By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pse Serbia kërkon të rihapë konsullatën e saj në Shkodër?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pse Serbia kërkon të rihapë konsullatën e saj në Shkodër?
TOP Momenti

Pse Serbia kërkon të rihapë konsullatën e saj në Shkodër?

Momenti
Published: August 3, 2026

Hasan Bello

Historikisht, konsullatat dhe ambasadat kanë pasur gjithmonë një funksion të dyfishtë:

Your browser does not support the video tag.

1. Funksioni zyrtar – përfaqësimi i shtetit, mbrojtja e interesave të qytetarëve, zhvillimi i marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore etj.

2. Funksioni informativ.

Në vitet 1920-‘30 Jugosllavia i imponoi shtetit shqiptar po për të njëjtat arsye që përmend sot ministri i Jashtëm – hapjen e tri konsullatave: një në Shkodër, një në Korçë dhe një në Vlorë. Që të trija luajtën një rol shumë aktiv për minimin e institucioneve kushtetuese; për nxitjen e përçarjes dhe përplasjes brenda shoqërisë dhe politikës shqiptare dhe mbi të gjitha, për rekrutimin e një rrjeti informatorësh dhe spiunësh që pas disa vitesh morën në dorë fatet e kombit shqiptar. Për ta ilustruar po përmend nga një rast për çdo konsullatë.

1. Konsullata e Shkodrës ishte nxitësja kryesore, pas agjenturës italiane, për ngjarjet e qershorit të vitit 1924. Ende sot ekziston një relacion i Prefektit të Shkodrës, drejtuar ministrit të Brendshëm ku i raporton se një agjent i shërbimit sekret që ishte infiltruar në këtë konsullatë, e kishte informuar se së shpejti do të përgatitej një atentat kundër disa personaliteteve që do të destabilizonte shtetin shqiptar. Në fakt, prefekti i cili në ato vite luante edhe rolin e shefit lokal të shërbimit sekret e kishte nënvleftësuar këtë informacion. Ai e informoi ministrin vetëm pas dy ngjarjeve tepër të rënda që u bënë shkak për agravimin e situatës. Më 6 prill 1924 në pyllin e Mamurrasit u vranë dy turistë amerikanë, ndërsa më 20 prill u plagos rëndë Avni Rustemi i cili vdiq pas disa ditësh. Të dyja ngjarjet çdo ditë e më shumë implikojnë dorën e Serbisë me anën e konsullatës së saj në Shkodër.

2. Në vitin 1932 zbulohen dhe arrestohen një numër i madh personash, ndër të cilët edhe xhaxhai i Hysni Kapos, Murat Tërbaçi – si pjesëtarë të Organizatës së Fshehtë të Vlorës. Sipas hetimeve dhe dëshmive të pjesëmarrësve, kjo organizatë financohej dhe mbështetej nga konsullata jugosllave në Vlorë. Ky është një nga operacionet më të mëdha subversive të qeverisë jugosllave brenda shtetit shqiptar.

3. Konsullata jugosllave në Korçë përgatiti terrenin dhe rekrutoi një numër të madh të rinjsh shqiptarë që më vonë do të luajnë një rol të rëndësishëm në drejtimin e shtetit.

Prandaj, hapja e konsullatës serbe në Shkodër është pjesë e luftës asimetrike që Serbia bën për të konsoliduar pozitat e spiunazhit të saj me qëllim për ta përdorur atë për të destabilizuar shtetin shqiptar.

You Might Also Like

Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit

LEXO GJITHASHTU

Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Lajme
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Lajme
Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së
Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së
TOP Momenti
Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it
Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it
TOP Momenti
Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Lajme

You Might Also Like

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin
TOP Momenti

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

August 20, 2026
“InfoNata” 20.08.2026
TOP Momenti

“InfoNata” 20.08.2026

August 20, 2026
Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim
TOP Momenti

Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim

August 20, 2026
Aksident në Sllatinë, gjashtë të lënduar
TOP Momenti

Aksident në Sllatinë, gjashtë të lënduar

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?