By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rafuna kritikon draft-rregulloren: Çdo taksë ndaj bizneseve reflektohet te qytetarët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rafuna kritikon draft-rregulloren: Çdo taksë ndaj bizneseve reflektohet te qytetarët
Lajme

Rafuna kritikon draft-rregulloren: Çdo taksë ndaj bizneseve reflektohet te qytetarët

Momenti
Published: June 21, 2026

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin e komunitetit të biznesit lidhur me draft-rregulloren e Komunës së Prishtinës për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, duke thënë se çdo taksë e re për bizneset përkthehet në kosto shtesë që në fund bartet te qytetarët.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna tha se Oda Ekonomike ende nuk ka zhvilluar diskutime me Komunën e Prishtinës për përmbajtjen e draft-rregullores dhe se është herët për të dhënë një vlerësim të plotë për efektet që mund të ketë te bizneset.

Rafuna tha se pas përfundimit të konsultimit publik presin të zhvillojnë takime me zyrtarët komunalë dhe me shoqatat e bizneseve për të analizuar ndikimin e masave të propozuara.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk kemi pasur një bashkëbisedim me komunën sa i përket draft-rregullores. Është draft-rregullore, presim që në një moment të caktuar të kemi një takim dhe t’i shohim se cilat do të jenë efektet e kësaj rregulloreje te bizneset, në qoftë se hyn në fuqi. Ne gjithmonë kërkojmë që bizneset të mos jenë të ngarkuara, se çdo taksë për bizneset, në fund, është kosto operative që i bartet qytetarit. Se qytetari është në fund konsumatori, i cili konsumon qoftë produktet e prodhuara, qoftë nëse i merr shërbimet prej biznesit, kështu që është shumë herët për ta dhënë një vlerësim të tillë; prapë, siç e thatë edhe ju, është në diskutim publik”, tha ai.

Sipas tij, ndër sektorët që mund të preken më shumë janë transporti dhe ndërtimtaria, për shkak të operimit të tyre në territorin e Prishtinës me mjete dhe makineri të regjistruara në komuna të tjera.

“Kemi pritje që, kur të mbyllet diskutimi publik, të kemi zyrtarët e komunës në një takim edhe që të diskutojmë, por edhe me bizneset tona brenda do ta diskutojmë, me shoqatat sidomos, këta më shumë t’i e prek shoqatën e transportit, qoftë të mallrave, qoftë të udhëtarëve, po edhe shoqatën e ndërtimit, kur dihet që ata brenda ditës qarkullojnë edhe kanë mauna, kanë makineri që i kanë të regjistruara në komuna të tjera. Dhe ata operojnë në Prishtinë, kështu që na duhet me pa se cilat janë mundësitë që biznesit të mos i ngarkohet me këtë taksë”, tha ai, për EO.

Kryetari i OEK-ut tha se ende ka paqartësi rreth mënyrës së zbatimit të disa prej masave të propozuara dhe kërkoi sqarime shtesë nga komuna para miratimit të rregullores.

“Për neve është e paqartë, për shkak se sipas paraqitjeve publike, aq sa kemi pas mundësi me pa, taksa thuhet që do të vendoset vetëm për vetura, por jo edhe për makineri ose mjete të punës. Për këtë arsye jam ndoshta i paqartë. E dyta, në qoftë se vendoset ndonjë taksë, se vendosja e çfarëdo takse qoftë, ajo është kosto ekstra për biznesin. Dhe padyshim, siç e thashë, i bartet konsumatorit se e rrit çmimin. Kështu që prapë i bëjmë thirrje zyrtarëve të komunës që, në një afat sa më të afërt, para se të dalë për votim kjo rregullore, para se të finalizohet, ta kemi edhe një takim në mënyrë që ta qartësojmë edhe më shumë se si do të implementohet dhe çka do të prekë, çka ka për objekt kjo rregullore”, tha ai.

Ai shtoi se, përveç përmbajtjes së masave, rëndësi ka edhe koha e zbatimit të tyre.

“Shikoni, duhet me e pa edhe momentumin. Se nganjëherë janë vendimet shumë të drejta, shumë të mira, mirëpo duhet me e ditë se kur është momentumi më i mirë për t’i futë në fuqi dhe për të filluar me i apliku. Kështu që, unë besoj që zyrtarët e komunës e kanë vlerësuar edhe këtë çështje dhe data e hyrjes në fuqi, ose muaji, ose viti, besoj që do të shqyrtohet prapë”, tha ai.

Komuna e Prishtinës ka nxjerrë për konsultim publik Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Konsultimi publik ka filluar më 13 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 24 qershor 2026.

Draft-rregullorja parasheh ndryshime në mënyrën e taksimit të bizneseve, duke përcaktuar tarifa vjetore sipas llojit të veprimtarisë ekonomike. Në draft janë përfshirë kategori të ndryshme biznesesh, përfshirë sektorin e ndërtimit, tregtisë, hotelerisë, shëndetësisë private, arsimit privat, bankave, telekomunikacionit dhe shërbimeve profesionale, me tarifa të veçanta për secilën veprimtari.

Dokumenti parasheh gjithashtu lirimin nga pagesa e taksës komunale për bizneset e reja gjatë vitit të parë të regjistrimit, si dhe ulje prej 50 për qind për bizneset në pronësi të grave dhe vajzave gjatë dy viteve të para të funksionimit.

Sipas draftit, bizneset me më shumë se një njësi afariste do të taksohen edhe për njësitë e tyre, ndërsa bizneset me seli jashtë Prishtinës, por me veprimtari në territorin e kryeqytetit, do t’i nënshtrohen pagesës së tarifave komunale për njësitë që operojnë në Prishtinë.

Draft-rregullorja përfshin edhe vendosjen e taksës së akomodimit prej 1 euro për person për çdo natë qëndrimi në objektet akomoduese, si dhe obligimin e operatorëve që ta mbledhin, raportojnë dhe transferojnë këtë taksë në komunë.

Po ashtu, dokumenti përmban dispozita për procedurat e faturimit, pagesës, ankesave dhe mbledhjes së detyrimeve komunale, si dhe dispozita kalimtare për zbatimin gradual të tarifave të reja./EO

source

You Might Also Like

Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale
Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë

LEXO GJITHASHTU

Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
TOP Momenti
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
TOP Momenti
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
TOP Momenti
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
TOP Momenti
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TOP Momenti

You Might Also Like

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Lajme

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
Lajme

Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?