Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje, ka kritikuar partitë opozitare për ‘’barrikadim’’, duke thënë se këto parti s’duan që lideri i VV’së, Albin Kurti, të qeverisë, dhe të njëjtat, të vendosin pavarësisht popullit.
Rrustemi e ka cilësuar këtë si të pamundur. Deputeti i VV’së, po ashtu ka rikujtuar edhe proceset zgjedhore, ku po ashtu ka kritikuar partitë opozitare, duke thënë se të njëjtat, për ‘’bllokuan Albulena Haxhiun për t’u bërë kryetare e Kuvendit, pastaj nuk pranuan as Albin Kurtin për kryeministër e as Glauk Konjufcën’’.
Postimi:
• Pas një mandati të plotë 4-vjeçar, më 9 shkurt 2025 u mbajtën zgjedhjet e rregullta.
• Prej shkurtit 2025 deri në nëntor 2025 opozita ishte e barrikaduar për të mos lënë LVV-në të qeverisë. Disa muaj bllokoi Albulena Haxhiun për t’u bërë kryetare e Kuvendit, pastaj nuk pranuan as Albin Kurtin për kryeministër e as Glauk Konjufcën.
Kosova shkoi në zgjedhje të reja.
• Më 28 dhjetor 2025 – LVV fitoi zgjedhjet edhe më bindshëm.
Kuvendi u konstituua, Qeveria u formua. Opozita u barrikadua tash për Presidentin ku duheshin 80 vota në kuti.
• LVV kërkoi nga opozita emra që t’ja votonte, por ajo nuk u përgjigj dhe nuk dha asnjë emër. LVV propozoi një figure jopartiake si Feride Rushiti. Sërish u refuzua.
Kosova shkoi në zgjedhje sërish.
• Më 7 qershor 2026 – LVV fitoi përsëri bindshëm.
Tash pas diskutimeve të gjata, LVV dhe LDK arritën marrëveshje për President prof.Bekim Sejdiun. Sërish dolën 6 deputetë nga LDK që nuk e pranuan marrëveshjen.
Kosova sërish mund të shkojë në zgjedhje.
• 9 shkurt 2025 – shtator 2026 praktikisht jemi në të njëjtin barrikadim opozitar. Ata nuk duan që Albin Kurti të qeverisë dhe duan që pavarësisht popullit ata të vendosin. Por, kjo është e pamundur.
The post Rrustemi i VV’së: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë appeared first on Gazeta Express.

