuar.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se grupi parlamentar e kishte njoftuar me kohë kryesuesin e seancës, Avni Dehari, dhe administratën e Kuvendit për kërkesën e tyre.

Sipas tij, vazhdimi i seancës duhej të bëhej para mesnatës, pasi atëherë përfundonte afati që opozita e konsideronte të përcaktuar nga Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kritikoi zhvillimet në Kuvend.

Ai tha se deputetët e partisë së tij kishin qenë të pranishëm për të treguar gatishmërinë për pjesëmarrje në seancën konstituive.

Hamza pretendoi se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit përbën shkelje të Kushtetutës dhe mosrespektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe LDK-ja.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha se LDK kishte kërkuar që seanca të mbahej deri në mesnatë, me qëllim të respektimit të afateve kushtetuese.

Sipas tij, partitë opozitare kishin pritur në Kuvend për vazhdimin e seancës, por kërkesa e tyre nuk ishte realizuar.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, reagoi ndaj akuzave të opozitës për shkelje kushtetuese.

Ai rikujtoi se edhe në vitin 2025 Kuvendi nuk ishte konstituuar brenda një periudhe të ngjashme pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas Muratit, në atë kohë tejkalimi i afatit nuk ishte konsideruar problem apo shkelje kushtetuese.

Ndryshe, përplasjet rreth afatit kushtetues janë vetëm një pjesë e krizës politike që ka përfshirë vendin.

Në prapavijë të situatës qëndron mungesa e një marrëveshjeje mes partive politike për formimin e institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli forcë e parë në zgjedhje dhe siguroi 53 mandate, ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka 18 deputetë.

Megjithatë, takimet mes liderit të LVV-së, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk kanë sjellë marrëveshje konkrete.

Një nga çështjet kryesore që ka penguar arritjen e marrëveshjes është posti i presidentit të Kosovës. LDK-ja ka kërkuar të ketë të drejtën për të propozuar kandidatin për president, ndërsa LVV-ja nuk është pajtuar me këtë kërkesë.

Kurti ka deklaruar se kërkesat e palëve janë të ndryshme dhe se ekziston një dallim i madh mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së.

Ai ka theksuar se LVV-ja është e gatshme të bashkëqeverisë me LDK-në dhe t’i ofrojë asaj poste institucionale, përfshirë pozitën e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri.

Abdixhiku, në anën tjetër, ka bërë të ditur se LDK-ja nuk e konsideron të mjaftueshme ofertën e deritanishme.

Sipas tij, partia kërkon të ketë rol në zgjedhjen e presidentit dhe pa një marrëveshje për këtë çështje nuk sheh hapësirë të madhe për vazhdimin e negociatave.

Ndërkohë, PDK dhe AAK kanë mbajtur qëndrim më të prerë, duke deklaruar se nuk duan të hyjnë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe se synojnë të qëndrojnë në opozitë.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, Kurti i ka dërguar një ofertë kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke propozuar që PDK-së t’i jepej posti i kryetarit të Kuvendit.

Në këmbim, sipas ofertës së raportuar, kërkohej që deputetët e PDK-së të qëndronin në sallë gjatë votimit për presidentin e Kosovës.

Megjithatë, deri në orët e para të së shtunës nuk është bërë e ditur ndonjë marrëveshje që do t’i jepte fund krizës politike.

Kurti ka nevojë për një marrëveshje politike për t’i shmangur edhe një palë zgjedhjesh të parakohshme parlamentare – që do të ishin të katërtat brenda dy vjetëve të fundit.

Ai i ka votat për Kuvendin dhe Qeverinë, por jo edhe për presidentin, për votimin e të cilit nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë.

Dështimi për ta arritur një marrëveshje për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

source

You Might Also Like

BDI: Presion skandaloz dhe i papranueshëm nga VLEN ndaj drejtësisë
Nëntogeri Kushtrim Dërguti diplomohet në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, një nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë
Ministria e Ekonomisë: Nuk do të ketë masa të reja, çmimet e ushqimeve janë më të ulta për të dytin muaj radhazi
Seanca konstituive, Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejnë kohë dhe rastin ta dërgojmë në Kushtetuese
Me 90 pedagogë dhe 50 publikime shkencore, UHZ forcon pozitën në kërkimin ndërkombëtar

LEXO GJITHASHTU

Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejnë kohë dhe rastin ta dërgojmë në Kushtetuese
Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejnë kohë dhe rastin ta dërgojmë në Kushtetuese
Lajme
A është seanca antikushtetuese? Kurti gazetarëve: Kryesuesi e ka ftuar, unë i përgjigjem pozitivisht
A është seanca antikushtetuese? Kurti gazetarëve: Kryesuesi e ka ftuar, unë i përgjigjem pozitivisht
Lajme
Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë
Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë
Lajme
Haradinaj: Kjo legjislaturë s’ka fuqi për të prodhuar diçka, po arrihet aty ku ka qenë qëllimi – zgjedhjet e reja
Haradinaj: Kjo legjislaturë s’ka fuqi për të prodhuar diçka, po arrihet aty ku ka qenë qëllimi – zgjedhjet e reja
Lajme
Dimal Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje
Dimal Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje
Lajme

You Might Also Like

​Haziri merr pjesë në seancë, kërkon respektimin e Kushtetutës
TOP Momenti

​Haziri merr pjesë në seancë, kërkon respektimin e Kushtetutës

August 8, 2026
Gjenden mbetjet e pesë alpinistëve të zhdukur në Nepal
TOP Momenti

Gjenden mbetjet e pesë alpinistëve të zhdukur në Nepal

August 8, 2026
Gruda: Kushtetuta po rrënohet sot nga ata që i zgjodhi populli, jo më nga Millosheviqi
TOP Momenti

Gruda: Kushtetuta po rrënohet sot nga ata që i zgjodhi populli, jo më nga Millosheviqi

August 8, 2026
Haxhiu: Kushdo që ka probleme me seancën e sotme e ftoj t’i drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti

Haxhiu: Kushdo që ka probleme me seancën e sotme e ftoj t’i drejtohet Kushtetueses

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?