Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në Novobërdë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 7 gusht, rreth orës 21:30, ndërsa sasia e substancës narkotike të konfiskuar ishte 3.76 gramë.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri

