By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta
TOP Momenti

Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta

Momenti
Published: August 19, 2026









“Ajo/ajo nuk ishte për mua”, duket se është fraza që përdoret më shpesh nga dikush që është ndarë nga i dashuri/e dashura. Ndoshta edhe ne ia kemi thënë vetes këtë të paktën një herë në jetë, edhe pse shumë njerëz përreth mund të mendonin se ishim çifti i përkryer.

Your browser does not support the video tag.


Shpesh ndihemi të çoroditur se si një dashuri e vërtetë shndërrohet në asgjë. Jed Diamond, një psikolog, i njohur ka arritur në një konkluzion pas 40 vitesh kërkimesh klinike, se shumica e njerëzve në fakt arrijnë ta gjejnë dashurinë e vërtetë në jetën e tyre. Por, problemi është se nuk ia dalin dot t’i kalojnë të pesta fazat e dashurisë, dhe përgjithësisht arrijnë vetëm tek e treta. Ja cilat janë ato.


1. Të biesh në dashuri


Të biesh në dashuri është faza kur e sheh veten tek jeton mes një reje hormonesh të lumtura. Është koha kur i projekton të gjitha dëshirat dhe shpresat tek partneri. Ai/ajo bëhet me shpejtësi njeriu ideal; nuk ka asnjë lloj defekti në sytë e tu. Ti besoj se ai/ajo do të jetë në gjendje gjithmonë të plotësojë çdo dëshirë, dhe ti beson çdo fjalë që ai thotë. Besimi në dashurinë e vërtetë të bën që të mos dëgjosh asnjë zë skeptik në këtë moment.


2. Të bëhesh çift


Në këtë fazë dashuria bëhet më e fortë. Filloni ta njihni njëri-tjetrin më mirë dhe prezenca juaj nis të ketë efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është koha e bashkimit dhe lumturisë. Në një pikë të caktuar, pas muajsh apo vitesh bashkëjetesë, kjo fazë mund të shoqërohet me ardhjen në jetë të një fëmijë, që vetëm sa e forcon më tepër lidhjen mes jush. Ndiheni të mbrojtur dhe të dëshiruar. Dhe, beson se përfundimisht ke gjetur njeriun që bën për ty – se lidhja jote është vendosur nga fati.


3. Zhgënjimi


Kjo është periudha kur shpresat tuaja nisin të thërrmohen. Momenti kur të duket sikur ndjenjat e tua mund të zhduken për të mos u kthyer më. Partneri të duket i paparashikueshëm dhe sjellja e tij të mërzit në mënyra të ndryshme. Nis të ndiesh se do të shkëputesh prej tij ose i thua vetes se nuk është njeriu i duhur për ty. Të duket se nuk ka asnjë arsye të torturosh veten dhe partnerin në një marrëdhënie që nuk ka të ardhme.


4. Të krijosh një dashuri të vërtetë e të qëndrueshme


Nëse i mbyll sytë dhe përpiqesh të kalosh të gjitha pengesat në lidhjen tënde, mund të mbërrish në këtë fazë. Mendja jote tashmë është e lirë nga iluzionet të cilat i kishe projektuar tek partneri yt në fazat pararendëse. Personi që qëndron përballë teje nuk është ai me të cilin imagjinoje të ishe, por është një person real. Ti i pranon, dhe ç’është më e rëndësishmja, i kupton të metat e tij. Tani është momenti të shërohesh dhe të kalosh në fazën tjetër.


5. Të përdorësh fuqinë e dy njerëzve për të ndryshuar botën


Tani që e ke kuptuar se ke mësuar të kapërcesh mosmarrëveshjet dhe duke gjetur një lidhje të thellë, të fortë e të qëndrueshme, do të arrish në një përfundim edhe më çliruese: se të dy ju keni fuqinë për të ndryshuar diçka në këtë botë. Nuk do të jetoni së bashku vetëm për hir të njeri-tjetrit, por do të bëni një jetë në çift për hir të një kauze më të madhe. Mund të jetë që punoni bashkë, shkruani bashkë, krijoni diçka bashkë – mund të jetë gjithçka. Por vetëm kur filloni të funksiononi si një e vetme, pasi keni kaluar të gjitha fazat e mëparshme mund të thoni 100 për qind të sigurt: po, ky njeri është për mua.


source

You Might Also Like

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
Gurë, përplasje me kordonin policor dhe bllokim trafiku, policia raporton për dy të arrestuar
Përfshijini këto katër lloje frutash në dietën e fëmijës suaj
Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale
Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

LEXO GJITHASHTU

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Lajme
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruat, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruat, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Lajme
Djali i Kadri Veselit: Ju kisha lutë të na kurseni nga pyetjet, ishin 24 orë kaotike, i falënderoj njerëzit e Kosovës
Djali i Kadri Veselit: Ju kisha lutë të na kurseni nga pyetjet, ishin 24 orë kaotike, i falënderoj njerëzit e Kosovës
Lajme
Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Lajme
Arrijnë në Prishtinë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Arrijnë në Prishtinë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Lajme

You Might Also Like

Historiania holandeze për dënimet e Speciales: Janë goxha të larta krahasuar me krime të ngjashme
TOP Momenti

Historiania holandeze për dënimet e Speciales: Janë goxha të larta krahasuar me krime të ngjashme

September 16, 2026
Djali i Hashim Thaçit reagon pas vendimit të Hagës: Beteja nuk ka mbaruar
TOP Momenti

Djali i Hashim Thaçit reagon pas vendimit të Hagës: Beteja nuk ka mbaruar

September 16, 2026
Qytetarët vazhdojnë pretestën në shesh, premtojnë se nuk do ta sulmojmë Policinë dhe institucionet
TOP Momenti

Qytetarët vazhdojnë pretestën në shesh, premtojnë se nuk do ta sulmojmë Policinë dhe institucionet

September 16, 2026
Inspektorët e tregut arkëtuan gjoba me vlerë mbi 3,4 milionë denarëve për një javë
TOP Momenti

Inspektorët e tregut arkëtuan gjoba me vlerë mbi 3,4 milionë denarëve për një javë

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?