By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK i shkruan sërish letër Deharit, i kërkojnë ta thërrasë vazhdimin e seancës nesër në ora 11:00
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK i shkruan sërish letër Deharit, i kërkojnë ta thërrasë vazhdimin e seancës nesër në ora 11:00
Lajme

PDK i shkruan sërish letër Deharit, i kërkojnë ta thërrasë vazhdimin e seancës nesër në ora 11:00

Momenti
Published: August 13, 2026

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja Vlora Çitaku, i ka shkruar sërish letër kryesuesit Astrit Dehari për t’i kërkuar që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit për nesër në orën 11:00.

Letra:

Your browser does not support the video tag.

I nderuar z. Dehari,

Po ju shkruaj sërish, në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që nesër, më 14 gusht 2026, në ora 11.00 të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.

Prandaj, duke e thirrur nesër vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të rëndë dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund dhe duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë.

Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, të thirrni për nesër, më 14 gusht 2026, në ora 11.00 vazhdimin e seancës konstituive dhe të mundësoni ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës.

The post PDK i shkruan sërish letër Deharit, i kërkojnë ta thërrasë vazhdimin e seancës nesër në ora 11:00 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

42 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, 12 aktive, evakuohen disa familje
Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
Rusia me ligj të ri, burg për personat që ofendojnë Putin
Koci: Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet në Serbi
Krerët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar

LEXO GJITHASHTU

QMK: Pesë zjarre aktive në hapësirë të hapur, 42 janë shuar deri në mëngjes
QMK: Pesë zjarre aktive në hapësirë të hapur, 42 janë shuar deri në mëngjes
TOP Momenti
352  persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në QKUK
352 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në QKUK
TOP Momenti
Pas dy ditësh, shuhet zjarri në Breznicë të Bujanocit
Pas dy ditësh, shuhet zjarri në Breznicë të Bujanocit
TOP Momenti
Kush është i arrestuari për spiunazh?
Kush është i arrestuari për spiunazh?
TOP Momenti
Dy persona raportohen të zhdukur në Viti, rastet po hetohen
Dy persona raportohen të zhdukur në Viti, rastet po hetohen
TOP Momenti

You Might Also Like

CNN: Trump vazhdon të thotë se SHBA e kontrollon Ngushticën e Hormuzit. A është kështu?
Lajme

CNN: Trump vazhdon të thotë se SHBA e kontrollon Ngushticën e Hormuzit. A është kështu?

August 13, 2026
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Lajme

Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare

August 13, 2026
Titullarët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar
Lajme

Titullarët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar

August 13, 2026
Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e ligjit, madje edhe t’i nxjerrin nga zyrat kryeministrin dhe ministrat e betuar si deputetë
Lajme

Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e ligjit, madje edhe t’i nxjerrin nga zyrat kryeministrin dhe ministrat e betuar si deputetë

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?