By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë
TOP Momenti

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Momenti
Published: June 27, 2026

Mes Kosovës dhe Shqipërisë, në vitin 2022 u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi për termocentralin e Vlorës.

Katër vite më vonë, ky Memorandum Bashkëpunimi siç duket po e merrë fuqinë e plotë të zbatimit.

Përmes kësaj, Qeveria në detyrë e Kosovës, po synon që të realizohet edhe sjellja e gazit amerikan në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

Përmes një adresimi online, ministrja në detyrë e ekonomisë, ka thënë se Kosova ka opsione tjera vendore për energji elektrike.

“E para: Kosova nuk ka zgjedhur importin nga shtetet e rajonit para prodhimit vendor të energjisë elektrike, ose para gazit amerikan, siç po aludohet. Përkundrazi: Ne kemi zgjedhur thëngjillin, e burimet e ripërtëritshme të energjisë si era e dielli, kogjenerimin për ngrohje qendrore, dhe efiçiencën e energjisë. Ky kombinim mbështetet në burime vendore dhe është më i liri për qytetarët e bizneset tona. E me gazifikim të qymyrit do të shtojmë kapacitete të reja që janë me teknologji më të avancuar e më pak ndotje”, tha ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Tutej, Rizvanolli ka potencuar se Kosova nuk është kundër gazit amerikan, por vetëm po gjen metoda më të lira që ai të vijë në Kosovë.

“E dyta: Nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës është “kundër” gazit të lëngëzuar nga ShBA-të (LNG), siç thuhet. Ne qysh në vitin 2022 kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë me synim bashkëpunimin në termocentralin e Vlorës me LNG. Këtë e kemi konsideruar zgjidhje më të mirë, më praktike, më të shpejtë dhe ekonomikisht më të favorshme. Bashkëpunimi në energji me Republikën e Shqipërisë është shumë i natyrshëm; dhe, në vend të ndërtimit të gazsjellësit e infrastrukturës përcjellëse të gazit që merr kohë e ka kosto financiare, ne mund të importojmë LNG-në përmes Vlorës, të prodhojmë energjinë elektrike atje e ta transmetojmë përmes linjës së interkoneksionit 400 kV që e kemi të gatshme sot dhe nuk kërkon asnjë cent investim shtesë”.

Sipas ekspertit të energjisë, duhet t’I jepet një përgjigje konkrete projektit të gazit amerikan, pasi sipas tij asnjë nismë e institucioneve të Kosovës, nuk mund të krahasohet me gazin amerikan.

Javë më parë, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane ka kërkuar që Kosova të bëhet sa më shpejt pjesë e projektit të gazit amerikan, si projekt rajonal për energjinë elektrike.

source

You Might Also Like

“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
A po afrohet marrëveshja për presidentin? Kurti flet për takimin me Abdixhikun
QMK: Deri në orën 13:00, shtatë vatra zjarri, tre janë nën kontroll
Nga Kosova në Zvicër – Vigan Disha flet për transformimin dhe ambicien globale të SPEEEX
BDI: Jo vetëm një, por pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të VLEN-it në “Bardovci”

LEXO GJITHASHTU

Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Lajme
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Lajme
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Lajme
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Lajme
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Lajme

You Might Also Like

Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë
TOP Momenti

Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë

August 28, 2026
Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin
TOP Momenti

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

August 28, 2026
Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë
TOP Momenti

Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë

August 28, 2026
Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa
TOP Momenti

Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?