By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama: ‘Shqipëria e tradhtarëve’ sapo u zgjodh si Presidente e ‘Forest Europe’
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama: ‘Shqipëria e tradhtarëve’ sapo u zgjodh si Presidente e ‘Forest Europe’
TOP Momenti

Rama: ‘Shqipëria e tradhtarëve’ sapo u zgjodh si Presidente e ‘Forest Europe’

Momenti
Published: June 3, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është zgjedhur me votë unanime nga 45 vendet anëtare si Presidente e ‘Forest Europe’ për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë si një arritje të rëndësishme për vendin, duke theksuar se zgjedhja u mbështet nga të gjitha vendet anëtare, pa asnjë kundërshtim.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, ky vendim merr një domethënie të veçantë përballë kritikave dhe akuzave që, sipas kryeministrit, janë adresuar vazhdimisht ndaj Shqipërisë në lidhje me çështjet mjedisore dhe menaxhimin e pyjeve.

“Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedia”, shkroi Rama, duke përdorur një ton ironik ndaj kritikëve të qeverisë.

Kryeministri nënvizoi se Forest Europe përbën platformën më të rëndësishme pan-evropiane për politikëbërjen në fushën e pyjeve, duke bashkuar 45 shtete evropiane dhe Bashkimi Evropian për të përcaktuar drejtimet strategjike të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, mbrojtjes së biodiversitetit pyjor, luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të ekonomisë së gjelbër.

Rama theksoi se deri në vitin 2030, Shqipëria do të drejtojë agjendën politike dhe procesin ministerial të organizatës, duke koordinuar diskutimet dhe prioritetet evropiane për sektorin e pyjeve.

Sipas tij, ky rol do të kontribuojë në rritjen e kompetencave institucionale dhe reputacionit ndërkombëtar të vendit, ndërsa e cilësoi zgjedhjen si një tjetër sukses të rëndësishëm diplomatik për Shqipërinë.

“Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm diplomatik, që e forcon më tej profilin ndërkombëtar të vendit dhe rrit rolin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore”, u shpreh Rama në reagimin e tij. /Telegrafi/

You Might Also Like

SPGPM: Gazetarët duhet të kenë qasje në informacion
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis
Ambasadori Ajeti ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
3 mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
Katër persona të lënduar në një aksident në aksin Gjilan-Koretishtë

LEXO GJITHASHTU

Rusia shpall Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Yulia Navalnaya si “organizatë të padëshirueshme”
Rusia shpall Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Yulia Navalnaya si “organizatë të padëshirueshme”
Lajme
Rrugët e Iranit dhe Omanit do të mbeten të hapura përkohësisht sipas marrëveshjes së propozuar të Hormuzit
Rrugët e Iranit dhe Omanit do të mbeten të hapura përkohësisht sipas marrëveshjes së propozuar të Hormuzit
Lajme
Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër
Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër
Lajme
KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë
KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë
Lajme
Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV’së, LDK ka vullnet, por duke shantazhuar me zgjedhje s’arrihet asgjë
Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV’së, LDK ka vullnet, por duke shantazhuar me zgjedhje s’arrihet asgjë
Lajme

You Might Also Like

Zhduket një vajzë në Malishevë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Zhduket një vajzë në Malishevë, rasti po hetohet

August 7, 2026
Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës më 18 tetor
TOP Momenti

Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës më 18 tetor

August 7, 2026
Pengon zyrtarët policorë në Suharekë, arrestohet një i dyshuar
TOP Momenti

Pengon zyrtarët policorë në Suharekë, arrestohet një i dyshuar

August 7, 2026
“Paguajnë 24 mijë paund dhe kalojnë me pasaporta false”, media britanike zbulon skemën e kontrabandistëve shqiptarë
TOP Momenti

“Paguajnë 24 mijë paund dhe kalojnë me pasaporta false”, media britanike zbulon skemën e kontrabandistëve shqiptarë

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?