By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tre të arrestuar për fajde në Prizren, gjatë operacionit lëndohet një 17-vjeçare dhe një polic
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, gjatë operacionit lëndohet një 17-vjeçare dhe një polic
TOP Momenti

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, gjatë operacionit lëndohet një 17-vjeçare dhe një polic

Momenti
Published: August 18, 2026

Tre persona janë arrestuar në një operacion të zhvilluar nga Policia në Prizren në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

Operacioni është zhvilluar pasi dyshohet se të arrestuarit merreshin me fajde.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni është lënduar një vajzë 17-vjeçare dhe një polic, pasi janë goditur me veturë nga njëri prej të arrestuarve i cili ka tentuar të ikë.

“Gjatë tentimit për arrestimin e njërit prej të dyshuarve, i dyshuari nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen. Gjatë ikjes, i njëjti ka goditur një këmbësore, femër, 17-vjeçare, e cila, sipas vlerësimit të mjekëve, ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë. Po gjatë ikjes, i dyshuari ka goditur edhe një zyrtar policor – hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, i njëjti është ndaluar dhe arrestuar”, ka njoftuar Bytyqi.

Ai ka njoftuar se të arrestuarit kryesor i janë gjetur para të dyshuara se janë dhënë për qëllime të simulimit, të cilat janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme hetimore.

Bytyqi ka thënë se në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprime të tjera hetimore lidhur me rastin, me qëllim të dokumentimit të plotë të veprës penale dhe rrethanave të tjera ndërlidhëse.

Ai ka bërë të ditur se ky operacion është realizuar edhe falë besimit dhe bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës./teve1.info/

 

 

source

You Might Also Like

Blleki vjen me “Senzacion”
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, më shumë mbrojtje për adoleshentët dhe fokus te mësimi
“Duam të jemi më të mirët në botë” – Arteta tregon ambiciet e Arsenalit

LEXO GJITHASHTU

Gjobitet shoferi që lejoi pasagjerin të dalë nga automjeti
Gjobitet shoferi që lejoi pasagjerin të dalë nga automjeti
TOP Momenti
Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta
Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta
TOP Momenti
80 ditë protestë në Tiranë
80 ditë protestë në Tiranë
TOP Momenti
Tërmeti trondit Granadën historike të Spanjës, duke plagosur tre persona
Tërmeti trondit Granadën historike të Spanjës, duke plagosur tre persona
Lajme
Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president
Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president
TOP Momenti

You Might Also Like

KEK-u për marrëveshjen 73-milionëshe: Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit nuk ndërlidhen
TOP Momenti

KEK-u për marrëveshjen 73-milionëshe: Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit nuk ndërlidhen

August 18, 2026
Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?
TOP Momenti

Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?

August 18, 2026
OpenAI lanson ChatGPT për adoleshentët
TOP Momenti

OpenAI lanson ChatGPT për adoleshentët

August 18, 2026
Pa president, pa zgjidhje në Kushtetutë: Çfarë e pret Kosovën pas 4 tetorit?
TOP Momenti

Pa president, pa zgjidhje në Kushtetutë: Çfarë e pret Kosovën pas 4 tetorit?

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?