By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK dhe prodhuesit vendorë para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK dhe prodhuesit vendorë para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit
TOP Momenti

PDK dhe prodhuesit vendorë para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit

Momenti
Published: August 19, 2026

Prodhuesit vendorë i janë bashkuar sot protestës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve, në mënyrë që problemet me të cilat po përballen fermerët, prodhuesit dhe bizneset të trajtohen institucionalisht.

Në emër të prodhuesve vendorë, Abedin Ramadani, i cili merret me prodhimin e drithërave dhe sektorin e qumështit, tha se kriza institucionale po e rëndon edhe më shumë gjendjen e prodhuesve, të cilët tashmë po përballen me kosto të larta, treg të pasigurt dhe konkurrencë të fortë nga importi.

Your browser does not support the video tag.

“Për më tepër, deklaratat dhe sulmet e papërgjegjshme nga eksponentët e qeverisë në detyrë po e dëmtojnë drejtpërdrejt besimin e qytetarëve dhe të prodhuesve vendorë. Dhe kur humb besimi, dëmi nuk i bie vetëm kompanisë, dëmtohet fermeri, punëtori, familja e tij dhe krejt zinxhiri i prodhuesve. Sot përveç këtyre kemi dhe një tjetër problem politik që po na dëmtojnë shumë: mbyllja e Kuvendit. Kur Kuvendi nuk funksionon dhe vendi mbahet nën bllokadë, askush nuk merret me seriozitet me hallet tona. Nuk ka debat për mbështetjen e prodhuesve, për subvencionet, për tregun, për mbrojtjen e prodhimit vendor apo për politikat që duhet të na mbrojnë.”, deklaroi Ramadani.

Ramadani i bëri thirrje Albin Kurtit që të hapë rrugën për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që deputetët të mund të diskutojnë dhe të marrin vendime për problemet reale të qytetarëve dhe ekonomisë.

“Zotëri Kurti, konstituoje Kuvendin! Lejoji deputetët të hyjnë në sallë dhe të flasin për problemet reale që qytetarët dhe fermerët përballen, bizneset, ju lutemi! Situata është e jashtëzakonshme. Përndryshe, nëse kjo gjendje vazhdon, për shumë prodhues vendorë falimentimi po bëhet rrezik real. Dhe ta dini, kur një fermë mbyllat, ajo nuk mundet të hapet me një vendim të qeverisë. Ajo mbyllat për gjithmonë. Ne duam si fermerë të punojmë. Duam të prodhojmë. Duam të investojmë këtu, por shteti duhet të na japë arsye për të vazhduar, jo arsye për të hequr… për të hequr dorë”, deklaroi ai.

Ai ka thënë se, pavarësisht kontratës për shitjen e qumështit me çmim të përcaktuar, sasia që mund të dorëzojë është e kufizuar, ndërsa ka ngritur shqetësime edhe për çmimin e grurit dhe rritjen e shpenzimeve të prodhimit.

“E kam një kontratë të qumështit, ku për një vit e kam të caktuar çmimin 35 centë. Edhe sasinë e kam të limituar, sepse prodhoj më shumë. Unë duhet ta… qumështin ose ta derdh ose të bëj një zgjidhje, se përndryshe nuk mundem me dërguar, se edhe këto firma janë bllokuar për shembull prej prodhimit që vjen prej jashtë. Tjetra, edhe te çmimi i grurit. Ne si fermerë që dy-tri vite dëmtohemi shumë. Jemi me një çmim 17 centë të grurit, kur ne e paguajmë domethënë litrën e dizelit paguajmë 1 euro e 78 centë kur lëvrojmë. Ne njëjtë po përballemi sikur ata me kerret luksoze si ne që bëjmë me traktorë”, tha ai.

Grupi Parlamentar i PDK-së ka vazhduar protestën para Qeverisë me kërkesën për konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe rikthimin e funksionimit të institucioneve, duke theksuar se bllokada institucionale tashmë po prodhon pasoja konkrete për qytetarët, ekonominë dhe prodhuesit vendorë./Kosovapress/.

You Might Also Like

Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
Gucati me apel për BE-në dhe ambasadorët: Mos bëni politikë me vendimin e 16 shtatorit në Hagë
UNT pa hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimor, kërkon ndihmë nga qeveria
Në Shipkovicë të Tetovës do të ndizet “Flakadani i Lirisë”, në përkrahje për ish-krerët e UÇK-së

LEXO GJITHASHTU

Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë, e “fsheh” Listën Srpska që ishte në seancë
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë, e “fsheh” Listën Srpska që ishte në seancë
Lajme
Kurti i përgjigjet PDK’së: Ta propozojnë kandidatin, të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca juridike
Kurti i përgjigjet PDK’së: Ta propozojnë kandidatin, të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca juridike
Lajme
Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit
Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit
Lajme
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë
Lajme
Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton
Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton
Lajme

You Might Also Like

Haxhiu u bën thirrje deputetëve: Të përmbushet me sukses edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit
TOP Momenti

Haxhiu u bën thirrje deputetëve: Të përmbushet me sukses edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit

September 13, 2026
Bajrami reagon pas zgjedhjes së Qeverisë: Premtime të njëjta, rezultate të munguara
TOP Momenti

Bajrami reagon pas zgjedhjes së Qeverisë: Premtime të njëjta, rezultate të munguara

September 13, 2026
Janë regjistruar 138 zjarre në zonat pyjore, dëmet mbi 4 milionë euro
TOP Momenti

Janë regjistruar 138 zjarre në zonat pyjore, dëmet mbi 4 milionë euro

September 13, 2026
Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?