By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00
TOP Momenti

​PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00

Momenti
Published: August 27, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në krye me Vlora Çitakun i kanë dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive Avni Deharit, të cilit i kërkojnë që të thërras seancën për të premten (28 gusht) në ora 11:00.

Në letër thuhet se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Your browser does not support the video tag.

“Në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në përputhje me Nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në emër të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që, më 28 gusht 2026, në ora 11.00, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.

Prandaj, duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të radhës dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë.

Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive më 28 gusht 2026, në ora 11.00, dhe të mundësoni ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë letër të PDK-së.

You Might Also Like

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm
Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual
Republikani Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria
Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB

LEXO GJITHASHTU

Mbretëria e Bashkuar shteti i parë që njohu Kosovën – kryeministri britanik rikujton disa fakte historike në letrën që i shkroi Kurtit
Mbretëria e Bashkuar shteti i parë që njohu Kosovën – kryeministri britanik rikujton disa fakte historike në letrën që i shkroi Kurtit
Lajme
Ish-Kryetari Erden Atiq publikon fotografi të Mlladiqit dhe me gjuhë fyese i drejtohet Adriana Hoxhiqit
Ish-Kryetari Erden Atiq publikon fotografi të Mlladiqit dhe me gjuhë fyese i drejtohet Adriana Hoxhiqit
Lajme
Shala: LVV dhe LDK do të arrijnë marrëveshje për presidentin
Shala: LVV dhe LDK do të arrijnë marrëveshje për presidentin
Lajme
Donjeta Sadiku e artë në Taranto, mposht rusen që përfaqësonte Serbinë
Donjeta Sadiku e artë në Taranto, mposht rusen që përfaqësonte Serbinë
Lajme
Komandanti i MSU-së së KFOR-it viziton personelin në Mitrovicë
Komandanti i MSU-së së KFOR-it viziton personelin në Mitrovicë
Lajme

You Might Also Like

Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
TOP Momenti

Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin

August 27, 2026
Kelmendi me akuza për ish-presidentin: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”
TOP Momenti

Kelmendi me akuza për ish-presidentin: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”

August 27, 2026
A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?
TOP Momenti

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?

August 27, 2026
Kelmendi: Riza Salihu kishte urdhëruar vrasjen e Jusuf Gërvallës
TOP Momenti

Kelmendi: Riza Salihu kishte urdhëruar vrasjen e Jusuf Gërvallës

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?