Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka reaguar për vazhdimin e grevës së punëtorëve teknikë të shkollave, duke thënë se situata është tensionuar pas përpjekjeve të DKA-së për të gjetur një zgjidhje alternative.
Sipas sindikatës, DKA-ja është munduar të angazhojë punëtorë të rinj në shkolla gjatë kohës që punëtorët teknikë po vazhdojnë grevën. Sindikata pretendon se kjo ka çuar edhe në konfrontime fizike mes punëtorëve teknikë grevistë dhe personave të rinj të angazhuar për të kryer këto shërbime.
Këtë situatë e ka konfirmuar edhe një punëtore teknike, e cila është lidhur sot në emisionin “Kosova Live”.
Për më shumë ndiqni videon:
The post Raportohet për përleshje fizike mes disa punëtorëve grevistë me punëtorët e rinj të angazhuar në shkolla appeared first on Gazeta Express.

