By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Unë jam viktimë e Pegasus”: BIA nën akuzë për spiunazh ndaj opozitës dhe studentëve në Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Unë jam viktimë e Pegasus”: BIA nën akuzë për spiunazh ndaj opozitës dhe studentëve në Serbi
Lajme

“Unë jam viktimë e Pegasus”: BIA nën akuzë për spiunazh ndaj opozitës dhe studentëve në Serbi

Momenti
Published: September 5, 2026

“Motivi është kontrolli i kundërshtarëve politikë”.

Ky ishte reagimi i parë i deputetit opozitar nga Serbia, Radomir Lazoviq, pasi u bë e ditur se ai ishte përgjuar.

Your browser does not support the video tag.

Siç ka treguar një analizë e pavarur forenzike nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, në telefonin e tij ishte instaluar një softuer i avancuar spiunazhi (spyware).

Pa dijeninë e përdoruesit, ky softuer mund të ketë qasje në të gjitha të dhënat e pajisjes – mesazhe, kontakte, fotografi dhe përmbajtjen e aplikacioneve.

Ai gjithashtu mund të regjistrojë fshehurazi ekranin e pajisjes, si dhe të aktivizojë vetë mikrofonin ose kamerën.

Përdorimi i një softueri të tillë është i paligjshëm.

Dhe ky nuk është rasti i parë ku opozita, aktivistët dhe gazetarët në Serbi pretendojnë se janë viktima të mbikëqyrjes së paligjshme.

Ata akuzojnë qeverinë, të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, për përgjime, ndërsa zyrtarët shtetërorë i hedhin poshtë akuzat se kanë spiunuar kundërshtarët e tyre gjatë protestave masive kundër qeverisë.

Në shënjestër të softuerit të spiunazhit kanë qenë edhe përfaqësuesit e lëvizjes studentore që nisi protestat, sipas një analize të publikuar më 2 shtator nga organizata joqeveritare “SHARE Foundation”.

Që nga fillimi i vitit 2026 janë konfirmuar të paktën 14 raste, çka përbën valën më të madhe të dokumentuar të përdorimit të softuerëve të paligjshëm të përgjimit deri më tani, thekson “SHARE”.

Lazoviq, bashkëkryetar i Frontit të Gjelbër-të Majtë, i thotë REL se telefoni i tij ishte shënjestër e softuerit spiun gjatë zgjedhjeve lokale të marsit 2026.

Telefoni i tij, thotë ai, u përgjua duke përdorur një softuer të sofistikuar, me shumë gjasa Pegasus, i cili po zhvillohet nga kompania izraelite NSO.

Sipas vetë kompanisë, klientët e saj nuk mund të jenë individë, por vetëm shtete dhe agjencitë e tyre të inteligjencës.

“Këtë e përdorin autoritetet shtetërore, gjë që tregon qartë se kush qëndron pas gjithçkaje,” thotë Lazoviq.

Për këtë arsye, thotë ai, do t’u drejtohet institucioneve ndërkombëtare.

I pyetur nëse do ta dorëzojë raportin te autoritetet në Serbi, Lazoviq përgjigjet se do ta bëjë këtë, edhe pse nuk beson se një procedurë e tillë do të ketë ndonjë efekt.

“Kur po ato institucione vendase të përgjojnë, të monitorojnë dhe punojnë kundër teje, është e vështirë të besosh se ato do të bëjnë diçka”, përfundon ai.

Kompania NSO nuk ka komentuar mbi pretendimet e fundit për përgjime të paligjshme në Serbi.

Në mesin e vitit 2025, kur u pyet nga Amnesty International, NSO nuk konfirmoi se Serbia ishte kliente e saj, e as që Pegasus ishte përdorur për përgjime të paligjshme.

Kompania tha në atë kohë se nuk do të komentonte mbi klientët specifikë apo të mëparshëm, duke përmendur detyrimet e konfidencialitetit

‘Është sikur telefoni juaj është në duart e tyre’

Akuza se qeveria po i përgjon, një ditë para Lazoviq, u bënë edhe nga përfaqësues të lëvizjes studentore.

“Duket sikur telefoni juaj është në duart e tyre”, tha studentja Jelena Kontiq.

Kontiq mori njoftimin se telefoni i saj, një iPhone, ishte shënjestra e një sulmi nga Apple, e cila zhvillon këto pajisje mobile.

“Unë jam viktima e parë e ‘Pegasus’ në vitin 2026”, shtoi ajo

Ky softuer i përparuar nuk kërkon asnjë ndërveprim nga përdoruesi.

