By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbi 500 të vdekur në Nepal
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Lajme

Mbi 500 të vdekur në Nepal

Momenti
Published: August 28, 2026

Pas katastrofës në Nepal dhe Tibet janë regjistruar 538 viktima. Operacionet e shpëtimit dhe kërkimit rrezikohen nga liqene të krijuara nga bllokimi i ujit, që mund të çahen dhe të shkaktojnë përmbytje të reja.

Dy ditë pas ortekëve dhe përmbytjeve në Himalajë numri i viktimave në Nepal dhe Tibet ka arritur në të paktën 543 vetë. Enti i Nepalit pvr Mbrojtjen Civile raportoi 538 viktima të konfirmuara. Sipas mediave shtetërore kineze numri i të vdekurve në Rajonin Autonom të Tibetit, që kontrollohet nga Kina, ka arritur në pesë. Mbi 1.400 vetë konsiderohen ende të zhdukur.

Your browser does not support the video tag.

Kërkimi i viktimave u ndërpre përkohësisht

Në disa pjesë të zonës së katastrofës ekipet e shpëtimit u detyruan ta ndërprisnin përkohësisht kërkimin për viktima në rajonin kufitar mes Nepalit dhe Tibetit. Edhe në distriktin nepalez Rasuva operacionet e shpëtimit e pezulluan punën tha një zëdhënës i ushtrisë.

Arsyeja ishte rreziku i një vale të re përmbytjeje. Televizioni shtetëror kinez raportoi se një liqen që i krijuar prej grumbullimit të baltës dhe gurëve kishte dalë nga shtrati. Pas një paralajmërimi të policisë në Nepal në radhët e popullsisë shpërtheu përkohësisht panik. Ndërkohë sipas autoriteteve rreziqet që vinin nga liqeni i tejmbushur janë vënë nën kontroll.

17.000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë

Katastrofa ka pasoja shkatërrimtare për banorët e zonës së prekur. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) vlerëson se nga fatkeqësia janë prekur të paktën 93.000 persona. Sipas një përfaqësuesi të IFRC-së në këtë numër nuk përfshihen vetëm të plagosurit, por edhe banorët e shtëpive të shkatërruara.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) të paktën 17.000 fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare. PO ashtu është e rëndësishme të sigurohen vende për organizimin e mësimit, sepse mjaft shkolla janë shkatërruar ose dëmtuar.

Fëmijët në zonën e katastrofës janë tani të ekspozuar ndaj rrezikut të kequshqyerjes, dhunës, shfrytëzimit dhe traumave psikologjike, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires, në Gjenevë.

Shkaku rrëshqitja e një mali

Përmbytja katastrofike e së mërkurës duket se është shkaktuar nga një rrëshqitje mali. Së bashku me masën shkëmbore është shkëputur edhe një akullnajë, tha studiuesja e akullnajave Mylène Jacquemart në një intervistë për tagesschau24.

Më pas një ortek gjigant me gurë, akull dhe baltë shkatërroi brenda një kohe shumë të shkurtër fshatra, rrugë dhe ura në rajon. Banorëve u mbeti shumë pak kohë për t’u strehuar dhe për të shpëtuar./DW/

The post Mbi 500 të vdekur në Nepal appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
IKShPK-ja apelon për kujdes ndaj temperaturave të larta, publikon rekomandimet për qytetarët
Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

LEXO GJITHASHTU

Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
TOP Momenti
​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
TOP Momenti
​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave
​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave
TOP Momenti
Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind
Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind
TOP Momenti
“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
TOP Momenti

You Might Also Like

Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Lajme

Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje

August 28, 2026
Deklarata e Spajiq për dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë
Lajme

Deklarata e Spajiq për dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë

August 28, 2026
Qumështoret me katër kërkesa për institucionet – nëse s’merren parasysh nga 1 shtatori ndërpritet grumbullimi
Lajme

Qumështoret me katër kërkesa për institucionet – nëse s’merren parasysh nga 1 shtatori ndërpritet grumbullimi

August 28, 2026
Armend Muja e çon shefin e AUV-it si Drejtor të përkohshëm të Agjencisë së Pyjeve
Lajme

Armend Muja e çon shefin e AUV-it si Drejtor të përkohshëm të Agjencisë së Pyjeve

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?