By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
TOP Momenti

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

Momenti
Published: June 9, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, foli për protestat e të rinjve dhe projektin e planifikuar në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një investim të rëndësishëm që po përballet me sulme të qëllimshme.

Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet prej tre vitesh në një luftë kibernetike me Iranin dhe se, sipas tij, ka tentativa për të ndikuar edhe në debatin publik rreth këtij projekti.

Your browser does not support the video tag.

“Ne jemi në luftë kibernetike me Iranin prej tre vitesh. Ndërkohë që flasim, kemi një nga mbrojtjet më të mira kibernetike. Ka përpjekje për ta ndezur dhe fryrë këtë çështje. Ka interesa për të krijuar narrativa të caktuara dhe ka pasur shumë informacione të rreme, edhe nga opozita, në lidhje me këtë investim”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se pas projektit qëndron një kompani e madhe nga Lindja e Mesme, të cilën e cilësoi si një nga “superfuqitë” e rajonit.

Rama e cilësoi kundërshtimin ndaj investimit si një përpjekje për ta penguar që në fillesë, duke e bërë të qartë edhe një herë se qeveria nuk do të lejojë bllokimin e projektit.

“Ka një interes nga investues për të sjellë një kapital të madh në vend. Kompania është një nga superfuqitë e Lindjes së Mesme. Mund të shihni se çfarë kanë bërë dhe kë kanë angazhuar në të gjitha fushat. Ne u kemi dhënë piketat për atë që presim. Do të kryhet vlerësimi mjedisor dhe më pas do të kemi projektin”, tha ai.

“Ky është një sulm për të vrarë një projekt para se të lindë, por kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk do ta lejojmë”, deklaroi kryeministri.

You Might Also Like

Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim

LEXO GJITHASHTU

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
TOP Momenti
Futbolli në zi, futbollisti 25-vjeçar vdes në mes të ndeshjes
Futbolli në zi, futbollisti 25-vjeçar vdes në mes të ndeshjes
TOP Momenti
Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
TOP Momenti
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
TOP Momenti
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
TOP Momenti

You Might Also Like

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
TOP Momenti

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë

August 23, 2026
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
TOP Momenti

Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera

August 23, 2026
Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

August 23, 2026
Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare
TOP Momenti

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?