Domethënë, përdoruesi nuk duhet të klikojë ose të bëjë asgjë që programi spiun të instalohet në telefonin e tij.

Gjatë verës, një njoftim i ngjashëm iu dërgua përfaqësuesve të tjerë të lëvizjes, të cilët ishin aktivë në fushatën studentore.

Paralajmërimi nga Apple mbërriti në 11 adresa të tjera.

“Për mua, njoftimi që mora shkaktoi zemërimin më të madh. Sepse nuk u shkel vetëm privatësia dhe siguria ime, por edhe ajo e të gjithë njerëzve me të cilët komunikoja… Kjo e vetme i bëri ata viktima të mbikëqyrjes nga dikush”,  shtoi Jelena Kontiq.

Pas paralajmërimit, studentët iu drejtuan fondacionit joqeveritar SHARE, i cili, sipas tyre, konfirmoi se telefonat e tyre ishin hakuar përmes programit “Pegasus”.

SHARE njoftoi se gjetjet e tyre u konfirmuan në mënyrë të pavarur nga organizata ndërkombëtare – “Citizen Lab” i Universitetit të Torontos dhe “Security Lab” i Amnesty International.

Në dy raste të tjera, SHARE raportohet se zbuloi se telefonat ishin hakuar me programe të tjera spiunazhi.

Ata pretendojnë se bëhet fjalë për një version të softuerit të quajtur “NoviSpy”, i cili supozohet të jetë prodhuar brenda vendit.

Megjithatë, ky softuer kërkon qasje fizike në telefon.

Sipas tyre, njëri nga anëtarët e lëvizjes studentore e pati këtë program të instaluar në telefon ndërsa ndodhej në stacionin e policisë, pasi telefoni i ishte konfiskuar pas ndalimit të tij.

Autoritetet i mohojnë pretendimet për përgjim

Deri në momentin e publikimit të shkrimit, MUP-i nuk iu përgjigj pyetjeve të RFE-së lidhur me mbikëqyrjen e paligjshme – pra, nëse po përgjohen telefonat dhe të kujt janë ata.

As Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) nuk dha përgjigje.

Në një deklaratë të shkurtër të publikuar në faqen e tyre të internetit, ata i cilësuan pretendimet për përgjim si “sensacionalizëm të rëndomtë e banal”.

Ndërkaq, presidenti serb Aleksandar Vuçiq – të cilin opozita e akuzoi se qëndronte drejtpërdrejt pas përgjimeve – i hodhi poshtë këto pretendime si “budallaqe dhe pa kuptim”, duke theksuar se për to nuk ishte ofruar “asnjë provë”.

Brukseli dhe Uashingtoni reagua

Ndërkohë, mbërriti një paralajmërim nga Bashkimi Evropian.

Nga Brukseli u njoftua se të gjitha përpjekjet për të aksesuar ilegalisht të dhënat e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, nëse konfirmohen, janë të papranueshme.

Kongresmeni republikan Joe Wilson foli nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se “është e papranueshme që regjimi i Vuçiç përdori softuer spiunazhi pushtues për mbikëqyrje”.

“Kjo teknologji totalitare po keqpërdoret kundër një populli të lirë që kërkon sundimin e ligjit”, shkroi ai në rrjetin social X.

Komisioneri dhe Avokati i Popullit bëjnë thirrje që rastet të raportohen

Pas njoftimeve nga studentët dhe opozita lidhur me përgjimin e paligjshëm, zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale deklaroi për RSE-në se rastet duhet të raportohen pranë tyre, në mënyrë që ata të mund të veprojnë.

Ky institucion i pavarur shtetëror i Serbisë thekson se “për momentin” nuk disponon të dhëna për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë bazë për ndërhyrjen e tyre.

Ata shtojnë gjithashtu se kanë vepruar edhe më parë pas pretendimeve lidhur me përdorimin e softuerëve spiunë, pra mjeteve për qasje në të dhënat e telefonave celularë.

Sipas tyre, autoritetet shtetërore kishin dhënë një deklaratë për këtë çështje në atë kohë dhe nuk ishte konstatuar shkelje e ligjit.

Mbrojtësi i Qytetarëve, Zoran Pasaliq, i tha REL se për zyrën e tij nuk përbën problem kontrolli i shërbimeve të inteligjencës dhe policisë lidhur me pretendimet për përgjimin e telefonave.

Megjithatë, siç thotë ai, fillimisht duhet t’u jepet informacion i caktuar.

“U bëj thirrje atyre (studentëve dhe organizatave politike): nëse keni ndonjë informacion përkatës, kontaktoni institucionin, në mënyrë që ne të mund ta kryejmë procedurën siç duhet”, tha ai.

