By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
TOP Momenti

Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë

Momenti
Published: August 22, 2026

Zbardhet minutë pas minute dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil.

E gjithë përplasja jashtë lokalit ka zgjatur gjashtë minuta. Në orën 5 e 14 minuta e 24 sekonda të datës 18 gusht, pas përplasjes që kishin pasur brenda në lokalin “Principotes” dalin 4 persona dhe qëndrojnë te rëra e ambienteve të jashtme të plazhit “Paradise”.

Your browser does not support the video tag.

Vetëm pak më vonë, në 05:15:22, nga ana e parkimit në pjesën jugore të “Principote” afrohen dy persona, David Heurtevent dhe Sokrat Lipan, i njohur edhe si Sokrat Vata. Ky i fundit është i veshur me një këmishë të bardhë dhe shkon në drejtim të grupit ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në 05:16:39, kamerat regjistrojnë momentin kur Sokrat Vata përplaset me një person të veshur me të bardha. Pas shtyrjes, ai largohet në drejtim të shezlongëve. Vetëm disa sekonda më pas, në 05:16:47, Vata ndjek një prej personave në drejtim të parkimit.

Situata përshkallëzohet më tej në 05:16:54. Sipas dosjes, Sokrat Vata kthehet me vrap në drejtim të Ibrahim Lemoie, i cili përplaset me shezlongët dhe bie në tokë. Vata ngrihet dhe afrohet dhe e godet. Në këtë moment ndërhyn Luis Miguel Varela Mendez.

Në 05:17:14, 20-vjeçari afrohet dhe e shtyn me trup Sokrat Vatën, i cili bie në tokë. Por, sipas përshkrimit të pamjeve, menjëherë pasi ngrihet, Vata i afrohet Mendesit dhe nis ta godasë. Përleshja përfshin edhe persona të tjerë. Në 05:17:20, David Heurtevent dhe Sokrat Vata godasin Luis Mendesin. Në të njëjtën kohë, Sudae Akhmat afrohet për të ndihmuar shokun e tij dhe godet Sokrat Vatën.

Situata vijon të jetë kaotike. Në intervalin 05:17:35–05:17:46, Serxhi Selimi godet Ibrahim Lemoien me grushte, ndërsa Luis Mendes, për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Vata dhe David Heurtevent, largohet me nxitim dhe futet në det.

Por edhe pasi largohet nga përleshja kryesore, konflikti nuk përfundon. Në 05:17:53, Luis Mendes afrohet nga pjesa jugore e plazhit, në zonën ku ndodhen kamarierët. Sipas dosjes, aty goditet me grushte nga Serxhi Ademi dhe më pas shtyhet në det. Vetëm disa sekonda më vonë, në 05:18:04, Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlongëve të plazhit “Paradise”. Në pamjet e kamerave, ai duket me bluzën e bardhë të gjakosur.

Ndërkohë, në 05:18:24, David Heurtevent largohet drejt ambienteve të brendshme të “Principote”. Në dosje thuhet se ai dallohet i gjakosur në pjesën e përparme të veshjeve.

Dy minuta më pas, në 05:20:28, largohet edhe Sokrat Vata. Sipas pamjeve të administruara në dosje, ai ka bluzën e bardhë të gjakosur dhe shoqërohet nga pas nga kamarieri Ildi Cekani në drejtim të ambienteve të “Principote”.

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes

Pjesë nga dosja hetimore:

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit “Principodes vërehen se dalin disa shtetas dhe qëndrojne tek rera e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise’, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes i veshur me një bluze të bardhe me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas.

Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026 nga ana e parkimit në anën jugore te Principotes vërejmë që afrohen dy shtetas konretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me të këmishë të bardhë. në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluze me ngivrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tu dhe shkon në drejtim të shezlloniave. Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha dhe Sokrati i ndjek nga mbas në drejtim të parkimit

Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:14 në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata), ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertventi veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngivrë të errët së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vien shtetasi Sudae Akhmat pet të ndihmuar shokun e tij shtetasin Luis Mendes dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.

Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes për tu larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe e ata e shtyinë në det.

Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecen ne drejtim te shezllonave të plazhit paradise ku vërehet se bluzen e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi Davit Heuertvent vërehet se largohet në drejtim të ambienteve të brendshme të Principotes, i cili dallohet që është i gjakosur tek piesa e përparme e teshave dhe po fshihet.

Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan i cili bluzen e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri Ildi Cekani i cili e shoqëron nga mbas në drejtim të lokalit te “Pricipotes”.

You Might Also Like

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë
Krasniqi: Buxheti për komunat është rritur 66%, Asociacioni të jetë zë i 38 komunave
“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës

LEXO GJITHASHTU

Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in
Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in
Lajme
OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
Lajme
Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare
Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare
Lajme
ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
Lajme
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Lajme

You Might Also Like

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
TOP Momenti

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej

August 22, 2026
Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë
TOP Momenti

Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë

August 22, 2026
​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë
TOP Momenti

​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë

August 22, 2026
Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë
TOP Momenti

Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?