By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
TOP Momenti

Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë

Momenti
Published: May 25, 2026









Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të mërkurën, në orën 10:00, të grumbullohen në Preshevë për të pritur një delegacion të lartë të kongresistëve amerikanë.

Your browser does not support the video tag.


Sipas Rexhepit, ky nuk është një takim i zakonshëm, por një moment historik ku Lugina duhet të tregojë unitet, forcë dhe dinjitet përballë miqve strategjikë të kombit shqiptar.

Your browser does not support the video tag.


“Më 26 maj, në ora 10:00, Presheva nuk pret vetëm mysafir. Presheva pret Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Këshillin Kombëtar Shqiptar vijnë kongresmenë më të lartë amerikanë, zëra të fuqishëm në Uashington, mbështetës të kauzës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë kreu i KKSH-së.


Rexhepi u ka bërë thirrje të gjitha moshave dhe kategorive shoqërore nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, përfshirë studentët, veteranët dhe mërgimtarët, që t’i bashkohen kësaj mikpritjeje madhështore.


“Le të mbushet Presheva me flamuj kuqezi dhe amerikanë. Le të dëgjohet zëri i shqiptarëve të Luginës. Le ta kuptojë bota se ky popull nuk dorëzohet dhe nuk hesht. Sepse kur miqtë e shqiptarëve vijnë në Luginë, Lugina ngrihet në këmbë”, porositi ai.




Kjo vizitë vjen në një periudhë të rëndësishme për shqiptarët e Luginës, të cilët vazhdimisht kërkojnë vëmendje ndërkombëtare për të drejtat e tyre elementare, ndërsa vizita e zyrtarëve të lartë nga Uashingtoni shihet si një mbështetje e fuqishme direkte për kauzën e tyre kombëtare, pasi autoritetet serbe po vazhdojnë që përmes masivizimit të adresave të bëjnë spastrim etnik të heshtur në Luginë.



source

You Might Also Like

Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain
Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe mbajnë konsultime politike në Vjenë
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor para versionit përfundimtar, një pjesë e madhe e zgjidhjeve janë harmonizuar
Janevska: Do ta optimizojmë rrjetin shkollor pa i pushuar mësuesit nga puna
Franca – Norvegjia, mund të pezullohet

You Might Also Like

​Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujton në ditën e lindjes akademikun Rexhep Qosja
TOP Momenti

​Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujton në ditën e lindjes akademikun Rexhep Qosja

June 25, 2026
​Aktorja Fatlume Bunjaku u zgjodh anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
TOP Momenti

​Aktorja Fatlume Bunjaku u zgjodh anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit

June 25, 2026
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?
TOP Momenti

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
Vazhdon ngritja profesionale e oficerëve të FSK-së
TOP Momenti

Vazhdon ngritja profesionale e oficerëve të FSK-së

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?