Lorik Maxhuni, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se rajonin mes Vushtrrisë, Skenderajt e Mitrovicës, i ‘’ka lanë në mëshirë të fatit pa asnjë investim’’.
Maxhuni, i ftuar në Pressing në T7, ka numëruar edhe projektet që Kurti i ka premtuar për qytetin e Vushtrrisë, porse, që siç ka thënë ai, s’janë realizuar.
‘’Kjo qeveri nuk e ka përkrah Vushtrrinë në investime kapitale, komuna përballet me borxhe të mëdha, përmbaruesi i ka marrë pothuajse shumicën e buxhetit të komunave. Asnjëherë kjo qeveri nuk ka përkrah projekte në vlera madhore, është fokusu vetëm në komunat ku e kanë pushtetin partia e tij. S’më kujtohet ndonjë investim i rëndësishëm që kjo qeveri e ka bë për qytetarët e Vushtrrisë. E ka premtu rrethin në fshatin Dumnicë, nuk e ka bë. Tek stadioni i qytetit, ka vu gurthemel, po mundohet me i mashtru qytetarët, ata po e kuptojnë çdo ditë se në cilën anë duhet rreshtu. Mendoj kjo qeverisje qytetarin e Vushtrrisë e ka lënë të harruar, qysh e ka lënë edhe të Mitrovicës e Skenderajt, në përgjithësi rajoni i jonë është i lanun në mëshirë të fatit pa asnjë investim’’, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.
The post “Rajoni jonë është i lanun në mëshirë të fatit, pa asnjë investim”, Maxhuni i PDK’së numëron projektet që sipas tij VV i premtoi në Vushtrri e nuk i përfundoi appeared first on Gazeta Express.

