By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK, LDK e AAK refuzuan, në takimin e thirrur nga Haxhiu pritet të jetë Kurti dhe kryetarët e komuniteteve joshumicë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK, LDK e AAK refuzuan, në takimin e thirrur nga Haxhiu pritet të jetë Kurti dhe kryetarët e komuniteteve joshumicë
TOP Momenti

PDK, LDK e AAK refuzuan, në takimin e thirrur nga Haxhiu pritet të jetë Kurti dhe kryetarët e komuniteteve joshumicë

Momenti
Published: August 18, 2026

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrur për sot një takim me partitë parlamentare, për siç ka thënë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Presidentit.

Haxhiu u ka dërguar ftesë partive më të mëdha parlamentare, por jo të gjitha i janë përgjigjur pozitivisht.

Në fakt, në takim do të jetë vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga e cila parti vjen edhe vetë Haxhiu.

Your browser does not support the video tag.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë thënë jo takimit me Haxhiun.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka bërë të ditur se PDK nuk do të jetë në takimin e thirrur nga Albulena Haxhiu.

Ismaili në një konferencë për media ka thënë se Haxhiu do të duhej që t’i kishte shkruar kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari që ta thërrasë seancën.

Pas Aleancës, edhe PDK refuzon takimin, Ismaili: Haxhiu më mirë t’i kishte shkruar Deharit që ta thërrasë Kuvendin

“E para, kjo është edhe një tentativë manipulimi e zotit Kurti me shtyrjen e afateve kundrejt afatit të Gjykatës Kushtetuese, pra është një manipulim i radhës. Zonja Albulena Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër Deharit që ta thërrasë Kuvendin. Sepse çdo pushtet në Kosovë, çdo pushtet politik funksionon dhe bazohet në Kuvendin e Kosovës dhe Kuvendi është i suspenduar…Çfarë logjike ka kjo, qysh mund të ushtrosh mandate dhe të dërgosh letra… ajo ish dashtë që letrën e parë t’ia dërgoj Deharit. PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, deklaroi ai.

Edhe LDK ka refuzuar takimin me Haxhiun.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, i ka thënë televizionit Dukagjini, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

LDK-ja refuzon Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Edhe nga Aleanca kanë refuzuar takimin.

“Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik. Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional.

Qëllimi juaj është më shumë se kaq. Ju doni ta zvarrisni këtë bllokadë deri te data që ju konvenon që të mbahen zgjedhjet.

Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk ju jep alibi. Po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës”, kishte shkruar kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.

Ftesa e Haxhiut, Gjini refuzon takimin: Nuk jeni Presidente e zgjedhur dhe nuk keni mandat të luani rol unifikues

E në takimin me Haxhiun pritet të jenë vetëm kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarët e komuniteteve jo shumicë.

Ndryshe, lidhur me takimin e sotëm dhe refuzimin nga partitë, Haxhiu, përmes një postimi, ka thënë se tri procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultate të përafërta dëshmojnë se pa dialog politik nuk mund të ketë zgjidhje për situatën aktuale.

“Tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt janë dëshmi e bollshme që pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara”, ka shkruar ajo.

Sipas Haxhiut, çështja e Presidentit, ndonëse formalisht paraqet një hap të mëvonshëm në procesin institucional, në rrethanat aktuale duhet të jetë pika e parë nga e cila duhet nisur dialogu.

“Është evidente që pa marrëveshje për të i çelet rrugë një procesi të ri zgjedhor, që praktikisht nuk do të sjellë asgjë të re. Aq më pak zgjidhje”, ka deklaruar Haxhiu.

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

Ajo ka bërë të ditur se ka ftuar në takim krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare, me synimin për të arritur një konsensus politik.

Megjithatë, Haxhiu ka shprehur keqardhje për refuzimin e ftesës nga partitë.

“PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

You Might Also Like

Shtatë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet nga ajri dhe toka
Momentet pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, qytetarët u vijnë në ndihmë të plagosurve
Tjetër aksident i rëndë në rajonin e Pejës, dy të lënduar
Qeverisja Vendore në Mbretërinë Shqiptare, model funksional edhe për sot
QMK: Për një ditë janë regjistruar 29 zjarre, 22 janë shuar

LEXO GJITHASHTU

Çitaku tenton të hyjë në Qeveri, i ndalohet hyrja – pamje
Çitaku tenton të hyjë në Qeveri, i ndalohet hyrja – pamje
Lajme
Rinia Demokratike kërkon funksionalizimin e institucioneve: Kjo bllokadë shtetërore, ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen tonë
Rinia Demokratike kërkon funksionalizimin e institucioneve: Kjo bllokadë shtetërore, ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen tonë
Lajme
Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë: Viktima është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore
Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë: Viktima është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore
Lajme
Vrasja e 20-vjeçarit nga Franca në Ksamil, u gjet i vdekur në shezlongët e plazhit
Vrasja e 20-vjeçarit nga Franca në Ksamil, u gjet i vdekur në shezlongët e plazhit
Lajme
Moska i dërgon paralajmërim Londrës për përdorimin e dronëve britanikë në sulmet brenda Rusisë
Moska i dërgon paralajmërim Londrës për përdorimin e dronëve britanikë në sulmet brenda Rusisë
Lajme

You Might Also Like

Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë
TOP Momenti

Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë

August 18, 2026
Vritet në Ksamil 20-vjeçari nga Franca
TOP Momenti

Vritet në Ksamil 20-vjeçari nga Franca

August 18, 2026
Një i vdekur dhe katër të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës
TOP Momenti

Një i vdekur dhe katër të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës

August 18, 2026
PDK edhe sot para Qeverisë: Albin eja në Kuvend dhe hapi rrugë rikthimit të rendit kushtetues
TOP Momenti

PDK edhe sot para Qeverisë: Albin eja në Kuvend dhe hapi rrugë rikthimit të rendit kushtetues

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?