By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin: Interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin: Interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana
TOP Momenti

​Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin: Interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana

Momenti
Published: August 30, 2026

Tingujt tradicionalë të Labërisë, që këtë vit kanë marrë jehonë edhe përmes një produksioni të madh hollivudian, synojnë të përcillen te brezat e rinj përmes një nisme të veçantë të mjeshtrit të instrumenteve popullore, Vendim Kapaj.

Për të tretin vit radhazi, Kapaj do të zhvillojë në Vlorë një kurs falas për mësimin e fyellit dhe instrumenteve të tjera tradicionale, duke u krijuar mundësi të rinjve dhe të apasionuarve pas muzikës popullore të njihen nga afër me këtë pasuri të trashëgimisë shqiptare.

Your browser does not support the video tag.

Në një prononcim për ATSH-në, Kapaj theksoi se interesi për kursin është rritur ndjeshëm, ndërsa këtë vit pjesëmarrësit vijnë jo vetëm nga zonat e Labërisë, por edhe nga Tirana.

“Ky është viti i tretë radhazi që ofroj kursin falas të fyellit. Interesi këtë vit ka qenë edhe më i madh. Kam pasur të interesuar edhe nga Tirana, përfshirë disa vajza, ndërsa pjesa më e madhe janë të rinj nga Tepelena, Vlora, Kurveleshi dhe zonat përreth”, tha ai.

Kursi do të nisë në shtator 2026 deri në korrik 2027 dhe krahas fyellit do të përfshijë edhe njohjen me instrumente të tjera tradicionale, si cylja dyjare, bilbili, xhamba, pipizana dhe instrumente të tjera të muzikës popullore.

Sipas Kapajt, vëmendja e shtuar ndaj kësaj nisme lidhet edhe me përvojën e tij të fundit në kinematografinë ndërkombëtare. Ai është përfshirë si solist në fyell në kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan dhe muzikë të kompozitorit Ludwig Göransson.

Pjesëmarrja në këtë produksion ka bërë që tingulli i fyellit shqiptar të dëgjohet përtej kufijve, duke i dhënë një tjetër dimension traditës muzikore të jugut të Shqipërisë.

“Jehona që ka pasur emri im nga pjesëmarrja në filmin ‘The Odyssey’ ka ndikuar edhe në rritjen e interesit për kursin. Është kënaqësi që pas kësaj vëmendjeje ndërkombëtare, të shohim të rinj që duan të mësojnë dhe të vazhdojnë këtë traditë”, u shpreh Kapaj për ATSH-në.

Kursi falas shihet prej tij si një mënyrë konkrete për të ruajtur instrumentet dhe repertorin tradicional, duke e afruar këtë trashëgimi me një brez të ri që mund ta mbajë gjallë muzikën labe në të ardhmen.

Nga Labëria në skenën ndërkombëtare të kinemasë dhe sërish te të rinjtë shqiptarë, fyelli vijon kështu rrugëtimin e tij si një nga instrumentet karakteristike të muzikës popullore shqiptare.

You Might Also Like

Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon
Nga Gjeneva, thirrje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë
E diela e fundit e gushtit sjell fluks masiv, radhë kilometrike në Shëngjin dhe Balldren–Milot
Zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orët e fundit – 7 ende aktive
Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

LEXO GJITHASHTU

NASA lëshon teleskopin e ri hapësinor, synon të zbulojë misteret e Universit
NASA lëshon teleskopin e ri hapësinor, synon të zbulojë misteret e Universit
Lajme
Përmbytjet në Nepal, 794 të vdekur dhe mbi 2,500 të zhdukur
Përmbytjet në Nepal, 794 të vdekur dhe mbi 2,500 të zhdukur
Lajme
Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë
Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë
Lajme
Muharremi paralajmëron: Kurti mund të ketë krijuar “kurth” për LDK-në me propozimin për president
Muharremi paralajmëron: Kurti mund të ketë krijuar “kurth” për LDK-në me propozimin për president
Lajme
Draskovic: Nëse Serbia varros me nderime Mladic, varrosë edhe veten moralisht
Draskovic: Nëse Serbia varros me nderime Mladic, varrosë edhe veten moralisht
Lajme

You Might Also Like

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit
TOP Momenti

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit

August 30, 2026
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime
TOP Momenti

Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

August 30, 2026
Sezoni i ajvarit në Maqedoni nis me çmime të larta, qytetarët dhe shitësit me mendime të ndara
TOP Momenti

Sezoni i ajvarit në Maqedoni nis me çmime të larta, qytetarët dhe shitësit me mendime të ndara

August 30, 2026
Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në një shtëpi në Gostivar
TOP Momenti

Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në një shtëpi në Gostivar

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?