By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama: Izraeli u soll si mik, na ofroi ndihmë pas sulmeve kibernetike të Iranit- për hebrenjtë vendi ynë është shtëpi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama: Izraeli u soll si mik, na ofroi ndihmë pas sulmeve kibernetike të Iranit- për hebrenjtë vendi ynë është shtëpi
TOP Momenti

Rama: Izraeli u soll si mik, na ofroi ndihmë pas sulmeve kibernetike të Iranit- për hebrenjtë vendi ynë është shtëpi

Momenti
SHARE

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në samitin Shqipëri-Izrael që bëri bashkë 40 kompani inovative për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë përmes teknologjisë së fjalës së fundit.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit, ndërsa u ndal edhe tek sulmet kibernetike iraniane. Rama tha se regjimi iranian reagoi kundër strehimit të mijëra iranianëve të opozitës nga Tirana zyrtare, duke sulmuar infrastrukturën digjitale shqiptare.

Kreu i qeverisë theksoi se Izraeli u soll si një mik dhe ndihmoi pas sulmeve të Iranit. Po ashtu kryeministri theksoi se në Shqipëri nuk ka antisemitizëm, ndërsa shtoi se vendi ynë do të mbetet një shtëpi për hebrenjtë.

“Izraeli është shembulli më i jashtëzakonshëm se ç’dallim mund të bëhet bazuar në dije dhe jo në burime. Ne besojmë fort te kjo marrëdhënie dhe kemi arsye për këtë. Jo vetëm për shkak të historisë sonë, që është një histori e lidhjes së krijuar në kohët më të errëta për popullin hebre, kur Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm në Europë që numëronte më shumë hebrenj sesa përpara se të niste lufta. Kjo, së pari, falë myslimanëve të Shqipërisë, të cilët morën çdo hebre si vëlla e motër dhe vunë jetët në rrezik për të mbrojtur hebrenjtë.

Kjo është një histori që e shtrëngojmë fort dhe ne po përpiqemi t’ia rrëfejmë brezit të ri, jo për hir të hebrenjve, por për hirin tonë. Për mënyrën se si duhet të shfaqemi për botën ku jetojmë dhe si duhet të përgatitemi për atë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, jo vetëm për hebrenjtë, por edhe për të tjerët.

Ne u hapëm derën disa mijëra iranianëve që janë në opozitë dhe nuk e bëmë për shkak të një motivi politik; e bëmë sepse jetët e tyre ishin në rrezik dhe askush nuk donte t’i shpëtonte. Ne iu hapëm dyert, iu dhamë strehë dhe bëmë një marrëveshje, të cilën e kemi ende, që ata mund të jetojnë në Shqipëri, të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri jashtë çdo rreziku dhe për aq kohë sa është e nevojshme.

Kjo erdhi me hakmarrje nga regjimi iranian, që nuk e duronte dot këtë gjë dhe na sulmoi. Sulmoi atë që kishim ndërtuar pa reshtur për vite të tëra për të transformuar shërbimet tona publike. Izraeli u soll si mik dhe na ofroi ndihmë”, tha Rama.

The post Rama: Izraeli u soll si mik, na ofroi ndihmë pas sulmeve kibernetike të Iranit- për hebrenjtë vendi ynë është shtëpi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn
Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë vazhdon edhe nesër
“Edhe pse janë në Listën “Guxo”, Gërvalla e Peci ishin dy luftëtarët më të mëdhenj kundër Vjosa Osmanit”, ish deputeti me kritika
Kasami i përgjigjet opozitës: Ishte Dita e Evropës, prandaj intonuam vetëm himnin evropian
Volkswagen heq dorë nga një minifurgonët që e ka shitur për 11 vjet
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Lamine Yamal tallet me Bellinghamin, pas fitores në “El Clasico” dhe triumfit në La Liga
FutbollLajmeSport

Lamine Yamal tallet me Bellinghamin, pas fitores në “El Clasico” dhe triumfit në La Liga

Momenti
Momenti
May 11, 2026
Ministri gjerman i Mbrojtjes i hedh poshtë pretendimet e Putinit se lufta do të përfundojë së shpejti duke e cilësuar si një tjetër mashtrim
Nesër takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Fokus te dialogu Kosovë-Serbi
Dy persona rrihen në Veternik, policia konfirmon rastin
“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?