By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hargreaves uron Kurtin dhe Qeverinë e re, kërkon marrëveshje për presidentin para 6 tetorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hargreaves uron Kurtin dhe Qeverinë e re, kërkon marrëveshje për presidentin para 6 tetorit
TOP Momenti

Hargreaves uron Kurtin dhe Qeverinë e re, kërkon marrëveshje për presidentin para 6 tetorit

Momenti
Published: September 23, 2026

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij pas konfirmimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Në reagimin e tij, ai tha se pas një periudhe të zgjatur të bllokadës politike, formimi i Qeverisë përbën një hap të rëndësishëm drejt institucioneve stabile dhe efektive.

“Pas ngërçit të zgjatur politik, ky është një hap i rëndësishëm drejt institucioneve stabile dhe efektive që mund të ofrojnë rezultate për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Hargreaves.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar pret të punojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm.

Ambasadori britanik ka bërë thirrje që partitë politike tash të tregojnë përgjegjësi dhe bashkëpunim në procesin për zgjedhjen e presidentit para 6 tetorit.

“Shpresoj që të gjitha partitë politike tani të tregojnë frymë përgjegjësie dhe bashkëpunimi duke punuar së bashku për të zgjedhur një president para 6 tetorit”, ka thënë ai.

Sipas tij, një bashkëpunim i tillë do t’i ndihmonte Kosovës të ecë përpara me reformat, mundësitë dhe sfidat që e presin.

Hargreaves ka ritheksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet mike dhe partnere e palëkundur e Kosovës, me fokus në demokraci, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, siguri rajonale dhe të ardhmen euroatlantike të vendit. Këto fusha përputhen edhe me prioritetet e deklaruara të Ambasadës Britanike në Prishtinë./Telegrafi.

You Might Also Like

Rutte viziton Gardën Kombëtare të Ajovës, diskutohet partneriteti me FSK-në
Përplasje mes veturës dhe motoçikletës në Prizren, një person humb jetën
Policia njofton për aktivitetet për trevjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku
Avokati i Popullit kërkoi qasje të plotë në numrin 112 për personat e shurdhër dhe me dëmtim të dëgjimit
“Kosova është më e rëndësishme se secila parti” – AKR kërkon unitet për zgjedhjen e presidentit

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu – SPAK e konsideron figurë  me rëndësi të një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës
Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu – SPAK e konsideron figurë  me rëndësi të një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës
Lajme
Polonia akuzon një helikopter ushtarak rus për shkelje të hapësirës së saj ajrore
Polonia akuzon një helikopter ushtarak rus për shkelje të hapësirës së saj ajrore
Lajme
Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni – ishte me motiçikletë
Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni – ishte me motiçikletë
Lajme
Presidenti i Iranit i thotë Trumpit se vendi nuk do të “ulë kurrë gjunjët”
Presidenti i Iranit i thotë Trumpit se vendi nuk do të “ulë kurrë gjunjët”
Lajme
Djali i heroit Idriz Rrecaj, njofton se e pamja për babanë e tij do hapet pas procedurave të IML
Djali i heroit Idriz Rrecaj, njofton se e pamja për babanë e tij do hapet pas procedurave të IML
Lajme

You Might Also Like

Instituti “Octopus” dhe Instituti Bullgar për Politikë Ndërkombëtare nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
TOP Momenti

Instituti “Octopus” dhe Instituti Bullgar për Politikë Ndërkombëtare nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

September 23, 2026
Incidenti verbal në Kuvend, Hasani: Gashi dhe VLEN-i po e mbrojnë Stoilkoviqin nga hetimi
TOP Momenti

Incidenti verbal në Kuvend, Hasani: Gashi dhe VLEN-i po e mbrojnë Stoilkoviqin nga hetimi

September 23, 2026
Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen Haxhiut pas ftesës për takim
TOP Momenti

Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen Haxhiut pas ftesës për takim

September 23, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Komisioni Evropian gati të japë mbështetjen për anëtarësimin në 2027
TOP Momenti

Shqipëria drejt BE-së, Komisioni Evropian gati të japë mbështetjen për anëtarësimin në 2027

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?