Pretendimet e mëparshme të gazetarëve dhe aktivistëve për përgjim ishin raportuar gjithashtu në Prokurorinë për Krimin e Teknologjisë së Lartë (VTK).

Prokuroria nuk iu përgjigj pyetjeve deri në momentin e publikimit të shkrimit – lidhur me atë nëse do të veprojnë pas njoftimit të ri të studentëve që po mbajnë bllokadë dhe të përfaqësuesve të opozitës.

Pa përgjigje mbetet edhe pyetja se çfarë u konstatua në rastet e mëparshme, kur gazetarët dhe aktivistët gjithashtu akuzuan shtetin për instalimin e paligjshëm të softuerëve të avancuar të spiunimit në telefonat e tyre.

Që në dhjetor të vitit 2024, organizata ndërkombëtare Amnesty International dokumentoi dhjetëra raste në Serbi ku telefonat ishin infektuar me softuerin “NoviSpy”.

Më pas u konstatua se, si rregull, ai instalohej kur gazetarët dhe figurat e opozitës mbaheshin përkohësisht në paraburgim ose merreshin në pyetje nga policia apo BIA.

Ata deklaruan gjithashtu se serverët me të cilët komunikon softueri ndodhen në Serbi dhe se mund të lidhen me shërbimin sekret serb.

U zbulua gjithashtu se, para instalimit të “NoviSpy”, për zhbllokimin e telefonit përdorej mjeti “Cellebrite”, i cili përdoret gjerësisht nga agjencitë e sigurisë në mbarë botën.

Kompania izraelite “Cellebrite”, e cila e zhvillon këtë mjet, njoftoi pas raportit të Amnesty-t se kishte tërhequr disa licenca në Serbi.

Deri më tani, ata nuk kanë specifikuar nëse ndalimi i përdorimit ka të bëjë me BIA-n, MUP-in apo institucione të tjera./REL

The post “Unë jam viktimë e Pegasus”: BIA nën akuzë për spiunazh ndaj opozitës dhe studentëve në Serbi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Faton Peci largohet nga drejtimi i degës së GUXO’s në Mitrovicë, kryetarit të ri i uron suksese në ‘‘konsolidimin e partisë’’
Rrustemi i VV’së: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë
Mosmarrëveshje në komunikacion në Rrugën C, tensione mes qytetarëve – ndërhyn Policia
Dehari caktoi vazhdimin e seancës më 9 shtator, PDK e Aleanca me akuza për shkelje, LDK në raporte “komplekse” me VV’në
Dehari caktoi seancë të re më 9 shtator, PDK e Aleanca i reagojnë ashpër, LDK në raporte “komplekse” me VV’në

LEXO GJITHASHTU

Në një organizimin madhështor, UBT mban Ceremoninë e Gradimit të studentëve të gjeneratës së 23-të
Në një organizimin madhështor, UBT mban Ceremoninë e Gradimit të studentëve të gjeneratës së 23-të
TOP Momenti
“Çfarë s’na vret na bën më të fortë”/ Kryeministri Rama takon banorët pas flakëve në Himarë
“Çfarë s’na vret na bën më të fortë”/ Kryeministri Rama takon banorët pas flakëve në Himarë
TOP Momenti
PDK e Aleanca paralajmërojnë fazë tjetër të veprimit për të “kthyer ligjshmërinë”, nga LVV kërkojnë reagimin e institucioneve të sigurisë
PDK e Aleanca paralajmërojnë fazë tjetër të veprimit për të “kthyer ligjshmërinë”, nga LVV kërkojnë reagimin e institucioneve të sigurisë
TOP Momenti
Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
TOP Momenti
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra, 11 aktive dhe 5 nën mbikëqyrje
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra, 11 aktive dhe 5 nën mbikëqyrje
TOP Momenti

You Might Also Like

Ambasadori amerikan në NATO: Nuk do t’i tolerojmë sulmet hibride, është e papranueshme
Lajme

Ambasadori amerikan në NATO: Nuk do t’i tolerojmë sulmet hibride, është e papranueshme

September 5, 2026
Kongresisti amerikan: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini
Lajme

Kongresisti amerikan: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini

September 5, 2026
Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë” – komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë
Lajme

Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë” – komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

September 5, 2026
Situata e tensionuar, Policia i pengoi studentët dhe qytetarët e Nishit të shkonin te Vuçiqi – Xhandarmëria gjithashtu në rrugë
Lajme

Situata e tensionuar, Policia i pengoi studentët dhe qytetarët e Nishit të shkonin te Vuçiqi – Xhandarmëria gjithashtu në rrugë

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?