By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rastet tragjike, Sindikata e Re e KEK’ut menaxhmentit: Si është e mundur të mos ketë asnjë dorëheqje, turpi s’paska fund
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rastet tragjike, Sindikata e Re e KEK’ut menaxhmentit: Si është e mundur të mos ketë asnjë dorëheqje, turpi s’paska fund
Lajme

Rastet tragjike, Sindikata e Re e KEK’ut menaxhmentit: Si është e mundur të mos ketë asnjë dorëheqje, turpi s’paska fund

Momenti
Published: August 22, 2026

Sindikata e Re e KEK’ut, ka reaguar lidhur me vdekjet që po ndodhin në KEK, duke shtruar pyetjen se ‘’si është e mundur që për 7 muaj të kemi 4 punëtorë të vdekur në vendin e punës dhe të mos ketë asnjë dorëheqje morale?’’.

Në postim thuhet edhe se, ‘’vetëm paratë e shpenzuara për këshilltarë të jashtëm dhe për derivate nga përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit të punës do të mund të mjaftonin për blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe për rritjen e sigurisë në vendin e punës’’.

Your browser does not support the video tag.

Nga sindikata shtohet edhe se, siguria në KEK duhet të jetë prioritet, jo vetëm pas një tragjedie, por çdo ditë.

Postimi:

TURPI SPASKA FUND

MENAXHIM PA NDJENJA

Të humbasësh një koleg në frontin e punës është njësoj si të humbasësh një bashkëluftëtar në betejë. Dhimbja është e madhe, sepse nuk humbëm vetëm një punëtor, por një njeri, një koleg dhe një pjesëtar të familjes së madhe të KEK-ut.

Por përtej dhimbjes, shtrohet një pyetje që nuk mund të heshtet më:

Si është e mundur që për 7 muaj të kemi 4 punëtorë të vdekur në vendin e punës dhe të mos ketë asnjë dorëheqje morale?

Disa drejtorë e menaxherë duket se janë bërë “lëpirës të një page”, duke punuar me frikën se mos e humbin postin. Por posti nuk është gjithçka! Paga dhe karrigia nuk mund të jenë më të rëndësishme se jeta e një punëtori.

Pashë Zotin, a nuk ju vjen turp?

A mendoni se punëtorët janë patate apo fije bari, që ju t’i plotësoni egot tuaja me paga të majme dhe vetura deri në 50 mijë euro, të cilat i përdorni edhe pas orarit të punës për në shtëpitë tuaja?

Vetëm paratë e shpenzuara për këshilltarë të jashtëm dhe për derivate nga përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit të punës do të mund të mjaftonin për blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe për rritjen e sigurisë në vendin e punës.

JO MË!

Nuk do t’i përmbushni më egot tuaja në kurriz të djersës, mundit dhe jetës së punëtorëve.

Punëtorët kanë familje. Në fund të ditës ata duan të kthehen të gjallë te fëmijët, bashkëshortet, prindërit dhe familjet e tyre.

Turpi dhe marrja, spaskan  fund!

Prandaj, BRAVO atyre menaxherëve që kanë dhënë dorëheqje, kur kanë parë se nuk kanë pasur kushtet për të garantuar punën dhe sigurinë e punëtorëve.

Sot, të paktën, ata janë me faqe të bardhë.

Jeta e punëtorit duhet të jetë mbi çdo post, mbi çdo pagë dhe mbi çdo interes personal.

MJAFT MË ME HESHTJE!

Siguria në KEK duhet të jetë prioriteti numër një, jo vetëm pas një tragjedie, por çdo ditë që një punëtor hyn dhe del nga vendi i punës.

Sindikata e Re e KEK-ut

Xhelal Jashari

 Kryetar

The post Rastet tragjike, Sindikata e Re e KEK’ut menaxhmentit: Si është e mundur të mos ketë asnjë dorëheqje, turpi s’paska fund appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
Anulohet papritur takimi Kurti–Ulutaş, KFOR-i: U anulua për “rrethana të paparashikuara”
Zjarret masive në Serbi, BE dërgon helikopterë dhe zjarrfikës

LEXO GJITHASHTU

Macron premton raketa interceptuese për Ukrainën
Macron premton raketa interceptuese për Ukrainën
Lajme
Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
TOP Momenti
Aleanca paralajmron akrivitet simbolik para Kuvendit
Aleanca paralajmron akrivitet simbolik para Kuvendit
Lajme
Sinani godet Vuçiqin pas vizitës në Preshevë: Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë
Sinani godet Vuçiqin pas vizitës në Preshevë: Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë
Lajme
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
TOP Momenti

You Might Also Like

Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
Lajme

Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë

August 22, 2026
KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin
Lajme

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

August 22, 2026
Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese
Lajme

Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese

August 22, 2026
Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
Lajme

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?