By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lirohen katër të dyshuarit për krim të organizuar me narkotikë – Prokuroria s’e respektoi afatin për parashtrimin e kërkesës për vazhdimin e paraburgimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lirohen katër të dyshuarit për krim të organizuar me narkotikë – Prokuroria s’e respektoi afatin për parashtrimin e kërkesës për vazhdimin e paraburgimit
Lajme

Lirohen katër të dyshuarit për krim të organizuar me narkotikë – Prokuroria s’e respektoi afatin për parashtrimin e kërkesës për vazhdimin e paraburgimit

Momenti
Published: August 19, 2026

Gjykata Supreme ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve Afrim Derjani, Mirlind Bislimi, Sahit Shabani dhe Mufail Shabani, të cilët dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Shpëlarja e parave”. Katër të pandehurit u liruan për t’u mbrojtur në liri, me arsyetimin se Prokuroria nuk e respektoi afatin për parashtrimin e kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit.

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të Afrim Derjani, Mirilind Bislimi, Sahit Shabani dhe Mufail Shabani, ndryshohet aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special i datës 21.07.2026, ashtu që ndaj të pandehurve, sot me datë 06.08.2026, ndëpritet paraburgimi dhe të njëjtit lëshohen për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në vendimin e Supremes të marrë më 6 gusht 2026, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Your browser does not support the video tag.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendim kishte hedhur si të pasafatshme kërkesën e Prokurorisë Speciale të datës 8 korrik 2026, të pranuar në Gjykatë më 13 korrik 2026 për vazhdimin e paraburgimit ndaj katër të pandehurve, duke konstatuar se kërkesa u dorëzua në ditën e skadimit të masës së paraburgimit. Më pas, Gjykata e Apelit më 21 korrik 2026 kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, duke ndryshuar aktvendimin e  Themelores dhe ua vazhdoi të pandehurve masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj.

Kundër vendimit të Apelit, kishin ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, mbrojtësit e të pandehurve Afrim Derjani, Mirlind Bislimi, Sahit Shabani dhe Mufail Shabani, avokatët Abit Asllani, Fitim Shabani, Avni Ibrahimi dhe Admir Salihu, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale, duke kërkuar nga Supremja, që aktvendimin e kundërshtuar ta anulojë, ashtu që të mbrojturve të tyre t’iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të lirohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri.

Kurse, Prokurori i Shtetit përmes shkresave kishte propozuar të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtjes.

Kolegji i Gjykatës Supreme me kryetar Burim Ademin dhe anëtarë Agim Maliqin dhe Mejreme Memajn, ka konstatuar se aktvendimi i Apelit është marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale nga neni 384, par.2, nën.2.1 dhe 2.2 të KPP-së, lidhur me nenin 188, par.1 dhe 2 të KPP-së.

Sipas Supremes, në rastin konkret, kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit i është dorëzuar në Gjykatës më 13 korrik 2026 ndërsa masa e paraburgimit që ishte vazhduar me aktvendimin e fundit skadonte në po këtë datë, çka do të thotë se kërkesa ishte parashtruar vetëm disa orë para skadimit të masës. Pra, prokurori kërkesën e kishte parashtruar në kundërshtim me kërkesën ligjore që rrjedhë afati i cili përcakton se “Prokurori i shtetit ia dorëzon gjykatës kërkesën për vazhdimin e paraburgimit jo më vonë se pesë (5) ditë para skadimit të paraburgimit të caktuar me aktvendimin e fundit”.

Lidhur me këtë, sipas Supremes, aktvendimi i Themelores për hudhjen e kërkesës ka qenë në funksion të zbatimit të drejtë të ligjit dhe respektimit të plotë të të drejtave të të pandehurve.

Tutje, në vendimin e Supremes thuhet se kjo Gjykatë nuk mund ta pranojë si të drejtë dhe të ligjshëm konkludimin e Apelit se mosrespektimi i afatit pesëditor nuk parasheh pasojë dhe mosrespektimi i tij nuk nënkupton hudhje të kërkesës, me arsyetimin se ky afat nuk është me karakter prekluziv, pasi që çështja duhet të trajtohet në atë mënyrë nëse mosrespektimi i afatit pesëditor nga prokurori, cenon garancionet procedurale që KPP-ja synon t’i mbrojë në raport me të pandehurin.

Ndër tjerash, Supremja ka theksuar se thelbësore është paragrafi 2 i nenit 188 i cili parasheh se “kërkesa i dërgohet mbrojtësit dhe të pandehurit, në afat jo më vonë se 3 ditë para skadimit të paraburgimit”, e që në rastin konkret të pandehurve i është mohuar e drejta për tu njohur me arsyet përse prokurori ka kërkuar edhe më tej zgjatjen e afatit të paraburgimit, e që rrjedhimisht i pamundëoshet e drejta të pandehurve për të kundërshtuar ato arsye si të qëndrueshme apo jo.

Në fund, Supremja thotë se bazuar në arsyet e theksuara në këtë vendim dhe praktikën e GjEDNj-së, për detyrimet që i vihen në barrë shtetit, për të garantuar parimin e barazisë dhe kontradikoritetit edhe në çështjen e caktimit apo zgjatjes së paraburgimit, vlerëson se çdo zgjatje e afatit të masës së paraburgimit pa u njoftuar i pandehuri dhe mbrojtësit me kërkesën siç parashihet me nenin 188, par.2, do të përbënte shkelje të dispozitave procedurale, cenim ky që do shtrinte efektin edhe më të gjerë të mohimit të të drejtave ndaj të pandehurit.

The post Lirohen katër të dyshuarit për krim të organizuar me narkotikë – Prokuroria s’e respektoi afatin për parashtrimin e kërkesës për vazhdimin e paraburgimit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Eliza Hoxha: VV e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin
Ramdani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit
Bajrami: “S’e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin”, arsyetimi më banal që po e mban vendin pa institucione
KFOR: Për statusin e Urës së Ibrit të pyeten BE dhe institucionet e Kosovës, po i përkrahim përpjekjet diplomatike
Ramadani: Kurti po e mban vendin të bllokum se qashtu iu ka tek, të gjitha shkeljet do të trajtohen

LEXO GJITHASHTU

Shtatori, muaj vendimtar për rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë – flasin nga OVL e UÇK-së
Shtatori, muaj vendimtar për rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë – flasin nga OVL e UÇK-së
TOP Momenti
Një person dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten në Gllogoc
Një person dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten në Gllogoc
TOP Momenti
Bajrami: Arsyetimet banale po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime, edhe nëse Kuvendi nuk konstituohet, vendi prapë shkon në zgjedhje
Bajrami: Arsyetimet banale po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime, edhe nëse Kuvendi nuk konstituohet, vendi prapë shkon në zgjedhje
TOP Momenti
​Aleanca kërkon hetim për “zhvatje buxhetore”, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë
​Aleanca kërkon hetim për “zhvatje buxhetore”, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë
TOP Momenti
​19 gushti, Dita Botërore e Fotografisë
​19 gushti, Dita Botërore e Fotografisë
TOP Momenti

You Might Also Like

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën
Lajme

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

August 19, 2026
‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë
Lajme

‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë

August 19, 2026
‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 persona militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë
Lajme

‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 persona militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë

August 19, 2026
Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës është prioritet, pastaj vjen ndarja e pushtetit mes pozitës dhe opozitës
Lajme

Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës është prioritet, pastaj vjen ndarja e pushtetit mes pozitës dhe opozitës

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?