By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Qytetarët duhet t’i hapin sytë”, Arifi pas mesazhit të Prattipatit: Amerika po e ndihmon Kosovën të dalë nga kthetrat serbe e ruse
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Qytetarët duhet t’i hapin sytë”, Arifi pas mesazhit të Prattipatit: Amerika po e ndihmon Kosovën të dalë nga kthetrat serbe e ruse
TOP Momenti

“Qytetarët duhet t’i hapin sytë”, Arifi pas mesazhit të Prattipatit: Amerika po e ndihmon Kosovën të dalë nga kthetrat serbe e ruse

Momenti
Published: June 6, 2026

I ftuari i radhës në emisionion Blic Interview me Astrit Gashin ishte kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Avni Arifi, raporton GazetaBlic.

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Avni Arifi, ka komentuar deklaratën e të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, lidhur me projektet energjetike dhe orientimin strategjik të vendit, duke thënë se pavarësia energjetike duhet të shihet si çështje e sigurisë kombëtare dhe e pavarësisë së shtetit.

Your browser does not support the video tag.

Arifi u bëri thirrje qytetarëve që t’i kushtojnë vëmendje mesazhit të diplomates amerikane, duke vlerësuar se qëndrimi i saj pasqyron politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

“Pavarësia energjetike nuk është vec me pas rrymë ma të lirë dhe me i plotësu nevojat që mos me na u nal rryma, cdo qytetar i joni merret me Kosova A, Kosova B, qytetari nuk duhet me ditë kurrë, vec duhet me pas rrymë gjithë dhe duhet me pas lirë. Energjia është pavarësi për Kosovën, pavarësia energjetike është siguri për Kosovën. Unë e ftoj cdo qytetar të Kosovës me vlerësu këtë cka ka thënë e ngarkuara me punë Ambasadës Amerikane. Për veten time e kam thënë disa herë, suksesin më të madh që e ka pas Serbia, prej vitit 1999 në Kosovë është kur me forma të llojllojshme ka mbrri me parandalu Kosovën mos me ndërtu pavarsi, me mekanizma të veta, me njerëz të vet i ka blloku e ka rolin e vet në këtë proces të padiskutueshëm”, tha ai.

Tutje ai theksoi se Amerika po e ndihmon Kosovën të dal nga kthetrat Ruse dhe Serbe, ku shton se iu takon qytetarëve të Kosovës ta shohin dëmin që e ka bërë Kurti, kur e ndaloi gazin amerikan.

“Letrën në fushatë zgjedhore, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, ka shpreh qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ka kërku nga qytetarët e Kosovës, me i hap sy e me pa, a doni me ardh me neve apo doni me shku me Rusinë, sepse nëse Kosova nuk kyqet në këtë projektin amerikan të gazit atëherë po mbetet vetëm Rusia. Amerika prap po e ndihmon Kosovën me dal prej kthetrave Ruse dhe Serbe, ju takojnë qytetarëve të Kosvoës me pa dëmin që na e ka bë Kurti kur e ka ndalu gazin amerikan dhe kur e ka lënë Kosovën të varur tërësisht nga mafia energjetike dhe nga çmimet e bursës. Çfardo që të jenë çmimet ne duhet me i pagu, 259 milion vetem në vitin 2025 kemi pagu rrymë, parameno cka kishim mujt me bë me ato pare”, u shpreh Arifi.

Arifi akuzoi Qeverinë Kurti për politikat energjetike të viteve të fundit, duke pretenduar se qytetarët po paguajnë kosto të larta për importin e energjisë elektrike.

Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2025 janë shpenzuar qindra miliona euro për energji, mjete që, sipas Arifit, do të mund të investoheshin në zhvillimin ekonomik të vendit.

“A ka ma zullumqar se ai që ia merr paret popullit të Kosovës e ia qon Serbisë. Kur flasim për zullumqar, a ka zullumqar më të madh se një njeri që i merr 1 miliardë euro qytetarëvë të Kosovës dhe ia jep mafias energjetike, sepse megjithatë energjia është në dorë të mafias energjetike. Sepse a e blen direkt apo indirekt baba i mafias energjetike është Vukhamoviç, nuk ka njeri që mundet me kontenstu, tash rryma nuk është plazma keks që e sheh produktin e smundesh me mashtru qytetarin, po Vukhamovici ia shet dikuj në Shqipëri përshembull, është NOA që përmendet që është në lidhje me të dhe 400 milionë euro ia kemi dhënë vec NOA-s, qysh nuk e sheh qytetari i Kosovës qysh është tu ja bë vorrin ekonomisë së vet, xhepit të vet. është e paimagjinueshme se si qytetari i Kosovës, po mendon që është vec rrymë, jo jo nuk është rrymë është pavarësi. Gjithqysh, kushdo që do jetë në qeveri është përcaktim i joni a dojm me shku me Amerikën apo po dojmë me mbet me Serbi e Rusi”, përfundoi Arifi për GazetaBlic.


source

You Might Also Like

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima
ASH: VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës, por Kasami dhe Mexhiti aso kohe ishin pjesë e qeverisjes
Vrasja e turistit në Sarandë, zbardhet dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit
Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb
Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

LEXO GJITHASHTU

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në samitin e APEC-ut në Kinë
Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në samitin e APEC-ut në Kinë
Lajme
Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh
Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh
Lajme
Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit
Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit
Lajme
Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve
Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve
Lajme
Agjencioni i Pyjeve dhe Policia në Ferizaj kapin dhe konfiskojnë 6 traktorë me dru të prera pa leje
Agjencioni i Pyjeve dhe Policia në Ferizaj kapin dhe konfiskojnë 6 traktorë me dru të prera pa leje
Lajme

You Might Also Like

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës

August 23, 2026
Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska, Eko-aktivistët: Është bërë ekocid klasik
TOP Momenti

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska, Eko-aktivistët: Është bërë ekocid klasik

August 23, 2026
Musmurati: Prishtina vishet me flamujt e lirisë, Kosova pret kthimin e çlirimtarëve
TOP Momenti

Musmurati: Prishtina vishet me flamujt e lirisë, Kosova pret kthimin e çlirimtarëve

August 23, 2026
Altin Kryeziu humbi jetën në krye të detyrës, Gjini e Çitaku ngushëllojnë familjen
TOP Momenti

Altin Kryeziu humbi jetën në krye të detyrës, Gjini e Çitaku ngushëllojnë familjen

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?