By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pasi foli Gjykata, VV e “njeh të drejtën e PDK për të propozuar kandidat për nënkryetar Kuvendi” – votimi në rend dite të hënën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pasi foli Gjykata, VV e “njeh të drejtën e PDK për të propozuar kandidat për nënkryetar Kuvendi” – votimi në rend dite të hënën
Lajme

Pasi foli Gjykata, VV e “njeh të drejtën e PDK për të propozuar kandidat për nënkryetar Kuvendi” – votimi në rend dite të hënën

Momenti
Published: September 26, 2026

Lëvizja Vetëvendosje do të votojë pro kandidatit që do të propozojë Partia Demokratike e Kosovës për nënkryetar të Kuvendit në seancën e së hënës. Zhvillimi vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkoi që të bëhet “sa më parë” emërimi i nënkryetarit të grupit të dytë më të madh në Parlament.

Gazeta Express

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, dje ka konfirmuar se do t’ia japin votën të propozuarit të PDK’së pasi kishin kundërshtuar Vlora Çitakun në fillim të muajit.

“E kemi bërë të qartë tashmë se e njohim të drejtën e PDK’së që të bëjë propozojnë dhe kjo për të pasë institucione krejtësisht funksionale”, tha Nagavci para gazetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje më 11 shtator në njërën nga vazhdimet e seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk ia dha votën kandidates së PDK’së për nënkryetare Kuvendi me pretendimin se nuk votojnë persona që duan ta çojnë vendin në zgjedhje.

Vetëvendosje aludoi në qëndrimin e Çitakut dhe partisë së saj për të mos e votuar kandidatin e dakorduar mes VV’së dhe LDK’së për President, duke akuzuar atë se po e synon dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

Pasi u votua nënkryetari nga radhët e Vetëvendosjes, Ardian Gola, edhe me votat e PDK’së e LDK’së, Çitaku dështoi të zgjidhej.

Kjo shtyu deputetët e PDK’së të lëshojnë sallën dhe të bojkotojnë seancat për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e seancës konstituive.

Pas dështimit të Çitakut, LDK’ja refuzoi të hidhte në propozim deputetin Kujtim Shala, për të cilin po ashtu Vetëvendosje kishte deklaruar se nuk e votojnë.

Pa vonuar shumë, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se kishte ndërruar qëndrim dhe se tashmë do t’ia votonte edhe Çitakun PDK’së edhe Shalën LDK’së.

Por, PDK s’lëvizi nga qëndrimi për t’iu drejtuar Kushtetueses.

Në seancën pasuese Kujtim Shala u zgjodh nënkryetar bashkë me dy nënkryetarët nga komunitetet joshumicë. Nënkryetarja e Listës Srpska u zgjodh pasi në votim u hodhën të gjithë deputetët e kësaj partie, tetë prej të cilëve Vetëvendosje s’iu dha votë, përveçse të fundit.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shpalli Kuvendin të konstituuar me gjithë dyshimet se në mungesë të një nënkryetari Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje më pas formoi edhe Qeverinë e re derisa në Parlament ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Listës Srpska dhe pakicave të tjera.

Kjo u bë subjekt i Gjykatës Kushtetuese, duke iu bashkuar lëndës së dërguar për kushtetshmërinë e Kuvendit.

Kushtetuesja në vendimin e saj të fundit e shpalli të konstituuar Kuvendin, ndërsa tha se nënkryetari i grupit të dytë parlamentar duhet të zgjidhet “sa më parë”.

Gjykata po ashtu tha se afati për zgjedhjen e Presidentit kishte nisur të rrjedhë qysh në datën kur do të duhej të përmbyllej konstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues, nga 8 gushti. Tanimë Presidenti i ri i vendit duhet të zgjidhet deri më 6 tetor ose vendi shkon në zgjedhje

The post Pasi foli Gjykata, VV e “njeh të drejtën e PDK për të propozuar kandidat për nënkryetar Kuvendi” – votimi në rend dite të hënën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë

LEXO GJITHASHTU

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
TOP Momenti
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
TOP Momenti
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
TOP Momenti
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
TOP Momenti
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
TOP Momenti

You Might Also Like

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Lajme

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë

September 27, 2026
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
Lajme

Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin

September 27, 2026
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Lajme

Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë

September 27, 2026
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
Lajme

‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?