By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI: Jo vetëm një, por pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të VLEN-it në “Bardovci”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI: Jo vetëm një, por pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të VLEN-it në “Bardovci”
TOP Momenti

BDI: Jo vetëm një, por pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të VLEN-it në “Bardovci”

Momenti
Published: August 28, 2026

Arta Bilalli-Zendeli nga BDI sot në koferencë për shtyp tha se skandali në Spitalin Psikiatrik “Bardovci” po thellohet. Ajo theksoi se kompania “Indigo Inc” DOOEL Shkup, e lidhur me kushëririn e drejtorit Isa Avdullai, ka fituar plot pesë tenderë nga spitali pasi ai mori drejtimin e institucionit.

“Faktet janë të qarta: tenderi i parë, i nënshkruar më 15 tetor 2024, vetëm tre muaj pasi Avdullai u emërua ushtrues detyre drejtor, mban madje edhe vetë nënshkrimin e drejtorit. Kontrata ishte me vlerë deri në 600 mijë denarë. Më pas, “Indigo Inc” ka fituar edhe katër tenderë të tjerë, përfshirë tenderin e këtij viti për sisteme IT dhe licenca, me vlerë deri në 2,59 milionë denarë, rreth 42 mijë euro”.

Your browser does not support the video tag.

“Pronari i kompanisë, Besim Avdullai, është kushëri i drejtorit Isa Avdullai- lidhje familjare të cilën vetë drejtori e ka pranuar. Edhe fakti që pronari ka ndryshuar funksionin drejtues në kompani pak para tenderit të parë nuk e zhduk lidhjen midis tyre. BDI kërkon hetim të plotë nga Antikorrupsioni, Byroja për Prokurime Publike dhe institucionet kompetente për të pesë procedurat: kriteret, ofertat, pjesëmarrësit dhe mënyrën e përzgjedhjes”, tha Bilalli-Zendeli.

Ajo theksoi se nuk mjafton deklarata se procedura është “ligjore” apo se drejtori nuk ka qenë pjesë e komisionit të përzgjedhjes.
“Kur një kompani e lidhur familjarisht me drejtuesin e një institucioni publik fiton pesë tenderë nga i njëjti institucion, transparenca dhe kontrolli i plotë i procedurave janë detyrim, jo zgjedhje. VLEN-i nuk mund të fshihet pas fjalës “ligjore”. Ligjshmëria duhet të argumentohet me dokumente”.

“Paratë publike nuk janë pronë familjare. “Bardovci” nuk mund të kthehet në biznes familjar të VLEN-it. BDI kërkon transparencë të plotë, hetim institucional dhe përgjegjësi. Qytetarët kanë të drejtë ta dinë: si është e mundur që kompania e kushëririt të drejtorit të fitojë pesë tenderë në institucionin që ai drejton?”, tha zëdhënësja e BDI-së.

You Might Also Like

“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
A po afrohet marrëveshja për presidentin? Kurti flet për takimin me Abdixhikun
QMK: Deri në orën 13:00, shtatë vatra zjarri, tre janë nën kontroll
Nga Kosova në Zvicër – Vigan Disha flet për transformimin dhe ambicien globale të SPEEEX
Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë

LEXO GJITHASHTU

Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Lajme
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Lajme
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Lajme
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Lajme
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Lajme

You Might Also Like

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin
TOP Momenti

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

August 28, 2026
Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë
TOP Momenti

Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë

August 28, 2026
Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa
TOP Momenti

Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa

August 28, 2026
I akuzuar në Norvegji, kapet në Durrës – pamje nga arrestimi i norvegjezit nga Policia e Shtetit
TOP Momenti

I akuzuar në Norvegji, kapet në Durrës – pamje nga arrestimi i norvegjezit nga Policia e Shtetit

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?