By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz pavarësisht protestave!
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz pavarësisht protestave!
TOP Momenti

Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz pavarësisht protestave!

Momenti
Published: June 8, 2026

Shqipëria do të vazhdojë me ndërtimin e një resorti luksoz të planifikuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë të izoluar të bregdetit ballkanik, pavarësisht protestave të vazhdueshme për ndikimin e tij në mjedis, tha të hënën (8 qershor) për Reuters kryeministri Edi Rama.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Tiranë dhe në bregdetin jugor, ku është propozuar resorti, duke kërkuar anulimin e projektit për shkak të ndikimit që ai pritet të ketë mbi një ligatinë të mbrojtur, e cila është habitat i flamingove, fokave dhe vendeve të folezimit të breshkave të detit, përcjell Tv Klan.

Your browser does not support the video tag.

Flamingoja është shndërruar në simbolin e kësaj lëvizjeje: protestuesit mbajnë flamingo rozë dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i Flamingos”.

Rama “nuk është lëkundur nga këto kundërshtime”, duke i thënë Reuters se zhvilluesit do t’i “mahnitin” vëzhguesit me planet e tyre në muajt e ardhshëm dhe se disa pjesë të resortit mund të hapen për publikun përpara fundit të kësaj dekade.

Your browser does not support the video tag.

“Po ju them, do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta bëjmë atë, dhe do të jemi krenarë që kontribuojmë për Europën”, tha Rama gjatë një interviste në zyrën e tij, vetëm pak metra larg vendit ku janë zhvilluar demonstratat e përnatshme kundër projektit.

“Unë jam votuar për t’i bërë këto gjëra të ndodhin. Nuk jam votuar që të udhëhiqem nga njerëz që kanë një ide tjetër për mënyrën se si duhet të zhvillohet vendi.”

Ëndrrat e mëdha përballen me polemika

Rama, 61 vjeç, ish-basketbollist dhe artist, i cili mori detyrën në vitin 2013 dhe synon ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, krenohet me faktin se ka mbikëqyrur modernizimin e një vendi që kishte mbetur për dekada nën një diktaturë komuniste veçanërisht shtypëse deri në vitet 1990.

Ai kultivon një stil joformal, me kostum të zi të gjerë, bluzë të zezë dhe atlete të bardha. Zyra e tij ngjan me një hapësirë urbane bashkëpunimi, me mure të mbuluara nga pikturat e tij shumëngjyrëshe. Nëpër ambient ndodhen pjata të mbushura me lapsa me ngjyra dhe markera, ndërsa tavolina e punës është e mbushur me skica dhe vizatime.

Projekti i resortit që ai mbështet është ideja e Jared Kushner dhe bashkëshortes së tij, Ivanka Trump, e cila ka thënë se u dashurua me Shqipërinë disa vite më parë gjatë një vizite me anije. Rama i takoi ata gjatë atij udhëtimi dhe tha se i gjeti “shumë të sjellshëm, modestë… njerëz të mirë nga ana njerëzore”.

Tashmë, firma e investimeve e Kushnerit, Affinity Partners, është e përfshirë në projektin prej 1.4 miliardë eurosh (1.6 miliardë dollarë) pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, si edhe në një tjetër projekt në ishullin e afërt të Sazanit.

Së bashku, këto projekte arrijnë një vlerë deri në 5 miliardë euro, tha Rama.

“Është një ëndërr e madhe dhe ëndrrat e mëdha gjithmonë janë përballur me polemika.”

Affinity Partners dhe Kushner nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Kompania Sazan Real Estate Development LLC, e cila po zhvillon planet, i ka thënë Reuters se do ta bëjë këtë në mënyrë të përgjegjshme.

Rama premton mbrojtjen e jetës së egër

Protestat nisën në fund të majit, kur zona pranë Vjosë-Nartës u rrethua me tela me gjemba gjatë punimeve për një rrugë hyrëse dhe zhvillimeve të tjera paraprake të ndërtimit. Disa protestues u plagosën gjatë përplasjeve me sigurinë private. Më pas, zemërimi u përhap edhe në Tiranë.

Që atëherë, gardhi është hequr. Rama pranoi se vendosja e tij ishte një “ide e turpshme”.

Megjithatë, Rama minimizoi shqetësimet mjedisore. Ai tha se vlerësimi i ndikimit në mjedis ende nuk është përfunduar dhe do të realizohet paralelisht me zhvillimin e projekteve.

“Ne jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë për jetën e egër në Shqipëri. Komisioni Europian nuk ka asnjë arsye të dyshojë në vullnetin tonë të palëkundur për të mbrojtur gjithçka që duhet të mbrohet kur bëhet fjalë për jetën e egër dhe natyrën.”/Marrë nga Reuters

You Might Also Like

Rriten harxhimet për jetesë për 4.8%, ushqimi dhe transporti godasin më së shumti buxhetin e qytetarëve
Eksperti i kriminalistikës pas vrasjes së 18-vjeçarit në Gjakovë: Po rikthehet rreziku i dhunës politike
Çfarë është ‘Ishulli Kushner’ dhe pse po protestojnë shqiptarët për të?
ASH: Propozimligji i ri nuk ofron garaci për përfaqësim të drejtë, përkundrazi dobëson pozitën e shqiptarëve
Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi përdorën zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës

You Might Also Like

Prokuroria: Diskoteka “Pulse” nuk ishte përfshirë në planet e kontrolleve të DMSH-së
TOP Momenti

Prokuroria: Diskoteka “Pulse” nuk ishte përfshirë në planet e kontrolleve të DMSH-së

June 8, 2026
BE në Prishtinë uron Kurtin dhe kërkon formim të shpejtë institucionesh
TOP Momenti

BE në Prishtinë uron Kurtin dhe kërkon formim të shpejtë institucionesh

June 8, 2026
Nuk ka më arsye mos me ushtru – trajneri të vjen live në shtëpi, tre herë në javë – Tani falas!
TOP Momenti

Nuk ka më arsye mos me ushtru – trajneri të vjen live në shtëpi, tre herë në javë – Tani falas!

June 8, 2026
Gjykata shpall të pafajshëm babanë e Vasil Jovanovit për rastin e Frosina Kullakovës
TOP Momenti

Gjykata shpall të pafajshëm babanë e Vasil Jovanovit për rastin e Frosina Kullakovës

June 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?