By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Putini refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Putini refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
TOP Momenti

Putini refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

Momenti
Published: June 6, 2026







Bota
June 05, 2026 – 23:18


Your browser does not support the video tag.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar një propozim nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime sy më sy për përfundimin e luftës, duke e cilësuar si të pakuptimtë dhe duke i bërë thirrje ushtrisë së vendit të tij që “ta kryejë punën”.


“Nuk shoh asnjë arsye për t’u takuar. Kjo ka kuptim vetëm për palën ukrainase”, tha Putin në Forumin Ndërkombëtar Ekonomi të Shën Persburgut më 5 qershor, duke shtuar se një marrëveshje e mundshme armëpushimi vetëm do t’i ndihmonte Kievit që të ndalë ofensivën tokësore ruse.


Këto deklarata të Putinit vijnë një ditë pasi Zelensky publikoi një letër të hapur, duke i bërë thirrje presidentit rus të ndalë luftën, që tashmë është në vitin e pestë, dhe la të kuptohet se Kievi nuk ka ndërmend të dorëzohet.


“Ukraina është e gatshme për një armëpushim të plotë gjatë gjithë kohëzgjatjes së negociatave”, shkroi Zelensky më 4 qershor, duke sugjeruar se situata përgjatë vijës së frontit, e cila ka mbetur kryesisht e pandryshuar, nuk pritet të ndryshojë në favor të Rusisë në një të ardhme të afërt.Thirrja e Zelenskyt për rinisjen e procesit të paqes vjen pas përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga presidenti amerikan, Donald Trump, të cilat duket se kanë ngecur gjatë muajve të fundit, veçanërisht që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme.


Uashingtoni për muaj të tërë është përpjekur të balancojë qëndrimet e Kievit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës, por të dyja palët mbeten larg njëra-tjetrës në qëndrime, me Kremlinin që vazhdon t’i përmbahet pozicionit të tij të ashpër dhe nuk ofron kompromis për kontrollin e rajonit kyç lindor të Ukrainës, Donjeck.


Përderisa diplomacia duket se ka humbur vrullin dhe është kufizuar kryesisht në shkëmbimin e të burgosurve të luftës, luftimet në vijën e frontit dhe sulmet e ndërsjella ushtarake nuk kanë treguar shenja zbutjeje.


Megjithëse analistët ushtarakë dhe grupet kërkimore raportuan se ofensivat e fundit pranverore të Rusisë kanë sjellë pak ose aspak fitime territoriale për Moskën, viti 2026 shënoi, sipas raportimeve, herën e parë pas disa vitesh që forcat ukrainase rimorën më shumë territor sesa humbën.


“Ju vazhdimisht i shtyni afatet tuaja për pushtimin e rajoneve tona, veçanërisht rajonit të Donjeckut. Dhe, nuk do ta pushtoni as këtë vit”, u tha në letrën e Zelenskyt.Megjithatë, Putini ka paraqitur një tablo tjetër të zhvillimeve në vijën e frontit. Para mbajtjes së fjalimit në Shën Petersburg, ai pretendoi se ushtria ruse po vazhdonte të përparonte në Ukrainë. Në forum, ai e përsëriti këtë qëndrim.


“Veprimet ushtarake do të përfundojnë sapo të kemi arritur qëllimet që i kemi vendosur vetes”, tha Putin.


Teksa Zelensky tha se Ukraina e ka përballuar dimrin e saj “më të vështirë” – gjatë të cilit sulmet ruse goditën infrastrukturën energjetike dhe civile, duke lënë mijëra banorë pa ngrohje dhe pa energji elektrike – Moska ka vazhduar sulmet ndaj qyteteve ukrainase edhe gjatë pranverës.


Më herët gjatë javës, sulmet ruse ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës, përfshirë Kievin dhe qytetin juglindor të Dnipros, vranë dhe lanë të plagosur dhjetëra persona.


Përderisa letra e Zelenskyt përbën një përpjekje të rrallë për komunikim të drejtpërdrejtë me Putinin, ajo theksoi gjithashtu se Ukraina ka reaguar ndaj sulmeve, veçanërisht përmes goditjeve me dronë me rreze të gjatë veprimi, të cilat kërcënuan paradën ruse të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë dhe e detyruan Kremlinin t’i kufizojë festimet.


Duke goditur caqe deri në 1.000 kilometra larg kufirit të saj, Ukraina ka intensifikuar sulmet në thellësi të territorit rus ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake, me synimin për të kufizuar të ardhurat e Moskës nga rritja e çmimeve globale të naftës, që janë rritur pas nisjes së luftës së SHBA-së me Iranin dhe bllokimin e Ngushticës së Hormuzit nga Teherani.


I pyetur për këtë çështje gjatë një seance plenare në Shën Petersburg më 5 qershor, Putini pranoi se këto sulme i kanë dëm ekonomik Rusisë deri në një masë, por pretendoi se ato nuk paraqesin kërcënim të menjëhershëm për ekonominë e vendit apo për investitorët e mundshëm.


Putini tha se letrën e Zelenskyt e konsideronte “të pasjellshme” dhe se ajo “nuk është mënyra për të organizuar një takim sy më sy”.


“Duhet t’u drejtohemi jo autorëve të kësaj letre dhe as adhuruesve të zhanrit epistolar, por luftëtarëve tanë në vijën e frontit”, tha ai. “Bëjeni punën tuaj, vëllezër”./Radio Evropa e Lire


source

You Might Also Like

“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik
Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet
Ishte fejuar një ditë më parë, 29-vjeçarja vritet nga ariu në kamping
“Mos bëni zhurmë se…” – krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin
Kurti: Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr

LEXO GJITHASHTU

Shtetasi kosovar arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimi, ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim nga gjykata në Prishtinë
Shtetasi kosovar arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimi, ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim nga gjykata në Prishtinë
Lajme
Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%
Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%
Lajme
Kufizimi i lëvizjes, Ministria e Infrastrukturës shqipton gjoba afër 15 mijë euro pas kontrolleve për kamionët mbi 20 tonë
Kufizimi i lëvizjes, Ministria e Infrastrukturës shqipton gjoba afër 15 mijë euro pas kontrolleve për kamionët mbi 20 tonë
Lajme
SHBA, TikTok-u do paguajë 400 milionë dollarë pas padisë për të dhënat personale të të miturve
SHBA, TikTok-u do paguajë 400 milionë dollarë pas padisë për të dhënat personale të të miturve
TOP Momenti
Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan, pamje
Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan, pamje
Lajme

You Might Also Like

Prokuroria e Pejës ndalon 5 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
TOP Momenti

Prokuroria e Pejës ndalon 5 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

August 22, 2026
Pesë të arrestuar në Deçan për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen mbi 1,600 euro
TOP Momenti

Pesë të arrestuar në Deçan për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen mbi 1,600 euro

August 22, 2026
Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion
TOP Momenti

Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion

August 22, 2026
Hoti: Banimi social është investim në sigurinë dhe dinjitetin e familjeve
TOP Momenti

Hoti: Banimi social është investim në sigurinë dhe dinjitetin e familjeve

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?