Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës “dëshiron përsëri zgjedhje”.
Pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, Hoxha, duke iu referuar një deklarate të kryetarit të LDK-së, ironizoi duke e sulmuar partinë me të cilën po negocion LVV-ja.
“Jo! LDK nuk ka apetit për kryetar kuvendi. Ajo synoi në zgjedhjet e fundit vetëm presidentin dhe kryeministrin Sepse LDK është si uji dhe zjarri”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“LDK dëshiron përsëri zgjedhje. Kësaj here do të deklarojë jo më një tandem, por një treshe ku do të jetë edhe kryetari i Kuvendit. Pra, uji, zjarri dhe LDK”, shtoi Hoxha.
The post Pas takimit të dytë Kurti-Abdixhiku, në LVV nisin sulmet ndaj LDK-së: Dëshirojnë përsëri zgjedhje appeared first on Gazeta Express.

