By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Penguan policinë në Parkun Nacional “Sharri”, dy persona nën hetim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Penguan policinë në Parkun Nacional “Sharri”, dy persona nën hetim
TOP Momenti

Penguan policinë në Parkun Nacional “Sharri”, dy persona nën hetim

Momenti
Published: May 13, 2026

Policia ka njoftuar se më 12 maj 2026, rreth orës 18:30, zyrtarët policorë të angazhuar me detyrë sekondare në Parkun Nacional “Sharri”, së bashku me zyrtarët e pyjeve, gjatë patrullimit në terren kanë hasur në një mjet transportues të druve, të përshkruar si “xhip i modifikuar”, në të cilin ndodheshin tre persona.

Sipas njoftimit, pas ndalimit të mjetit, dy nga personat e pranishëm kanë penguar vazhdimisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Your browser does not support the video tag.

Policia bën të ditur se gjatë arrestimit të shoferit të mjetit, njëri nga personat, i cili sipas njoftimit mbante në dorë një motorsharrë, ka vazhduar pengimin ndaj zyrtarëve policorë.

Lidhur me rastin, njësia e hetimeve të stacionit ka kontaktuar prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal ndaj dy personave të dyshuar, të identifikuar me inicialet I.D dhe F.D, për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Ndërkohë, për shoferin e mjetit, i cili sipas policisë kishte tentuar t’i shmangej zyrtarëve, është urdhëruar inicimi i një shënimi zyrtar, i cili do të hetohet nga hetimet e stacionit në bashkëpunim me zyrtarët e Parkut Nacional “Sharri”, me qëllim të identifikimit të vendndodhjes së prerjes së druve.

Po ashtu, sipas njoftimit, ndaj shoferit është shqiptuar edhe gjobë për moszbatim të urdhrave të zyrtarit policor.

Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

You Might Also Like

Drita synon “play-off”-in e Ligës së Konferencës sonte përballet në Priushtinë me Tre Fiorin e San Marinos
BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, jubile që na obligon ta mbrojmë barazinë
Putini sapo i tregoi botës se sa shumë i frikësohet popullit të vet
Kryeziu Hyseni i kundërpërgjigjet Çitakut: Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së
“Nuk e tregoj emrin”, Prapashtica flet për infiltrimet e UDB-së: Ishte bashkëpunëtor i yni

LEXO GJITHASHTU

RTK raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi
RTK raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi
Lajme
Gazetarja serbe e vë në siklet kryetarin e Listës Serbe: Në fillim u tha që gjendja ishte stabile, pse atëherë Raskoviq u dërgua në Beograd?
Gazetarja serbe e vë në siklet kryetarin e Listës Serbe: Në fillim u tha që gjendja ishte stabile, pse atëherë Raskoviq u dërgua në Beograd?
Lajme
Nafta rritet për 3 cent, arrin në 1.70 euro për litër
Nafta rritet për 3 cent, arrin në 1.70 euro për litër
Lajme
Fotografi mahnitëse nga eklipsi i djeshëm diellor
Fotografi mahnitëse nga eklipsi i djeshëm diellor
Lajme
PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti
PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti
Lajme

You Might Also Like

PDK bën sërish kërkesë zyrtare për vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti

PDK bën sërish kërkesë zyrtare për vazhdimin e seancës konstituive

August 13, 2026
Ramadani: Adnan Rrustemi ishte në Kuvend kur familjari i tij kah dajët bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt
TOP Momenti

Ramadani: Adnan Rrustemi ishte në Kuvend kur familjari i tij kah dajët bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt

August 13, 2026
Uji i Ibrit, si armë për presion politik në Ballkan
TOP Momenti

Uji i Ibrit, si armë për presion politik në Ballkan

August 13, 2026
Mbi 45% e buxhetit për partitë shkon te OBRM-PDUKM, LSDM dhe BDI
TOP Momenti

Mbi 45% e buxhetit për partitë shkon te OBRM-PDUKM, LSDM dhe BDI

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?