By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun
TOP Momenti

Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun

Momenti
Published: August 17, 2026

Saime Isufi ka rrëfyer për herë të parë në detaje njohjen me Kadri Zekën, veprimtarinë e tyre të përbashkët ilegale dhe mënyrën se si, nga bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare, mes tyre lindi edhe dashuria.

Në emisionin “Dosje” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, Saime Isufi ka treguar se me Kadri Zekën ishte njohur në verën e vitit 1977, kur së bashku me kushëririn e saj, Ismet Isufi, kishin formuar një celulë ilegale.

Your browser does not support the video tag.

“Unë, në 1977, u organizova në një celulë, përsëri me kushëririn tim, Ismet Isufin. Ai më ofroi edhe me Kadri Zekën dhe aty formuam celulën e parë në verën e vitit 1977”, tregoi ajo.

Isufi tha se deri në atë moment kishte dëgjuar për Kadri Zekën, por nuk e kishte njohur personalisht. Takimi i parë, sipas saj, kishte ndodhur natën, në një rrugë ndërmjet shtëpisë së saj dhe asaj të kushëririt.

Kadri Zeka kishte ardhur në vendtakim me biçikletë.

“Ka qenë vera dhe ai kishte ndaluar në gjysmë të rrugës, dhe ishte natë. Zakonisht takoheshim natën ne për veprimtarinë e fshehtë. Ai kishte ardhur me një biçikletë, sikur sot më kujtohet, dhe na priste ne të dyve”, rrëfeu Isufi.

Takimi i parë i kishte lënë përshtypje të fuqishme. Sipas saj, që në bisedën e parë kishte kuptuar se Kadri Zeka ishte një veprimtar i përgatitur teorikisht dhe në aspektet e tjera të organizimit ilegal.

Ajo tregoi se po atë natë kishin bërë edhe betimin e tyre.

“Që natën e parë ne u betuam që do të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut, për çështjen e atdheut”, tha Isufi.

Pas krijimit të celulës, Isufi ka thënë se takimet zhvilloheshin rregullisht, zakonisht një herë në dy javë dhe kryesisht gjatë natës, për të shmangur zbulimin nga organet jugosllave të sigurisë.

Në këto takime, sipas Isufit, anëtarët merrnin dhe shkëmbenin libra të ndaluar dhe materiale të organizatës, përmes të cilave përgatiteshin për veprimtarinë ilegale.

Materialet përmbanin udhëzime për organizimin, konspiracionin, mënyrat e fshehjes dhe kujdesin që duhej treguar, por edhe literaturë për ngritjen teorike dhe praktike të veprimtarëve.

Isufi tha se kjo veprimtari vazhdoi në konspiracion të thellë deri në vitin 1981.

Ndërkohë, në vitin 1978, Kadri Zeka ishte detyruar të largohej nga Kosova pasi kërkohej nga UDB-ja jugosllave. Isufi tha se në atë periudhë Zeka dhe Hydajet Hyseni ishin bashkëveprimtarë dhe shokë të afërt.

“Kadri Zeka doli në vitin 1978 në ilegalitet. U kërkua nga organet e UDB-së bashkë me Hydajet Hysenin. Ishin shokë të pandarë si të shkollimit, por edhe të veprimtarisë ilegale”, tha ajo.

Sipas Isufit, organizata kishte vendosur që Kadri Zeka të largohej jashtë Kosovës dhe të vazhdonte veprimtarinë nga jashtë, ndërsa Hydajet Hyseni kishte mbetur për të vepruar brenda vendit.

Vetë Saime Isufi u largua nga Kosova në tetor të vitit 1981. Ajo sqaroi se largimi i saj nuk kishte ardhur për shkak se ishte zbuluar nga UDB-ja.

“Unë nuk u dekonspirova nga organet e UDB-së, por largimi im ishte se unë shkova te Kadriu”, tregoi Isufi.

Në atë kohë, sipas saj, ajo dhe Kadri Zeka tashmë i kishin dhënë fjalën njëri-tjetrit, ndonëse lidhja e tyre kishte lindur në rrethana të jashtëzakonshme, mes veprimtarisë ilegale dhe rrezikut të vazhdueshëm nga zbulimi.

Isufi tregoi se fillimisht e kishte të vështirë ta kuptonte nëse ndjenja ndaj Kadri Zekës ishte vetëm afërsi mes dy bashkëveprimtarëve apo diçka më shumë.

“Unë e kam pasë një simpati, por më dukej si një shok, si një bashkëveprimtar, nuk dija t’i dalloja. Do të thotë dashurinë për shokun dhe dashurinë e zemrës”, tha ajo.

Vetëm pasi Kadri Zeka u largua nga Kosova, Isufi thotë se e kuptoi se ndjenjat e saj për të shkonin përtej raportit mes dy bashkëveprimtarëve.

Nga viti 1978 deri në vitin 1981, ata vazhduan komunikimin në distancë. Për shkak të rrezikut nga përgjimet dhe zbulimi, komunikimi zhvillohej kryesisht përmes letrave dhe shokëve të organizatës, ndërsa telefonatat shmangeshin.

Isufi zbuloi se pikërisht përmes këtyre letrave ndodhi edhe shprehja e parë e dashurisë mes tyre.

“Përmes letrave, nuk ndodhi këtu”, tha ajo, duke konfirmuar se sa ishin së bashku në Kosovë nuk kishin guxuar t’ia shprehnin hapur njëri-tjetrit ndjenjat.

– YouTube youtu.be

You Might Also Like

Saime Isufi: Natën kur u vranë Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave ilegale shqiptare
Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar
Zjarret në Shqipëri, shtatë vatra aktive në territorin e vendit
​Nis asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj
Publikohen pamjet e përplasjes fatale që la të vdekur dy vëllezër në Surkish të Podujevës

LEXO GJITHASHTU

Gjatë javës së fundit u regjistruan 25 raste të reja me fruth në Kosovë
Gjatë javës së fundit u regjistruan 25 raste të reja me fruth në Kosovë
Lajme
“Babën tim e kanë marrë n’burg dhe nuk është kthyer më, unë kam qenë dy vjeç”, rrëfimi ekskluziv i Avni Deharit për jetën e tij
“Babën tim e kanë marrë n’burg dhe nuk është kthyer më, unë kam qenë dy vjeç”, rrëfimi ekskluziv i Avni Deharit për jetën e tij
Lajme
Ymeri: Vlera e kontratës së KEK me maqedonët aq sa paguajnë kosovarët për 3-4 muaj import të rrymës
Ymeri: Vlera e kontratës së KEK me maqedonët aq sa paguajnë kosovarët për 3-4 muaj import të rrymës
Lajme
Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë
Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë
Lajme
Kryeministri francez përballet me reagimin ndaj zjarreve, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen në të gjithë Evropën
Kryeministri francez përballet me reagimin ndaj zjarreve, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen në të gjithë Evropën
Lajme

You Might Also Like

Ministria e Shëndetësisë më 20 gusht do të publikojë të dhënat për epideminë nga uji në Gostivar
TOP Momenti

Ministria e Shëndetësisë më 20 gusht do të publikojë të dhënat për epideminë nga uji në Gostivar

August 17, 2026
QMK: Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe 13 të shuar
TOP Momenti

QMK: Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe 13 të shuar

August 17, 2026
“Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë
TOP Momenti

“Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë

August 17, 2026
Shtatë të dyshuar të rinj për transportimin e marihuanës nga Maqedonia e Veriut në Serbi
TOP Momenti

Shtatë të dyshuar të rinj për transportimin e marihuanës nga Maqedonia e Veriut në Serbi

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?